Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Hoxhaj kërkon njohje nga Greqia, ajo hap përfaqësi tregtare Empty Hoxhaj kërkon njohje nga Greqia, ajo hap përfaqësi tregtare

Fri 8 Mar 2013 - 22:31
Kreu i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj i dorëzoi kërkesën për njohjen e shtetit të Kosovës homologut të tij në Greqi, Dimitris Avramopoulos, gjatë një takimi që u zhvillua sot në Athinë.

Pas takimit, Hoxhaj theksoi se janë pajtuar që Kosova të hapë përfaqësinë e saj tregtare në Athinë. Ai tha se pas këtij pajtimi institucionet e Greqisë do të marrin vendim pozitiv për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Hoxhaj tha se i ka dorëzuar kërkesën për njohje dhe se i ka bërë me dije homologut të tij se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia do të ndihmonte Kosovën në proceset e saj të anëtarësimit në mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtarë, njofton RTK.

“Mbështetja e Greqisë është tejet e rëndësishme për avancimin e proceseve integruese evropiane të Kosovës, sidomos në këtë moment Greqia mund të ndihmojë shumë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe në hapjen e negociatave për të nënshkruar MSA-në”, tha Hoxhaj.

Ndërkaq, Avramopoulos theksoi se Greqia ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe integrim evropian. Greqia do të mbështet Kosovën në hapjen e përfaqësisë, e cila do të shërbejë si shtyllë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Ne e mirëpresim orientimin dhe qasjen e Kosovës proevropiane dhe gjithashtu ajo nuk do të mbetet peng i se kaluarës konfliktuoze. Roli grek në Ballkan është konstruktiv dhe kështu shteti grek ka qenë për zgjidhje politike të problemeve në rajon. Sa i përket Stabilizim Asociimit, ne kemi ndërmarrë hapa që janë shumë favorizues për Kosovën. Greqia është pjese dhe ka qëndrim unik me BE-ne lidhur me integrimin dhe perspektivën evropiane të Kosovës”, theksoi ai.

Si transmeton agjencia FoNet, pas takimit me Hoxhajn, Avramopoulos tha se vendimi për hapjen e përfaqësisë tregtare të Kosovës në Athinë nuk ndikon në pozicionin e Greqisë sa i përket çështjes së statusit të Kosovës, por që dërgon porosi se rritja ekonomike është katalizator për paqe.

Hoxhaj, gjatë ditës ka zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve në Greqi, si dhe me organizata joqeveritare që veprojnë në Athinë. Temë kryesore e këtyre takimeve ka qenë kërkesa për njohjen e Kosovës nga Greqia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi