Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si te pergatisim kafshet shtepiake per lindjen e bebit Empty Si te pergatisim kafshet shtepiake per lindjen e bebit

Mon 11 Mar 2013 - 14:31
Si te pergatisim kafshet shtepiake per lindjen e bebit Mace-bebe
Nese jeni ne pritje te nje femije, si ju edhe macja juaj do te perjetoni ndryshime te medha.
Ja se cfare duhet te beni qe si macja juaj, ashtu edhe ju ta kaloni periudhen kalimtare me sa me pak stres!

Sigurohuni qe macja juaj eshte e shendetshme. I beni nje vizite maces tek veterineri, perpara lindjes se bebes, ne menyre qe te siguroheni se macja eshte me shendet te plote, i ka bere vaksinat dhe nuk ka parazite. Pyeteni veterinerin nese ka ndonje truk per ta mesuar macen me beben.

U jepni zgjidhje problemeve te sjelljes se maces, si p.sh., nese ajo perplas deren, kafshon, gerric apo ben veprime te tjera qe ju stresojne. Gjeni menyren per t’i eliminuar apo reduktuar keto veprime perpara se te linde bebja.

Mesoje macen me prerjen e thonjve. Bebja ka lekure shume delikate, keshtu qe maces duhet t’i mbahen thonjte ne kontroll.

Ndihmoje macen qe te lidhet edhe me anetaret e tjere te familjes. Kur te linde bebja, ju nuk do te keni shume kohe ne dispozicion per t’u marre me macen, keshtu qe eshte mire qe edhe anetaret e tjere te familjes te merren me te.

Mesojeni macen me aromat, pamjen dhe tingujt e bebeve. Nese keni shoqe me femije te vegjel, ftojini ne shtepi, ne menyre qe macja te mesohet me te qarat, aromat dhe levizjet e tyre.

Regjistroni ose shkarkoni zera apo qarje bebesh dhe verini per t’u degjuar deri ne 10 here ne dite. Filloni me volum shume te ulet diten e pare, pastaj ngrini volumin derisa te arrije volumin normal. Hidhni ne duar puder bebesh dhe lereni macen te mesohet me te. Kur te mesohet, perkedheleni macen.

Pergatisni dhomen e bebes paraprakisht. Vendosni ne dhome mobiliet e bebes sa me shpejt qe te jete e mundur, ne menyre qe macja te mesohet. Mesojeni macen qe te mos kerceje ne shtratin e bebes dhe te mos hyje ne dhomen e gjumit.

Me ndihmen tuaj, macja do te mesohet me vellane apo motren e saj te vogel dhe se bashku do te jetoni te lumtur.infoalbania
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi