Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Gati veshja e Papës së ri  Empty Gati veshja e Papës së ri

Tue 5 Mar 2013 - 8:41
Gati veshja e Papës së ri  Veshjetepapes

Në rrobaqepësinë e vogël Gammarelli në qendër të Romës, vitrina e rrethuar me dru lisi ofron një pamje shumë të veçantë: të ekspozuara aty janë tre veshje papnore të masave të ndryshme: njëra e vogël, tjetra e mesme dhe e treta e masës më të madhe.

“Ashtu siç e do tradita 100-vjecare tashme, per Papen e ri jane pergatitur tre veshje. njera eshte rroba e bardhe me pelerinen e kuqe, te cilen ati i shenjte do ta mbaje kur te shfaqet ne ballkon menjehere pas zgjedhjes”, thotë menaxheri Lorenzo Gammarelli.

Sipas zakonit, realizohen paraprakisht tre variante te se njejtes veshje per kreun e ri te Selise se Shenjte, perderisa nuk dihet cili do te jete ai. Ne krye te Kishes Katolike p.sh
Papa i ri
Vatikani ne “Sede Vacante”
Zgjedhja e Papës, mblidhen Kardinalët
Benediktit XVI lë Vatikanin
mund te zgjidhet kardinali i beshem amerikan Timothy Dolan ose Luis Antonio Tagle i Filipineve, i cili eshte shume trupvogel.

“Rrobat palosen dhe secila vendoset ne kutine qe i pershtatet masave te kapeles qe do te mbaje ne koke, kepuceve e te gjithe aksesoreve te nevojshem. Cdo veshje ka kutine e saj dhe sido qe te jete Papa i ri, i dobet apo i shendoshe, rroben e ka gati”, thotë Teresa Palombini, rrobaqepëse.

Shume pak turiste qe kalojne ne kete rrugice per te mberritur tek Pantheoni, nje prej tempujve te lashte me madheshtore te Romes, i hedhin ndonje veshtrim dyqanit ne Via Santa Chiara. Por vendasit qe dine se eshte vendi ku qepen rrobat e Papes jane ca me kurioze. Me te dale tymi i bardhe nga Kapela Sikstine, qe nenkupton zgjedhjen e Papes, murgeshat ne Vatikan bejne edhe perzgjedhjen perfundimtare te veshjeve qe do t’i pershtaten kreut te ri te Selise se Shenjte perpara se ai te dale ne ballkonin e tij per t’u perballur me boten.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi