Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Berisha: “E kemi harruar sektorin e peshkimit”. Rama: “Deri dje detin e kujtoje pishinë” Empty Berisha: “E kemi harruar sektorin e peshkimit”. Rama: “Deri dje detin e kujtoje pishinë”

Wed 6 Mar 2013 - 0:58
Berisha: “E kemi harruar sektorin e peshkimit”. Rama: “Deri dje detin e kujtoje pishinë” Berishanot

Kryeministri Sali Berisha është kujtuar në fund të mandatit të tij të dytë se sektori i peshkimit është lënë në harresë. Berisha premtoi një flotë për peshkimin, duke thënë se kjo industri për fat të keq punon me lëndë të para të importuara.

“Ky sektor ka një rëndësi të madhe në ekonomi, ndërsa realiteti tregon se është një sektor gjysmë i harruar. Kjo është një industri, e cila fatkeqësisht nuk punon me lëndë të parë të vendit por të importuara. Ky është realiteti. Dhe ky realitet kërkon një ndërhyrje të fuqishme transformuese dhe unë jam këtu për të garantuar njëlloj siç morën programet e mëdha kombëtar të zhvillimit, do të marrin programin e peshkimit. Duhet të lançojmë një program kombëtar, i cili të përdorë të gjithë metodat, mundësitë dhe stimujt për ta spostuar këtë ekonomi në nivele shumë më të larta se këto që ekzistojnë sot”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi se vendi ynë ka potenciale të mëdha për zhvillimin e këtij sektori dhe kthimin e tij në një sektor të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

“Tema e konferencës është shumë e rëndësishme se Shqipëria është një vend me potencial të madh në këtë fushë, vend i vogël me potencial të madh, me detyrat, liqenet dhe lagunat ka llojshmërinë ndër më të pasurat që mund të ekzistojë në ujërat e kripura dhe të ëmbla rriten speciet më cilësore, më të rralla të peshqve të Europës dhe më gjerë. Adriatiku dhe Joni janë të famshëm peshqit, ndonëse ata kanë në brendësinë e tyre peshq të specieve më të rralla”, tha Berisha.

Por ka reaguar kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke thënë se Berisha ka kujtuar se deti është pishinë.

Në fakt PS e ka në programin e saj peshkimin dhe Rama ironizon kur thotë se qeveria po noton në programin e tyre.

“Deri dje detin e dinte veç pishinë për të mësuar not, pas Konferencës sonë të Programit ka kuptuar që deti është burim zhvillimi ekonomik.

PS është e para forcë politike në vite qe ka një program për detin si burim zhvillimi ekonomik! Qeveria veç noton në programin tone duke ikur…,” shkruan Rama në rrjetin social Twitter.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi