22 vite burg për 1 gabim të drejtesise, martohet me gruan e ëndrrave
Mon 10 Sep 2012 - 22:33
Ai kaloi 22 vite në qeli, për një vrasje që nuk e kishte bërë kurrë në jetën e tij. Bëhet fjalë për Giuseppe Gulotta, i cili u dënua padrejtësisht nga drejtësia italiane. Gulotta, 25 vjeç në atë kohë do të martohej me vajzën e endërrave e cila do të sillte në jetë dhe fëmijën e tyre. Por, fati i ndau duke e detyruar vajzën të kthehej tek prindërit e saj. Pas 22 vitesh autoritetet e drejtësisë nxorrën në dritë fakte që vërtetonin se ai nuk kishte marrë pjesë në vrasje.Tashmë, Giuseppe Gulotta është i lirë dhe djali i ka mbushur 21 vjeç. Ai vendosi të kryente ceremoninë e dasmës së lënë përgjysëm dhe të ftonte shumë miq dhe shokë. Gjithashtu, gazetat kanë shkruar se Gulotta pritet të marrë një dëmshpërblim të lartë, për shkak të gabimit që u bë me të./alb-observer.com/
- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: 22 vite burg për 1 gabim të drejtesise, martohet me gruan e ëndrrave
Mon 10 Sep 2012 - 22:37
e kan torturu per shpirti...kto ligje ka italia...aty ku duhet te denoj,s'deno...aty ku s'duhet,shih c'ben...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi