Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Absurde: Hodhi në plehra gruan gjysëm të vdekur, dënohet vetëm me 4 vite burg Empty Absurde: Hodhi në plehra gruan gjysëm të vdekur, dënohet vetëm me 4 vite burg

Fri 8 Mar 2013 - 14:10
Absurde: Hodhi në plehra gruan gjysëm të vdekur, dënohet vetëm me 4 vite burg Gjykata-300x207Vetëm katër vite burg për Romeo Babanin I cili tentoi të vrasë gruan e tij Eriselda Rizvani dhe e hodhi gjysmë të vdekur në një kazan plehrash. Ky vendim ka sjellë revoltimin e familjarëve Eriseldës të cilët shprehet se si mund të dënohet aq pak një monstër.
“Nuk kemi se ku të drejtohemi dhe ku të ankohemi për këtë gjë. Si ka mundës që të dënohet vetëm me katër vite burg, kur e çoi në buzë të vdekjes vajzën time. Edhe një kafshë të ishte keqtrajtuar dhe plagosur kaq rëndë sa vajza ime, do të jepej një dënim më i rëndë, pasi akuza ishte për vrasje me paramendim,” shprehet Dallëndyshja, e ëma e Eriseldës.
Nga ana tjetër vetë Eriselda është shprehur se me atë burrë nuk ka parë qoftë edhe një ditë të bardhë.
“Burri më rrihte me tel pasi konsumonte alkool dhe më pas bëhej xheloz. Herën e fundit që më plagosi, ka qenë diku nga muaji shtator i vitit të kaluar. Isha në shtëpinë e nënës sime dhe Romeo, duke ditur se mamaja ishte natën në punë, erdhi dhe më nxori në rrugë. Më kërkoi që të kthehem në shtëpinë e tij. Nuk pranova, sepse kujtoja se çfarë kisha hequr më parë, dhe pas kundërshtimit tim, ai u bë agresiv”, ka deklaruar 26 vjeçarja e cila nga plagosja e deri më sot ka një sërë problemesh shëndetësore dhe jo vetëm./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi