Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Koeficientet për lëndët me zgjedhje. Formula për llogaritjen e pikëve për të fituar shkollën e lartë Empty Koeficientet për lëndët me zgjedhje. Formula për llogaritjen e pikëve për të fituar shkollën e lartë

Sun 10 Mar 2013 - 13:52
Koeficientet për lëndët me zgjedhje. Formula për llogaritjen e pikëve për të fituar shkollën e lartë Maturante-te-shkolles-Arben-Broci-duke-dale-pas-provimit-te-Letersise-per-Maturen-Shteterore1
Publikohen koeficientet për lëndët me zgjedhje dhe profilet e shkollave të mesme sipas degëve të universiteteve. Tashmë maturantët do ta kenë më të lehtë për të plotësuar formularin A1, duke zgjedhur ato lëndë që u mundësojnë grumbullimin e më shumë pikëve për degën ku duan të konkurrojnë. Koeficientet shërbejnë për të llogaritur pikët mbi bazën e formulës së publikuar nga MASH pak kohë më parë.
Sa më i lartë të jetë koeficienti që u korrespondon lëndëve me zgjedhje, aq më shumë pikë grumbullon kandidati për në shkollë të lartë. Me anë të formularit A1 maturantët do të kenë mundësi të caktojnë dy lëndë me zgjedhje. Afati i fundit i plotësimit të tij është data 20 mars. Këtë vit koeficientet janë publikuar më vonë se të mëparshmit, çka u ka vështirësuar maturantëve zgjedhjen. Ata nuk kanë ndryshime të rëndësishme në krahasim me vitin e kaluar. Koeficientet janë katër.
Përkatësisht (1, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4). Në ditët që kanë mbetur ata do të kenë mundësi të jenë më të qartë në preferencat e tyre. Në varësi të degës së shkollës së lartë ku duan të konkurrojnë, janë koeficientet e lëndëve me zgjedhje. P.sh., lëndët natyrore kanë koeficiente më të larta, në degë si Matematika, Fizika, Kimia apo inxhinieritë. Ndërsa lëndët shoqërore, si Letërsia, Sociologjia, Historia, kanë koeficiente më të larta në lëndë si Historia, Gazetaria, Shkencat Sociale. Edhe koeficientet e shkollave ku janë arsimuar maturantët janë në vartësi të shkollave të larta.
FORMULARI A1
Formulari A1, për herë të parë këtë vit plotësohet online. Faza e parë e plotësimit bëhet nëpërmjet portalit të shërbimeve publike e-Albania. Faza e dytë mbyllet në shkolla. Fillimisht çdo kandidat duhet të klikojë te www.ealbania.al. Pasi ka zgjedhur gjuhën shqip, kandidati duhet të plotësojë fushat përkatëse për t’u regjistruar në portalin qeveritar. Në momentin e regjistrimit celulari duhet të jetë prezent, pasi aty do të dërgohet kodi i aktivizimit të profilit (kod 4-shifror). Nëse maturanti nuk ka celular, le të japë numrin e celularit të mbikëqyrësit në mënyrë që të vijojë procesi”, thuhet në udhëzimin e MASH. Më tej kandidati duhet të shtypë butonin “Vazhdo”, ku i kërkohet kodi i aktivizimit. Pasi të ketë vendosur këtë kod, klikohet mbi butonin “Përfundo” dhe do të shfaqet mesazhi që tregon se regjistrimi në portalin qeveritar është kryer.
Në faqen e shfaqur maturantët duhet të klikojnë mbi butonin (Hyr) për të aksesuar profilin personal në portalin qeveritar. “Shfaqet faqja në të cilën na kërkohet të plotësojmë kredencialet tona për të bërë autentifikimin nga portali. Zgjedhim gjuhën ‘Albanian’ sipër dhe klikojmë mbi butonin ‘OK’. Te fusha ‘Kodi i përdoruesit’ plotësojmë ‘Numrin Personal’ dhe te fusha ‘Fjalëkalimi’ plotësojmë fjalëkalimin tonë (fjalëkalimin që zgjodhëm në momentin që plotësuam fushat për regjistrimin)”, sqarohet në udhëzim.
Zirina Llambro


Burimi: panorama.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi