Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Situata e tensionuar, digjet një autobus tek Ura në Bit Pazar – VIDEO -  Empty Situata e tensionuar, digjet një autobus tek Ura në Bit Pazar – VIDEO -

Sat 2 Mar 2013 - 20:21
Duket se situata në Shkup vazhdo të mbtetet tejet e tensionuar, pasi pak çaste më parë është djegur një autobus në Bit Pazar. Video në fund të lajmit

Lexo më shumë në linkun në vazhdim: http://shqipmedia.com/portal/protesta-masive-shqiptare-kunder-qeverise-ne-shkup-foto-dhe-video/

RDK: RRAHJA E NJERËZVE TË PAFAJSHËM ËSHTË SHENJË E DEGJENERIMIT TË RËNDË TË NJË SHTETI

Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh shqetësimin e thellë për sulmet e vazhdueshme huliganeske që po bëhen përditshmëri në Shkup si edhe indiferentizmin e vazhdueshëm të organeve shtetërore, si veprim qyqar që po nxit këtë atmosferë të dhunës me tipare të organizuara ndaj të rinjve të pambrojtur shqiptarë.
Për fat të keq ngjarjet e njëjta, rreth një vit më parë, që kulmuan me dhunën ndaj shqiptarëve të pafajshëm nëpër autobusa kaluan pa ndëshkimin e asnjë krimineli. Kjo mënyrë sjelljeje e Qeverisë aktuale, së bashku me propagandën gebelsiane të miqve të kesaj qeverie në mediumet https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=jwKvEIU2O6kproqeveritare, shoqëruar me rolin e strucit nga partia shqiptare në pushtet dhe shpërlarjen e gojës së ministrave kukulla shqiptarë, ka inkurajuar elementin më destruktiv të këtij vendi, të zënë në krizë të gjithanshme.
RDK solidarizohet me revoltin dhe dhimbjen e fëmijëve dhe familjeve të tyre, të rrahur ditët e fundit në Shkup, por dëshiron njëherit t’i inkurajojë shqiptarët të mos kenë frikë nga këta ekstermistë dhe huliganë, të cilëve politika e qeverisë aktuale ua ka hequr zingjirin dhe i ka lëshuar si kope të bredhin rrugëve, në mënyrë që të rrisin rejtingun e qeverisë aktuale maqedone para zgjedhjeve, duke argumnetuar edhe një herë se sa e korruptuar dhe e dështura është politika e partisë shqiptare në pushtet.
RDK shpreh bindjen e thellë se rrahja e femijëve dhe qytetarëve të pafajshëm është nonsens i paparë dhe shenjë e degjenerimit të rëndë të këtij shteti me pasoja shumë negative për të tashmen dhe të ardhmen e të gjithë qytetarëve.
Maqedonia ka përfituar deri tani nga ruajtja e ekuilibrave ndërkobëtare, por ekuilibrat ndërkobëtare nuk janë asnjëherë të pandryshueshëm dhe të përjetshëm dhe ekzistencën e një shteti mund ta sigurojë vetëm mosprishja e ekuilibrave të brendshëm, të cilat me huliganizmin e pandëshkuar të viteve të funidt rrezikohen seriozisht.
RDK u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare, organizatave të të drejtave të njeriut dhe vendeve perendimore që t’i terheqin verrejtjen seriozisht kësaj qeverie të papërgjegjshme për të mos i përdorur shqiptarët si instrument për përfitime politike zgjedhore .
Edhe një herë konstatojmë se përgjegjësia e Ministrisë së punëve të brendshme për situatën e rëndë të krijuar është e padiskutueshme dhe se është koha e fundit për konstatimin e përgjegjësive dhe dorëheqjeve nga nivelet më të larta të këtij institucioni.
Të gjitha institucionet, partitë politike dhe qytetarët kanë përgjegjësi që të mos lejojnë që Shkupi të transformohet në Libanin e dytë të Ballkanit me pasoja afatgjata negative për koekzistencën, sigurinë dhe stabilitetin e vendit dhe të rajonit më të gjerë.
- See more at: http://shqipmedia.com/portal/situata-e-tensionuar-digjet-nje-autobus-tek-ura-ne-bit-pazar-video/#sthash.UayRQdex.dpuf[flash]http:/https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=jwKvEIU2O6k
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi