Ali Khamenei: “Përgatisni raketat, do kemi luftë deri në tetor”
Thu 2 Aug 2012 - 14:32
Retë e luftës sillen rrotull Lindjes së mesme!
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, në një takim të tij me krerët më të lartë të ushtrisë dhe qeverisës së Iranit, deklaroi se deri në tetor do të kemi luftë!
Këtë ia deklaroi udhëheqjes së ushtrisë së vendit të premten e shkuar, në takimin e titulluar “Mbledhja e fundit para luftës”.
Siç dhe pohoi Ayatollah Ali Khamenei: “Irani do të jetë implikuar në luftë gjatë javëve të ardhshme, e shumta deri në tetor”.
Ayatollah Ali Khamenei, shquhet për urtësinë dhe pjekurinë e tij, gjë kjo që rrit më shumë shqetësimin se një luftë e re në Lindjen e Mesme është më pranë se kurrë.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Iranit, citon alb-observer.com, morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, gjenerali Ahmad Vahidi, këshilltari ushtarak i Ayatollah Ali Khamenei, Yahya Rahim-Safavi, Shefi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit, gjeneral Seyed Hassan Firuzabadi, kreu i Forcave Speciale të Revolucionit, gjeneral Mohammad Ali Jafari, shefi i Forcave Speciale të ushtrisë, të pagëzuara Al Qods, Qassem Soleimani, si dhe krerët e marinës, aviacionit dhe këmbësorisë.
Çdo njëri nga krerët e sipërpërmendur, njoftuan hollësisht Ali Khamenei për gjendjen e forcave ushtarake që drejton secili prej tyre. Ndër të tjerash në takimin e të premtes u vendos që të përforcohej mbrojtja në impiantet bërthamore me bomba tejkaluese, si dhe me ndërtimin e mureve mbrojtës me gurë dhe armë mbi impiantet bërthamore.
Synimi i Iranit është kujdesi i programit bërthamor dhe të impianteve të tij, dhe mbrojtja nga sulmet e mundshme nga bombat tejkaluese, siç është GBU-57A/B, që peshon 30.000 livres, të cilat mund të transportohen dhe të lëshohen nga avion bombardues tip B-2.
Ndërkohë, aviacioni amerikan, disponon dhe të famshmin tmerr të ushtrive dhe ajrit, avionin Steslth, i cili mund të transportojë deri në dy bomba të tilla. Deri në shatorin e 2011-ës, amerikanët dispononin jo më shumë se 16 bomba GBU-57A/B me një gjatësi 6,2 metrash dhe dimension 0,8 metra, të cilat sipas testimeve të bëra mund të depërtojnë deri në 60 këmbë në një objekt të ndërtuar me beton arme./alb-observer.com/

- Bashkia e Tiranës: Të lirohen trotuaret deri më datë 1 tetor
- Izraeli goditet nga raketat palestineze
- Berisha: “E kemi harruar sektorin e peshkimit”. Rama: “Deri dje detin e kujtoje pishinë”
- Hamëz Jashari: Sot kemi profesora, akademika dhe i kemi shti vesht n’lesh
- Assadi trimërohet nga raketat ruse, paralajmëron fitore të madhe
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi