Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Assadi trimërohet nga raketat ruse, paralajmëron fitore të madhe Empty Assadi trimërohet nga raketat ruse, paralajmëron fitore të madhe

Thu 30 May 2013 - 17:58
Ushtria siriane ka arritur një seri fitoresh të rëndësishme në luftën civile dhe mund të jetë pranë një fitore vendimtare, deklaroi presidenti Bashar al-Assad, në një intervistë të dhënë për një televizion libanez. Deklarata e tij erdhi në ditën kur u konfirmua mbërritja në vend e disa sistemeve mbrojtëse raketore, armë të prodhimit rus.

Moska vendosi të furnizonte Damaskun me raketat e përparuara “S-300”, pasi BE-ja vendosi të hiqte embargon e armëve për kryengritësit, më parë gjatë javës.

Sipas ekspertëve, dërgimi i këtyre raketave mund të ketë një impakt vendimtar në luftën civile, jo vetëm për rritjen e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë së rregullt të Bashar al-Assadit, por edhe sepse dëshmon sërish vendosmërinë e Moskës për të mbrojtur deri në fund regjimin aleat të Assadit.

Ndërkohë, grupimi kryesor i opozitës jashtë Sirisë deklaroi se nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes, që do të mbahen në konferencën e Gjenevës më 2 qershor, për sa kohë masakrat do të vazhdojnë.

Bojkoti i Frontit Kombëtar Sirian do të përbënte një goditje të rëndë për shpresat e arritjes së një armëpushimi, që do të rikthente paqen pas më shumë se 80 mijë të vrarësh dhe miliona sirianësh të emigruar jashtë apo brenda vendit, për t’i shpëtuar luftimeve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi