Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Themeluesi i "WhatsApp-it", një djalë i varfër që kthehet në miliarder  Empty Themeluesi i "WhatsApp-it", një djalë i varfër që kthehet në miliarder

Thu 20 Feb 2014 - 23:06
37-vjeçari Koum është rritur në një komunitet rural, në një shtëpi ku nuk kishte as ujë dhe as drita, tashmë është bërë miliarder falë "WhatsApp-it" Krijuesi i shërbimit të shkëmbimeve të mesazhe tepër të shpejta të programit të quajtur “WhatsApp”, nga një djalë i varfër dikur, tashmë mund ta quajë vetën një miliarder. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me “Facebook-un”, 37-vjeçari Koum është kthyer në një miliarder vetëm falë shpikjes së këtij shërbimi, i cili numëron mbi 450 milionë përdorues në të gjithë botën. Marrëveshja 19 miliardë dollarëshe me gjigantin social “Facebook”, ka bërë që 37-vjeçari të ketë për herë të parë në jetën e tij të ketë një makinë tip “Ferrari”.

Por derisa të arrinte këtu, Koum ka kaluar një jetë plot vështirësi, duke u përballur me varfërinë dhe ku atij së bashku me mamanë e tij iu është dashur të jetojnë me tollona ushqimesh.
Themeluesi i "WhatsApp-it", një djalë i varfër që kthehet në miliarder  Koum%202
Themeluesi i "WhatsApp-it", një djalë i varfër që kthehet në miliarder  Koum%202Themeluesi i "WhatsApp-it", një djalë i varfër që kthehet në miliarder  Koum%203Themeluesi i "WhatsApp-it", një djalë i varfër që kthehet në miliarder  Koum%204
Koum ishte vetëm 16 vjeç kur u shpërngul nga Ukraina dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është rritur në një komunitet rural, në një shtëpi ku nuk kishte as ujë dhe as drita. Kur ata u shpërngulën nga Ukraina, nëna e Koum-it mblodhi gjërat e shkollës për ti shitur, që me paratë e tyre të mbijetonte së bashku me djalin e saj, raporton "Daily Mail".

Në vitin 2009 Koum, mik i themeluesit të “Facebook-ut” Mark Zuckerberg, bashkëpunoi me Brian Acton, dhe të dy së bashku krijuan “WhatsApp-in”, program i cili pesë vjet më vonë i bëri dy të rinjtë miliarderë. Koum vendosi që ta firmoste marrëveshjen me “Facebook-un” në zyrat që ndodhen në “Mountain View”, në të njëjtin vend ku ai priste dikur në radhë për të marrë tollona ushqimi.

“WhatsApp” është kthyer në një fenomen global, por nuk ka asnjë logo në zyrat e tij. “Nuk shoh ndonjë arsye për të pasur një logo. Kjo do të ishte një ego e madhe. Ne të gjithë e dimë se ku punojmë”, -është shprehur Koum për “Forbes”.

“Facebook” ka paguar 12 miliardë për aksionet e “WhatsApp-it” dhe 4 miliardë të tjera në dorë (cash), ndërsa themeluesve dhe punëtorëve do t’u jepen nga 3 miliardë të kufizuara tek aksionet, të cilat mund të fillojnë të qarkullojnë pas katër vitesh, pasi të jetë mbyllur marrëveshja 19 miliardë dollarëshe.

/Shekulli Online/ E.B./
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Themeluesi i "WhatsApp-it", një djalë i varfër që kthehet në miliarder  Empty Re: Themeluesi i "WhatsApp-it", një djalë i varfër që kthehet në miliarder

Fri 21 Feb 2014 - 9:34
Cfare vendi eshte Amerika.
Per disa pjell dhe. Gjeli. Vezzzzzzz.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi