Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia dhe origjina e Krishtlindjeve. Empty Historia dhe origjina e Krishtlindjeve.

Thu 2 Dec 2010 - 0:56
Message reputation : 100% (1 vote)
Si e festonin antiket.
Ne Persine antike, solstici i dimrit u celebronte duke kenduar himnin qe tregonte lindjen e botes. Ne Aleksandri te Egjyptit ajo pati shprehjen me te plote, para epokes kristiane, ne festen e madhe te lindjes se Horus. Statujat e perendise nene Iside, me vogelushin ne preher ose duke i dhen gji, u sillnin ne proçesion naten fushave nen driten e pishtareve.
Ne Romen pagane te njejten domethenje kishin festat e dimrit qe celebroheshin dy ose tre shekuj para lindjes se Krishtit, te njohura me emrin Saturnali ose festat e Saturnit. Saturnalet romake kishin fillim me 19 dhjetor dhe zgjateshin deri me 25 dhjetor. Ishin festa gezimi, riperteritjeje, shprese per te ardhmen dhe ne kete rast ribeheshin kontratat bujqesore. Ne rrjedhen e pesedhjetvjeçarit te fundit para lindjes se Krishtit u fut ne Rome kulti i Zotit Diell, mbase i perhapur nga trupat e reklutuar ne Siri dhe nga sklleverit orientale.
Ne Romen antike perandorake, nga vitet 243 e 366 pas Krishtit, miq dhe kusherinj shkembenin urimet e para per te festuar "dies natalis" (diten e lindjes se Krishtit) ne nje nate te ftohte dimri.
Urimeve i shoqeroheshin shporta frutash, embelsirash dhe dhuratash te çfardolloj tipi sepse lindja e Jezusit dhe pervjetori i ngjitjes ne fron te perandorit te beheshin simboli i nje begatie qe duhet te kishte vashduar per te gjithe vitin.
Rreth 1800 ky rit gjeti personifikimin e tij ne nje plak te forte me mjeker te bardhe, rezident ne Polin e Veriut, qe i ndihmuar nga "gnomi"(personazhe perrallash) te shumte, bente lojra per t'i shperndare si dhurata ne naten e Krishtlindjeve, me ndihmen e nje slite te terhequr nga drere fluturues dhe duke kaluar nga oxhaqet e shtepive.
Ne histori, ekziston realisht nje personazh me keta karakteristika. Behet fjale per Shen Nikollen. Lindur ne Patara, ne Turqi, nga nje familje e pasur, ne shekullin e IV u be peshkop i Myra-s dhe mori pjese ne Koncilion e Nicea-s ne vitin 325. Kur vdiq eshtrat e tij u vendosen ne Myra, deri ne 1087 kur u moren nga nje grup kavaljeresh italiane te hequr si tregtare dhe u derguan ne Bari ku ruhen deri ne ditet e sotme.
Nje nga legjendat me te famshem, e konfermuar nga Dante ne Purgatorin (XX, 31-33) tregon qe Shen Nikolla, i prekur nga lutjet e nje njeriu te mire qe s'kishte mundesi te martonte tre vajzat e tij sepse kishte rene ne mjerim, vendosi ti hidhte per tre nete me radhe, nga nje dritare gjithnje e hapur te keshtjelles, tre thaset me monedha qe do te benin pajen e vajzave. Naten e pare dhe te dyte gjerat ndodhen sipas planit, dhe naten e trete shen Nikolla gjeti dritaren mbyllur. I vendosur per te mbajtur fjalen, plaku me mjekerr te bardhe u kacavjerr mbi çatite dhe hodhi thesin me monedha nepermjet oxhakut, ku ishin varur rrobat per t'u thare, duke bere te lumtur njeriun e mire dhe tre vajzat e tij.
Ne versionet e mepasme, te thjeshtuara per femijet, Shen Nikolla dhuronte ushqim familjeve me te varfera duke ja hedhur anonimisht nepermjet oxhaqeve ose dritareve te tyre. Sipas legjendave te tjera, ketij shenjtor i kishte rene ne dore nje objekt mitik, "Sacro Graal", qe, veç te qenurit pergjegjes per aftesite e tij per te dhuruar me bollik, qe dhe shkaku i hapjes se varrit te tij (nga kavaljeret italiane) per urdher te papa Gregorit VII. Ne çdo rast Shen Nikolla u be ne fantazine popullore "sjelles dhuratash", detyre e kryer fale nje gomari ne naten e 6 dhjetorit (Shen Nikolla, pikerisht) ose deri edhe ne naten e krishtlindjeve.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia dhe origjina e Krishtlindjeve. Empty Re: Historia dhe origjina e Krishtlindjeve.

Thu 2 Dec 2010 - 0:58
Message reputation : 100% (1 vote)
Si u be festa pagane kristiane.
Krishterimi futi ne konceptet fetare te saj tradita popullore ekzistuese dhe ndodhi keshtu qe dita e festes se zotit diell dhe bujqesor te Egjyptit e te Persise, qe koinçidonte ne solstizin e dimrit, u be Krishtlindja e krishtere: statuja e Iside-s qe i jep gji Horus-it u be ajo e madones qe i jep gji Jezusit te vogel. Mirepo, nuk qe e lehte fiksimi i dates, 25 dhjetori, nga momenti qe tregimi evagjelik i Sh. Lukes, me i ploti mbi argumentin, duke treguar mbi barinj qe kalonin naten jashte, evokonte me shume nje ambient pranveror, dhe jo te ftohtin e periudhes dimerore. Pastaj ishte tradita kristiane e meparshme qe fiksonte lindjen e Krishtit ne nje dite pranvere: Klementi i Aleksandrise e kishte vendosur me 19 prill, te tjere themelues te kishes 18 prill, te tjere akoma 29 maj dhe 28 mars. Ish pas shume diskutimesh dhe hezitimesh dhe peshkopet e Romes zgjodhen 25 dhjetorin. Data u nxorr duke llogaritur vitet e Krishtit mbrapsh, duke u nisur nga shifra "magjike" 33, sa jane vitet qe djali i Zotit do te kishte kaluar mbi toke. Duke qene e fiksuar me pare vdekja e Krishtit me 25 mars, duke supozuar qe te kishte ndodhur 33 vjet ekzakt pas ringjalljes, qe keshtu ishte fiksuar dhe ajo me 25 mars, lindja nuk mund te mos kishte ndodhur se jo 9 muaj me pare, dmth, 25 dhjetor.
Krishtlindjet ne ditet e sotme.
Festa e lindjes se Jezusit, Krishtjindjet, siç e njohim sot, eshte bere festa me e madhe zyrtare e krishterimit vetem ne kohe relativisht te aferta. Gjurmet e para te saj si festim kristian jane hasur rreth shekullit te trete pas Krishtit dhe afirmimi perfundimtar i tij vem ne mes te shekullit te katert. Kjo feste u fut ne Antiokia vetem rreth vitit 375 pas Krishtit dhe ne Aleksandri vetem pas 430. Keshtu si festohet ne ditet e sotme, Krishtlindjet vijne nga tradita borgjeze te shekullit te kaluar: brere te mbushur me drita, shirite e zilka (qe ne te kaluaren ishin embelsira); babagjyshe me slita dhe drere jane tradita nordike. Krishtelindjet perfshijne nje periudhe fesimesh te panderprera qe nga solstizi i dimrit deri ne epifani (6 janar). Kjo e fundit qe per kristianet orientale eshte dita e lindjes eshte futur ne perendim vetem ne nje kohe te dyte, me permbajtje fetare dhe vlera te ndryshme mbi te cilat ka mbizoteruar kujtimi i dhuratave te magjistareve ne shpellen e Betlemmit. Ne Itali, psh, ka lindur figura e befanes, nga tradita popullore te meparshme, qe, gjysem lypese e gjysem shtrige, duke kaleruar bishtin e fsheses shperndan dhurata (ne origjine ishin te varfera, si portokalle e fruta te thata) nerpmjet oxhaqeve.
Ne shekullin XVI, pas Reformes, shenjtoret nuk shiheshin mire ne Europe. Prandaj ishte e nevojshme qe dikush te mirte vendin e Shen Nikolles dhe te shperndante dhuratat e krishtlindjeve. Ne Angli nje plak i qeshur personazh i lojrave te femijeve, i njohur si Gjyshi i Krishtlindjeve, e mori persiper. Edhe Franca zgjodhi babagjyshin e saj, ndersa ne Gjermani xhezu femija, shperndante dhuratat.
Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes emri i tij u kthye ne Kris Kringle, por pioneret hollandeze sollen ne Amerike Shen Nikollen (Sinter Klass) dhe e therriten Santa Class, qe ne anglisht u kthye shume shpejt ne Santa Claus. Shkrimtaret dhe artiste trasformuan peshkopin ne nje figure me mjekerr te bardhe, pallto dhe kapuç. Asnjeri e di se si kali i bardhe i Shen Nikolles te jete trasformuar ne grup dreresh, mirepo nje liber i shekullit XIX tregon nje illustrim ne te cilen ai shfaqet vetem me nje dre. Me 1882 Dr. Clement Clarke Moore shkruajti nje poezi per femijet e tij mbi Santa Claus ne te cilen pershkroi 8 dre duke i vente te gjitheve emra. Ne Suedi, perkundrazi, eshte akoma i paraqitur rrethuar me kapronj. Babo natale anglez mori aspekte te ngjashme me kunderfiguren amerikane, dhe sot Babagjyshi i krishtlindjeve dhe Santa Claus jane bere i njejti person.
Kjo eshte historia e Krishtlindjeve. Eshte nje histori e bukur, poetike, e krijuar nga njerezit per ti bere vend pak shprese e gezimi edhe ne zemren e dimrit me te forte, kur duket qe gjithçka te jete e vdekur dhe sterile por perkundrazi fara fillon te hedh rrenje ne toke dhe ka fillim revolucjoni i stinave dhe vrapi i shpejte, i lumtur i diteve drejt lulezimit te pranveres.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi