Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Izraeli vret liderin e Hamasit  Empty Izraeli vret liderin e Hamasit

Wed 14 Nov 2012 - 19:49
Izraeli vret liderin e Hamasit  Jabari

Hamasi njoftoi se lideri i njërit prej grupeve të armatosura të tij mbeti i vrarë nga një sulm ajror i avionëve ushtarakë izraelitë në Rripin e Gazas.

Dëshmitarët nga vendngjarja thanë për BBC se makina e Ahmed Said Khalil al-Jabari u qëllua nga një raketë në kohën kur po udhëtonte në qytetin e Gazas.

Izraeli fajëson al-Jabarin për të gjitha sulmet terroriste të ndëmarra kundër qytetarëve dhe interesave të tij në dhjetë-vjeçarin e fundit.

Hamasi ka reaguar pas vrasjes se Ahmed Said Khalil al-Jabari. Zëdhënësi i grupit palestinez që qeveris Rripin e Gazas e
cilësoi vrasjen e tij një “akt pabesie me pasoja të mëdha për Izraelin”.

E menjëherë pas kësaj deklarate në Gaza janë dëgjuar të tjera shpërthime të fuqishme që për momentin nuk dihet nëse janë pasojë e veprimeve luftarake të ushtrisë izraelite apo “hakmarrje” e Hamasit për vrasjen e liderit të saj ushtarak.

Përshkallëzimi i dhunës rrit frikën për luftë në rajon, ndërsa situata mbetet tejet e tensionuar mes palëve.

Jabari është i pari udhëheqës i lartë i Hamasit i vrarë nga forcat izraelite në këto katër vjet. Aksioni izraelit pasoi deklaratët e politikanëve dhe udhëheqësve të lartë ushtarakë në Tel Aviv lëshuar së fundmi ku thonin se po marrin seriozisht në konsideratë vrasjen e krerëve të Hamasit që operojnë në Gaza pas rritjes së bombardimeve me raketa nga ky territor drejt qyteteve izraelite.

Që nga e shtuna katër civilë dhe tre militantë palestinezë, përfshirë këtu edhe Jabarin, janë viktimat e bombardimeve izraelite në territoret palestineze.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi