- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Paris Jackson bëhet nxitëse tifozësh
Sat 9 Mar 2013 - 13:14
Paris Jackson ka më shumë gjasa të jetë një artiste sesa një nxitëse tifozësh. Por, siç ka treguar vetë këtë javë, vajza 14-vjeçare e Michael Jackson është në gjendje t’i bëjë të dyja profesionet.
Paris së fundmi u fotografua e veshur me një uniformë kuqezi dhe duket mbajtur në duar “pom pons”, teksa mbështeste ekipin e shkollës The Buckley School.
Mesa duket mbështetja e saj funksionoi, sepse ekipi i softbollit, Griffins, kanë kaluar në fazën e ardhshme të turneut.
Në një foto të postuar në Twitter, aspirantja artiste shfaqet në formë të mirë dhe me flokë të shkurtra, një model të cilin e mban që prej vjeshtës. Por në foto nuk ka asnjë shenjë të vathit që ajo tregoi në një foto tjetër që postoi javën e kaluar.
Paris u fotografua teksa dukej më pak dramatike se vitin e kaluar, kur i dhuroi uniformën e shkollës private skuadrës së softbollit, kur flokët i bante të kapura bisht.
Në një intervistë të dhënë në qershor për Oprah Winfrey, adoleshentja tha se herë pas herë ngacmohej nga shokët e klasës. Por tashmë këto ngacmime duket se i përkasin së kaluarës.
“Në shkollë ka disa persona që përpiqen të më bien në qafë përmes internetit. Ata përpiqen të arrijnë tek unë me fjalë, por kjo nuk funksionon”, tha Paris, të cilën tani duket se nuk po e ndal asgjë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi