Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Kroaci, oborri me 1.2 milionë llamba të Krishtlindjeve Empty Kroaci, oborri me 1.2 milionë llamba të Krishtlindjeve

Mon 12 Dec 2011 - 17:21
Në prag të Vitit të Ri dhe të festave të Krishtlindjeve, një kroat e ka dekoruar shtëpinë e tij me mbi një milion drita. Dëshira e Zllatko Sallaj nga fshati Grabovnicë ishte që shtëpia e tij të dukej si një përrallë vezulluese dimërore. Familja Sallaj duke filluar që nga viti 2002, i zbukuron 7 hektarët e saj me një numër të madh dritash, të cilat rriten nga viti në vit. Zllatko ka pasur një fëmijëri të varfër, duke e kaluar më shumë jetën jashtë atdheut, por kur doli në pension, ai u kthye në Kroaci dhe filloi projektin e vet të rrëfimit të Krishtlindjeve, që çdo vit po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.
“Kisha dy pisha argjendi që i zbukuroja sa herë që kthehesha në shtëpi. Pastaj mendova, pse të mundohem dhe të ngjitem në drunjtë, rreth 700 të tilla përreth pronës, që t’i dekorojë ato. Në vitin 2002 përdora 70 mijë llamba krishtlindjesh. Ky ishte një sukses i madh. Të gjithëve iu pëlqeu. Fëmijët i adhuronin. Njerëzit më pyesnin, sa llamba do të përdorë vitin e ardhshëm, kurse unë iu thash 100 mijë. Numri i llambave rritej çdo vit, kurse tani, ja kemi një milion e 200 mijë llamba”, u shpreh Zllatko Sallaj, pronar i pronës.
Vitin e kaluar pronën e familjes Sallaj e vizituan 60 mijë njerëz, të interesuar për të parë përrallën vezulluese të Krishtlindjeve. Që të paguajë faturat e energjisë elektrike që kushtojnë 6 800 euro, për hyrje në pronën e Zllatkos paguhen 3 euro e gjysmë. Hyrja është falas vetëm për fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe për personat me aftësi të kufizuara.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi