Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Sondazhet për Papën e ri. Kardinali italian kryeson  Empty Sondazhet për Papën e ri. Kardinali italian kryeson

Tue 12 Mar 2013 - 16:50
Sondazhet për Papën e ri. Kardinali italian kryeson  630cfb2c-a247-4305-9a8a-5f2bec87c1c8---0-

Pasardhesi i Benediktit të 16-të do të zgjidhet nga 115 kardindalët elektore gjatë procesit të fshehtë të njohur ndryshe si Konklava, e qe mbahet ne Kapelen Sikstine.Ligji kanonik e le te hapur mundësinë e zgjedhjes se çdo mashkulli te pagëzuar, por qe prej shekullit te 14-te, Papa ka ardhur nga grupi i atyre qe njihen si princërit e kishës. Situata e kandidateve ne gare, ka ndryshuar. Edhe pse asnjeri prej tyre nuk mund te konsiderohet favorit i qarte, i pari ne listën e mundësive për te hyre ne konklave si kardinal e për te dale prej andej Pape, është italiani Angelo Scola. Corriere Della Sera thotë se kardinali 71-vjeçar, një prej klerikëve me te shquar italiane, te cilit i referohen shpeshherë edhe si "princi i kurorës i katolicizmit", mund te ketë siguruar qe tani 45 apo 50 vota te mundshme.

Duke qene se elektorët jane 115, për shpalljen e Papës duhen dy te tretat e votave te tyre, qe do te thotë te paktën 77 te tilla. Scola, një konservator i njohur, ka qene personalisht dhe teologjikisht i afërt me Benediktin e 16-te dhe Gjon Palin e Dyte. Ne 2010-n, ne kulmin e akuzave për abuzimet seksuale te priftërinjve, ai i quajti sulmet e medias ndaj Papës "një poshtërim te lig".

Por duke marre parasysh arsyet e dorëheqjes se Papes Benedikt ka shume mundësi qe mosha te mos jete ne favorin e tij. I dyti renditet Mark Ouellet i Kanadasë, i cili kryeson qe prej 2010-s kongregacionin e rëndësishëm te peshkopëve dhe ka lidhje te fuqishme brenda Curias, organi administrativ i kishës. Ka ndryshuar disi situata për brazilianin Odilo Scherer, i cili nga i treti qe radhitej deri para pak ditësh ne nivel preferencash, tani ka kaluar ne vend te peste, pas një tjetër kardinali italian, Gianfranco Ravasi dhe austriakut Christoph Schoenborn.
Burimi: Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi