- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
Hero i të varfërve, nacionalist i majtë, urryes i Amerikës (jeta në FOTO e Chavez)
Wed 6 Mar 2013 - 22:56
Është një lajm që pikëlluar miliona njerëz. Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez ka vdekur. Në moshën 58- vjeçare ai ka humbur betejën me kancerin.
Shtatë ditë zie janë shpallur pas vdekjes së tij.
Brenda një kohe të shkurtër, përkrahësit e tij vërshuan në spitalin ku vdiq “Komandanti”. Shumë prej tyre qanin, ndërsa të tjerë thërrisnin: “Ne të gjithë jemi Chavez”.
Përgatitjet për një ceremoni madhështore të premten kanë nisur. Edhe Hollivudi është prekur nga kjo vdekje. Regjisori Oliver Stone dhe aktori Sean Penn ishin simpatizantë të liderit socialist. “Kam humbur një mik,” shkroi Penn.
Përkrahësit e tij e nderonin Chavez thuajse si një zot. Ai e kishte përdorur pasurinë që buronte nga nafta e shumtë për të ngritur programe të panumërta sociale. Kishte dyqane shtetërore për ushqimet, ndërtim banesash me çmime të përballueshme, shërbim pa pagesë në klinika dhe shumë programe edukimi. Kur ai erdhi në pushtet varfëria ishte në nivelin 50 përqind, në vitin 2011 kishte zbritur në 32 përqind.
Masat i entuziazmonte me zërin e tij bariton, ndërsa ishte një mjeshtër i komunikimit dhe një strateg. Nuk njihej si tip konfliktual në politikën e vendit.
Ai madje vendosi që ora të lëvizë me gjysmë ore përpara, në mënyrë që fëmijët të shohin më herët diellin.
Liria e medias ishte e deformuar, kurse ai ishte i pranishëm thuajse çdo ditë në televizion. Të dielën dilte në një emision televiziv të quajtur “Alo, Presidente”.
Përkrahësit e tij entuziazmoheshin kur ai sulmonte SHBA-të.
Megjithatë vendi është i zhytur në nepotizëm, që është një nga problemet e mëdha. Papunësia është e madhe dhe kriminaliteti në rritje.
Inflacioni është në rritje dhe numri i vetëvrasjeve është ndër më të lartët në botë.
Të njohura janë sidomos sulmet e tij ndaj ish- presidentit amerikan, Bush, të cilin e quante djall, të alkoolizuar dhe “Mr. Danger”. Ish- kryeministrin britanik, Blair, e quante një qen imperialist.
Edhe në fund të jetës, toni nuk ndryshoi. Dy diplomatë amerikanë u dëbuan nga vendi, duke u cilësuar si armiq. Kurse zëvendësi i Chavez, Nicolas Maduro, fajësoi amerikanët për vdekjen e tij.
Maduro njihet si i ngjashmi i Chavez dhe është projektuar si lideri i ardhshëm.
Por shumëkush e di se revolucioni i tij ishte “One-Man-Show”.
A do ndryshojnë gjërat tani? Venezuelianët në SHBA dhe vetë shteti më i fuqishëm në planet shpresojnë tek kthesa.
Brenda 30 ditësh do të ketë zgjedhje të reja. Por socialistët i kanë fituar të dy palët e zgjedhjeve të shkuara. Venezuela zgjodhi qartësisht të kuqen. Këtë e di edhe opozita.
/Tema.

- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Re: Hero i të varfërve, nacionalist i majtë, urryes i Amerikës (jeta në FOTO e Chavez)
Wed 6 Mar 2013 - 23:09
po ndertoj epoke e re per shtet latino amerikan Venezuelës,
Re: Hero i të varfërve, nacionalist i majtë, urryes i Amerikës (jeta në FOTO e Chavez)
Thu 7 Mar 2013 - 15:48
Në momentet e fundit Chavez belbëzoi: “Mos më lini të vdes!”
Presidenti I Venezuelës, Hugo Chavez, edhe pse gjithnjë është cilësuar si një njëri I fortë, në momentet e fundit të jetës së tij ai u ka kërkuar njerëzve të tij që të mos e linin të vdiste.
“Ai nuk mund të fliste më, por formoi me buzë fjalët “nuk dua të vdes, mos më lini të vdes”,” ka rrëfyer gjenerali Jose Ornella, I cili ishte pranë komandantit gjatë çasteve të fundit.
Më tej komandanti i Gardës Presidenciale tha se Chavez vdiq pas një infarkti në zemër, pasi kishte vuajtur shumë. “Komandanti luftoi deri në fund. Kanceri ishte zhvilluar shumë tek komandanti kur ai vdiq. Ai e donte vendin, ai u sakrifikua për të” , vazhdon intervistën për Bild gjenerali.
Arkivoli me trupin e 58 vjeçarit, u përcoll në një procesion që zgjati shtatë orë nga spitali në Akademinë Ushtarake. Qindra- mijëra njerëz, të veshur me të kuqe, vërshuan në rrugë duke qarë. Për ta ai vlerësohej si një perëndi, sidomos për programet sociale për të varfrit./alb-observer.com/

- Sponsored content
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi