Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Zgjedhja e Papës, mblidhen Kardinalët  Empty Zgjedhja e Papës, mblidhen Kardinalët

Tue 5 Mar 2013 - 8:42
Zgjedhja e Papës, mblidhen Kardinalët  Vatikan

Kardinalët nga e gjithë bota janë mbledhur në Romë për nisjen e procesit të zgjedhjes së Papes së ri. Kolegji i tyre do të zhvillojë bisedime të përditshme deri në mbajtjen e Konklavës, nga e cila do të dalë edhe emri i njeriut që do të pasojë Benediktin e 16-të në krye të Kishës Katolike pas dorëheqjes së tij historike, e cila e ktheu në të parin Papë prej 600 vjetesh që merrte një vendim të tille.

Takimi i pare para Konklaves zhvillohet sot, e drejtohet nga dekani i Kolegjit te Kardinaleve, Angelo Sodano.Kardinalet e njohur ndryshe si "princerit e kishes" do te diskutojne sfidat e ardhshme me te cilat perballet kisha e me shume maturi, do te vleresojne kandidaturat e mundshme papnore.

"Nëse flasim me statistika, kemi 75 kardinale qe jetojne ne rome. shumica jane terhequr e jane mbi 80 vjec. Jane edhe 66 kardinale te mberritur nga jashte kufijve", thotë At
Papa i ri
Gati veshja e Papës së ri
Vatikani ne “Sede Vacante”
Benediktit XVI lë Vatikanin
Thomas Rosica.

Konklava ne Kapelen Sikstine pritet te mblidhet javen qe vjen. Kardinalet elektorë që marrin pjese aty, ata nën 80 vjeç, duan qe Papa i ri te zgjidhet ne kohe per te drejtuar kishen gjate javes se shenjte. Ceremonite nisin te dielen e palmave, ne 24 mars, e kulmojne te dielen pasardhese me Pashket.

Ne axhenden e takimit te sotem, skandali "Vatileaks", sic e quajne mediat, pritet te jete nje nga temat kryesore te diskutimit. Permes nje serie dokumentet konfidenciale te bera publike, u ekspozuan korrupsioni dhe luftrat brenda mureve te selise se shenjte, e kardinalet pritet qe brenda javes te informohen mbi raportin konfidencial te ketij skandali, te lexuar me pare nga Papa Benedikt. Akuzat per abuzime seksuale dhe menyra sesi kisha i ka trajtuar ato, do te jene gjithashtu ne vemendje.

Kardinali Keith O'Brien, ish-kleriku me i larte romano-katolik i britanise, ka deklaruar se nuk do te marre pjese ne konklave pas doreheqjes prej pretendimeve per sjellje te pahijshme. Vete O`Brien, qe te henen e kaluar dha doreheqjen si kryepeshkop i St Andreës dhe Edinburgut, e pranoi se qendrimi i tij seksual kishte rene ndonjehere nen standartet qe priten prej nje kleriku te tille dhe u kerkoi te gjithe atyre qe kishte ofenduar gjate mbajtjes se postit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi