Miliarder, nuk ka shtëpi dhe as veturë, por...
Mon 23 Apr 2012 - 2:36
Ai është miliarder por asnjë gjë luksi në emrin e tij nuk ka. Ca më keq, as ato sende të jetës së përditshme që shumë familje të mesme i kanë. Nikolas Berggruen jeton si një nomad. Nuk ka një shtëpi, nuk ka asnjë veturë, madje as dhe një orë dore.Ato pak gjëra që ka, i mban në një qese prej letre. "Rëndësi kanë veprimet tona, jo ajo që zotërojmë", thotë ai.Por, ndryshe nga të pastrehët e tjerë, Berggruen ka një pasuri prej 2.3 miliardë dollarësh amerikanë!Para 12 vjetësh braktisi banesën në Nju Jork dhe ishullin e tij privat. Tani ai jeton nëpër avionë dhe hotele luksoze. Sikurse shikoni edhe fotot, ai shëtit mbarë globin me femra të bukura dhe ndonjëherë ndërron 14 qytetet të ndryshme brenda një muaji, duke ndërtuar perandorinë e tij gjigante.
Megjithatë, franko- gjermani thotë se nuk do të mira materiale. "Ajo që kemi në pronësi është e përkohshme pasi ne jemi për një periudhë të shkurtër kohe. Veprimet tona kanë rëndësi, aty është vlera e vërtetë", thotë ai.
Së fundmi ka blerë 1.3 miliardë dollarë aksione në rrjetin e njohur të ushqimit të shpejtë, Burger King.
Në vitin 2000 ai pati një epifani-teofani dhe që atëherë vendosi të japë më shumë se gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi