- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Të rinjtë shqiptarë s'e kanë shumë mendjen për martesë
Wed 6 Mar 2013 - 19:19
Ja rezultatet e dala nga një anketim i kryer prej Fondacionit "Fridrih Ebert"
Sipas një studimi të zhvilluar nga Fondacioni "Fridrih Ebert" (FES) mbi rininë shqiptare lidhur me mendimin e tyre për të sotmen dhe të ardhmen e afërt, rezulton se të rinjtë shqiptarë janë shumë të lidhur me familjen. Rreth 80 për qind e tyre, të varfër apo të pasur, jetojnë pranë prindërve dhe po aq e mendojnë veten pas disa vitesh të lidhur në martesë me moshatarë të tyre.
Të rinjtë, përmes përgjigjeve të tyre, pohojnë se roli që luan familja në vendimmarrjet e tyre të rëndësishme është mëse i pranishëm, ku veçohet sidomos roli i babait si një dëshmi e peshës ende të konsiderueshme që ky “institucion” ka në familjen shqiptare. Megjithë ndryshimet që ka pësuar shoqëria shqiptare, nga përgjigjet e të rinjve të anketuar vërehet se ata janë të çliruar nga paragjykimet krahinore, fetare apo të prejardhjes pasurore.
Femrat, me arsimin e lartë
Nga të dhënat e anketimit dëshmohet në mënyrë të qartë se femrat përbëjnë shumicën e të rinjve që ndjekin arsimin e lartë. Ky mbizotërim i femrave përkundrejt meshkujve rritet me nivelin e arsimimit. Në të njëjtën kohë vërehet se arsimi i lartë mbetet një objektiv i rëndësishëm, të cilin synojnë ta arrijnë shumica e të rinjve shqiptarë, ku pothuaj çdo 8 në 10 të rinj, shprehen se kanë vazhduar ose do të donin të vazhdonin studimet e larta. Edhe në këtë rast femrat dëshmojnë një vullnet më këmbëngulës për të arritur këtë objektiv për aq kohë sa 84,7% e tyre shprehen se dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta përkundrejt 72% të meshkujve.
Aktivitetet më të shpeshta
Muzika televizioni dhe lundrimi në internet janë tre aktivitetet që marrin një pjesë të konsiderueshme jo vetëm të kohës së lirë të të rinjve, por në përgjithësi të ditës së tyre të zakonshme. Duke shpenzuar mesatarisht 3 orë para ekranit të televizorit dhe 3 orë të tjera para kompiuterave duket qartë se shumë pak kohë ju mbetet për aktivitete në natyrë apo aktivitete sociale. Për këtë arsye, thuhet në studim, edhe niveli i tyre i vullnetarizmit dhe frekuentimi i aktiviteteve, sporteve janë të ulta.
Po interneti?
Sipas këtij studimi, burimi kryesor i informacionit për rininë është televizioni, ndërsa interneti përdoret thjesht për argëtim nga 80 për qind e tyre, ndërsa vetëm 20 për qind e tyre e përdorin atë për punë. Të rinjtë shqiptarë rezultojnë mjaft aktivë në procese zgjedhore. Ata marrin pjesë nëpër fushata dhe 93 për qind e tyre votojnë rregullisht, por vetëm 3 për qind e tyre ndjehen të përfaqësuar në politikë prej të rinjve. Dëshira për pjesëmarrje vullnetare në komunitet është vetëm 16 për qind, dhe shumica e të rinjve e mendojnë përfshirjen në organizata joqeveritare thjesht si një burim të ardhurash dhe si mënyrë punësimi.ikub.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi