Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Izraeli goditet nga raketat palestineze Empty Izraeli goditet nga raketat palestineze

Mon 12 Nov 2012 - 15:41
Izraeli goditet nga raketat palestineze Izraeli1111

Një seri raketash të lëshuara nga Rripi i Gazës goditën Izraelin, në një prej konflikteve më intensive kufitare në shumë javë.

Sipas Tel Avivit zyrtar, mbi 11 raketa goditën territorin e shtetit hebre dhe disa persona patën nevojë të trajtoheshin si rrjedhojë e tronditjes.

Më parë, gjashtë palestinezë, midis të cilëve edhe dy militantë, mbetën viktima të një raprezalje izraelte, pasi një gjuajtës izraeliti goditi një xhip ushtarak në të cilën ata po udhëtonin.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, lëshoi nga ana e tij një paralajmërim për përshkallëzimin e konfliktit, nëse nga ana e palestinezëve do të vazhdojnë sulmet me raketa.

”Bota duhet të kuptojë se Izraeli nuk do të qëndrojë duarkryq, përballë tentativave për të na goditur. Ne jemi të përgatitur që të mbrojmë kombin tonë me çdo kusht”, deklaroi Benjamin Netanyahu.

Kryediplomatja europiane, Baronesha Catherine Ashton, i kërkoi të dyja palëve për vetpërmbajtje, ndërsa edhe Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi pjekuri dhe përmbajtje nga palët.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi