Gruaja me mjekërr
Sat 4 Dec 2010 - 19:30
Një amerikan i adoptuar në moshën 7-vjecare, nisi të kërkonte nënën e tij të vërtetë kur mbushi 33 vjec. Por ajo që zbuloi ishte gjëja e fundit që kishte menduar, njofton Top Channel.
Richard Lorenc, banor në Kansas, kohët e fundit pati probleme në shpinë dhe iu desh të zbulonte pemën e tij gjenealogjike. Pas shtatë javë kërkimesh intensive për nënën biologjike autoritetet në Kansas zbuluan një të vërtetë të cuditshme, për të cilën Richard nuk kishte menduar kurrë: Nëna e tij Vivian Wheeler dhe gjyshja e tij, vuanin në dyja nga "hypertrichosis" një sëmundje që manifestohej me rritjen e qimeve të shumta mbi buzë dhe në mjekër.
Duke kërkuar në internet, Richard gjeti një foto të nënës së tij. "E kuptova që ishte ajo sapo pashë foton. Në fakt ngjajmë shumë dhe jam i lumtur që e gjeta", tha Richard.
Nënë e bir u takuan dhe iu nënshtruan testit të ADN-së që vërtetoi lidhjen e tyre. Richard ishte frut i një lidhjeje të Vivian me një punonjës të një parku lojërash. Në ato kohë Vivian përpiqej që të hiqte vazhdimisht qimet në lëkurën e saj, sepse ndihej e turpëruar. Menjëherë pas lindjes partneri i saj ia mori djalin dhe u zhduk bashkë me të. Kjo gjë e lëndoi shumë Vivian e cila pati probleme të mëdha psikologjike dhe fizike.
Ajo ishte vajzë e një nëne që kishte të njëjtin problem dhe e një babai që e përcmoi gjithë jetën. Kur e ema e saj ndërroi jetë në vitin 1990, Vivian vendosi që të linte mjekrën t′i rritej dhe sot mjekra e saj është e gjatë 28 centimetra.
Richard Lorenc fillimisht ishte nën kujdestarinë e të atit, por në moshën 6-vjecare mësuesit panë shenja abuzimi në trupin e tij. Për këtë motiv ai u transferua në një qendër për fëmijë të dhunuar. Në moshën 7-vjecare u adoptua nga një familje dhe kaloi një jetë të qetë. Mbiemrin Lorenc e ka marrë pas martesës më gruan e tij.

- KaramelicaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3517
Hobi : Noti!
Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
Anetaresuar : 12/11/2010
Re: Gruaja me mjekërr
Sat 4 Dec 2010 - 21:06
Histori e cuditshme dhe dhimbese!
Re: Gruaja me mjekërr
Sun 5 Dec 2010 - 6:38
Shume e dhimshme une kam zemer te bute edhe te ndjeshme me beri te ndjehem shume keq me besoni...
Kush do qe te jet e shemtuar a po hirushe nena eshte nene edhe duhet me shpirt ... te pakten ky eshte mendimi im ... gjithmone nena ime me duket me e bukura ne bote edhe per kete rast edhe per Richard Lorenc nena e tije eshte me e bukura ne bote...a po?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi