Cfare eshte ne te vertete puna ne 2013-en
Mon 4 Mar 2013 - 0:33
Perse sot puna eshte nje luks, gjithmone e me e veshtire per tu gjetur! Ne fakt ajo eshte nje e drejte, qe na jep nje hapesire ne strukturen shoqerore. Puna eshte nje denim, sepse na detyron t'i dedikohemi dickaje qe nuk na pelqen dhe nuk ben per ne.
Por, ne raste te rralla, mund te jete dhe manifestimi i natyres sone me intime, frymezimi yne dhe krijimtaria jone. Per disa eshte bezdi, sepse nuk eshte ajo qe kane enderruar gjithmone dhe per te cilen kane studiuar, duke u bere keshtu lakmues te paaftesive sepse nuk eshte linja e frymezimit personal.
Puna eshte imazhi i asaj qe te tjeret duan per ne. Por eshte edhe nje mision, kurorezimi i nje endrre, realzimi i projektit per te cilin i jemi dedikuar me zemer. Puna na mban zgjuar naten, mes anktheve dhe shqetesimeve.
Eshte arsyeja pse ndonjehere transferohemi larg shtepise, konteksti ku ndonjehere hasim dashurine e jetes, per te cilen arratisemi kur kemi probleme private, mesatarja qe na lejon te mbajme familjen, etj.
Puna eshte nje progres shoqeror, ka qene mjeti me i madh i emancipimit femeror. Por ajo eshte konsideruar edhe si skllaveri e varferise se femijeve qe jane te detyruar te punojne ne bote.
Puna eshte zanat, eshte tradite artistike dhe shprehje kulturore qe eshte dhene gjate shekujve. Por eshte edhe evolucion, progres dhe teknologji. Puna eshte veprim individual, por edhe bashkepunim dhe solidaritet, nje mjet i thjesht jetese, apo qellim i jetes.
Ne fund te fundit, vlen gjithmone shprehja se 'Puna fisnikeron njeriun', sepse mbledh, e kanalizon dhe e organizon, eshte impuls jete, qe finalizohet me mbajtjen e njeriut dhe te tere komunitetit. Puna na liron nga merzia, nga pertacia dhe na jep nje qellim, apo nuk eshte keshtu?!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi