Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

SHBA, modelja acaron besimtarët katolikë Empty SHBA, modelja acaron besimtarët katolikë

Sat 9 Mar 2013 - 13:25
SHBA, modelja acaron besimtarët katolikë Pinder-loaded

Faqja e parë e një reviste për meshkuj ku shihet një modele duke pozuar me veshje prifti ka indinjuar miliona besimtarë katolikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Liga Katolike, një nga organizatat më të rëndësishme fetare të Amerikës, ka kritikuar ashpër revistën ‘Loaded’ për kopertinën që ka marrë shkas nga dorëheqja e Papa Benediktit të XVI.

Lucy Pinder shihet me një veshje të bardhë shumë të hapur, një kryq rreth qafës dhe një kryq tjetër në dorë. Poshtë fotos mund të lexohet titulli “Pash Zotin!”Bill Donohue, presidenti i Ligës Katolike, tha për ‘TMZ’: “Lucy Pinder nuk e ka problem të tërheqë vëmendjen e meshkujve, kështu që mendoj se nuk kishte pse të vishej si një prift dhe të tregonte dekoltenë e bollshme. Nëse Lucy qenka kaq trime, herën tjetër e këshilloj që të vishet si një femër islamike gjatë muajit të Ramazanit dhe të marrë malet me vrap pastaj.”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi