Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse llamba fluoreshente në shtëpi? Empty Pse llamba fluoreshente në shtëpi?

Mon 26 Mar 2012 - 4:00
Valeria DedajKur një familje nis të lulëzojë, prioritet mbi gjithçka ka sigurimin e shëndetit të anëtarëve të saj për gjatë gjithë kohës. Kështu që edhe llambat fluoreshente ndikojnë tek shëndeti i familjes. Llambat fluoreshente harxhojnë mesatarisht rreth 75% energji më pak krahasuar me çdo llojë llambe tjetër, më të lehtë dhe mund të zgjasin gati dhjetë herë më gjatë. Por rëndësia e tyre më e madhe është në faktin se ato lëshojnë mbi 75% nxehtësi më pak, që do të thotë se ato janë shumë më të lehta dhe më të sigurta për t’u përdorur. Pavarësisht se në vendin tonë shumë pak njerëz e kuptojnë se drita fluoreshente, llamba, ka gjithashtu dhe cilësi të tjera. Ato janë me një energji më shumë efikase se të gjitha llabat në treg, kjo sepse përdorin një metodë krejtësisht të ndryshme për të prodhuar dritë. Por më kryesorja është ndikimi i llambës fluoreshente në shëndetin tonë. Llamba përmban një sasi të vogël të avullit të mërkurit, rreth 5 miligram, i cili është i mbytur në një tub qelqi. Sepse mërkuri kur është në presion atmosferik njihet dhe si një lëng më ngjyrë të argjendtë që përgjithësish merr formën e sferave të vogla. Mërkuri në vetvete është një substancë shumë e rrezikshme dhe potencialisht nëse thithet mund të shkaktojë një sërë simptomash. Prandaj duke pasur parasysh se llambat fluoreshente përmbajnë sasi shumë të vogla të mërkurit ato mund të riciklohen dhe të mos flaken në plehra. Nëse llamba përdoret brenda shtëpisë një tjetër anë pozitive e saj është se ajo lejon që të vetë riciklohet përsëri. Kjo ndodh kur zhiva është e lëshuar në atmosferë, prandaj nuk përmban asnjë rrezik për familjen, sepse për aq kohë sa ato janë të predispozuara për të qenë të sigurta nuk shfaqin asnjë rrezik për shëndetin.



Kur duhet pasur kujdes me llambat fluoreshente

Ka disa vende që llambat fluoreshente nuk mund dhe nuk duhet të përdoren. Përveçse në rastet kur është e përshtatur në mënyrë specifike për ta bërë këtë, llambat fluoreshente nuk mund të përdoren në pjesët e sistemit të ndriçimit emergjent. Gjithashtu nuk duhet përdorur në mjedise vibruese, të tilla si muret e ndërtimit apo në vende ku makineritë e rënda përdoren shpesh. Kur një llamb fluoreshneshente thyhet duhet pasur gjithmonë kujdes në pastrimin e saj dhe duhet gjithashtu që fëmijët e vegjël të qëndrojnë larg. Këto llamba nuk mund të instalohen në vende ku luajnë fëmijët, prandaj duhet shmangur përdorimi i dritave në këto ambiente.



Çmimet e llambave në tregun shqiptarë

Në tregun shqiptar, mund të gjesh llampa të vjetra inkandeshente dhe llampa fluoreshente në pothuajse çdo supermarket. Të parat, kushtojnë nga 50 lekë në 100 lekë, ndërsa llambat flureshenshte kushtojnë nga 200 lekë, deri në 800 lekë. Por duhet pasur parasysh se mes tyre ka shumë llamba të prodhuara në mënyrë anonime, të cilat duke mos qenë të pajisura me një çërtifikatë ndërkombëtare për energjinë, mund të jenë edhe difektoze. Origjinalet, sigurisht kushtojnë më shumë, por sipas specialistëve, dhe qeverisë e cila për to ka nxjerrë dhe një V.K.M., duhet të jetojnë 10 herë më shumë se llampat e zakonshme me të cilat shqiptarët ndriçojnë sot veten, atëherë kur nuk ka kufizim të energjisë elektrike…

Klientët për llambat

Nëse pyet klientët, a janë për llamba fluoreshente apo inkandeshente, ata preferojnë të parat pavarësisht se ankohen për çmimin. Kjo jo se dinë diçka më tepër rreth tyre, por sepse të parat prishen shumë shpejtë, ndërsa të dytat zgjasin shumë orë më tepër thonë ata. Gjithashtu shtojnë se përdorimi i llambave nuk duhet të kaloj një limit të caktuar të orëve të nevojshme sepse kjo çon në dëmtimin e tyre. Por ato shpesh herë mund të dalin dhe difektoze, kjo sepse nuk kemi asnjë siguri nga shitësit kur i blejmë. Kur i pyet për ndikimin e llambave në shëndetin e tyre ata janë shumë pak të informuar rreth kësaj teme.



Komisionit Evropian për llambat fluoreshente

Kështu, pranë Komisionit Evropian, komisioni për Energji ka aprovuar legjislacionin sipas të cilit në Evropë deri në vitin 2012 duhet të zëvendësohen të gjitha poçet inkandeshente- jo efiçiente me llambat kompakte fluoreshente CFL, të cilat kanë efiçiencë të lartë. Sipas disa parashikimeve nëse në Evropë do të bëhet zëvendësimi i të gjitha poçeve inkandeshente me ato kompakte fluoreshente, atëherë me një përllogaritje mesatare konsumi i energjisë elektrike do të zvogëlohet 15%. Mirëpo, për të arritur objektivat e Unionit Evropian duhet të përpilohet një program i ndriçimit efiçient, i cili do të përfshinte : Zëvendësimi i poçeve inkandeshente me llamba kompakte fluoreshente CFL, zëvendësimi i llambadarëve me gypa fluoreshente të vjetër me llambadar me gypa fluoreshent efiçient në objektet publike, duke e bërë ndriçimin e rrugëve më efiçient me përdorimin e llambave të natriumit me shtypje të lartë në vend të llambave të vjetra të zhivës
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi