3 shprehjet që nuk duhen thënë pas puthjes së parë
Thu 28 Feb 2013 - 17:02
Puthja e parë në fillim të një lidhje përbën një eksperiencë intime që konfirmon lidhjen me partnerin. Pikërisht për këtë arsye përfshihemi nga ankthi se si duhet të sillemi, ti mbyllim sytë, ta ulim kokën, apo si të veprojmë? Pavarësisht mijëra përgatitjeve puthja vjen spontanisht, por ajo që duhet shmangur për të mos e prishur këtë moment magjik janë tre shprehje që nuk duhen përdorur pas takimit të parë. Çfarë ke ngrënë kështu? Gjëja e fundit që duhet të thoni është ta pyesni për ushqimin, pavarësisht se mund të ndjeni shijen e ushqimit që partneri ka ngrënë. Buzëqeshni dhe bëni sikur asgjë nuk ka ndodhur, pasi era mund të jetë thjesht rastësi. Më fal, por tani duhet të iki Edhe nëse e keni me nxitim, mund t’iu ikë autobusi, iu presin prindërit, evitoni të thoni fjalë si më fal, por tani duhet të iki. Kjo nënkupton zhvlerësim të puthjes dhe largim nga partneri me justifikim.Ish-i im puthte më mirë Edhe pse është puthja e parë me partnerin e ri, shmangni në mënyrë kategorike krahasimin me ish-të dashurin tuaj. Këto lloj krahasimesh ngjallin gjithnjë pakënaqësi dhe bezdi për këdo.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi