Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia rëngjethëse e 23 vjeçares: “Ai më dhunonte dhe me kërkonte të bëja seks me gruan e tij” Empty Historia rëngjethëse e 23 vjeçares: “Ai më dhunonte dhe me kërkonte të bëja seks me gruan e tij”

Thu 28 Feb 2013 - 16:49
Historia rëngjethëse e 23 vjeçares: “Ai më dhunonte dhe me kërkonte të bëja seks me gruan e tij” 1771-150x150Historia rëngjethëse e 23 vjeçares nga nga fshati Munellë i komunës së Fanit në Mirditë ka shkouar mbarë opinionin publik. Dhurata Lleshi, vajza e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga i dashuri i saj, ka rrëfyer për herë të parë në polici për 22 ditët e zhdukura nga shtëpija e saj.
Mësohet se historia e dashurisë mes vajzës dhe personit që e rrëmbeu Marash Kolajt ka nisur më 3 shkurt të këtij viti. Për 22 ditë vajza është keqtrajtuar fizikisht duke u mbajtur peng në banesën e 36- vjeçarit nga fshati Shënkoll i qytetit të Lezhës. Para se Dhurata të largohej nga shtëpija kishte lënë një letër ku shkruante se :“Nënë, po iki tek Liza”. Dhe prej asaj dite familja nuk morri asnjë lajm prej saj.

Vëllai i vajzës, Martin Lleshi pasi mori vesh zhdukjen e së motrës u kthye nga emigracioni, ku bëri denoncimin në polici dhe nisi kërkimet në mënyrë private për të motrën. Por pas 22 ditësh, policia gjeti vendodhjen e saj, duke e shpëtuar nga ”kthetrat” e trafikantit.
I vëllai është shprehur për një gazetë se: “Për fat mësuam se është gjallë, por ajo nuk është në gjendje të flasë. Ka shenja në trup dhe është përdhunuar sistematikisht. Tashmë ka dy ditë që ajo është në shtëpinë tonë, por unë nuk kam guxuar ta pyes. Ai e ka mashtruar me qëllim për ta trafikuar, por shpresoj që policia të zbardhë ngjarjen dhe të vihet drejtësia në vend, përndryshe do të veprojë kanuni”, tregon Martini, i cili është ndër të vetmit nga familja Lleshi që po merret me hetimet e pengmarrjes së 23- vjeçares”.
Ndërsa Dhurata ka dhënë dëshminë tronditëse në polici duke treguar: “Marash Kolajn e kam njohur nëpërmjet telefonit. Nuk di se nga kishte gjetur numrin tim. Për rreth një muaj kemi folur në telefon ku më thoshte se do të martohej me mua dhe do të jetonim të lumtur. Më premtonte se do të më gjente punë si mësuese dhe se po të shkoja me të, jeta do ishte si në përralla. Flisnim aq shumë sa më bindi që ta takoja e të shkoja me të. E kam takuar në Fan, rreth orës 17:00 e pothuajse gjatë gjithë darkës kemi shëtitur nëpër lokale të Lezhës. Në darkë më ka çuar në shtëpinë e tij. Aty më tha se kishte gruan dhe një djalë. Marashi më thoshte që mos të shqetësohesha se do të më dërgonte në Gjermani dhe se në shtëpi do të qëndronim vetëm përkohësisht. Unë do të flija me të shoqen dhe ai me djalin e tij. E kështu kemi rënë për të fjetur atë natë. Por në mesnatë ai ka ardhur në dhomën e gjumit ku kërkoi të flinte me ne. Kur unë nuk pranova, më ka rrahuar dhe më ka detyruar të bëja seks dhe në sy të shoqes së tij. Më pas e njëjta gjë thuajse ndodhte çdo natë”. Sipas dëshmisë së saj, dhënë dhe për oficerët e policisë gjyqësore, Marash Kolaj është përpjekur të nxjerrë një pasaportë të re për të, përpjekje kjo, që sipas policisë dëshmon se qëllimet e 36- vjeçarit kanë qenë trafikimi i Dhurata Lleshit. Por duket se dështimi i tentativave të nxjerrjes së një pasaporte kanë shpëtuar dhe jetën e 22- vjeçares. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi