- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
Tym i zi, dështon votimi i parë për Papën
Tue 12 Mar 2013 - 21:16
Kardinalët e Kishës Katolike kanë dështuar në zgjedhjen e Papës së ri në ditën e parë të konklavës në Vatikan.
Tym i zi ka dalë nga oxhaku në Kapelen Sistine, duke treguar se votimi ka dështuar.
115 kandidatët do të votojnë çdo ditë nga katër herë deri sa të arrihen dy të tretat e votave për një kandidat.
Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin Shën Pjetër në Romë, me sytë e fiksuar nga oxhaku i vendosur mbi çatinë e kishëzës së famshme.
Në orën 19:42 minuta ka ardhur edhe dështimi: tym i zi i dendur ka dalë nga oxhaku.
Votimi i parë është më shumë një testim. Edhe zëdhënësi i Vatikanit kishte deklaruar se nuk do ketë tym të bardhë në votimin e parë.
Në ditët në vijim do të votohet katër herë në ditë.
Se sa herë do votohet, nuk dihet, pasi nuk ka një kufizim kohor.
Në fillim të konklavës, kardinalët janë zotuar se do ruajnë sekretin për çka ndodh aty brenda. Ata janë krejt të izoluar nga bota e jashtme. Nuk lejohen celularët dhe dyshemeja bllokon valët.
Edhe në Santa Maria, ku do flenë kardinalët, nuk do ketë as TV, as radio, as internet dhe as gazeta.
Kryepeshkopi i Nju Jorkut, Timothy Dolan thotë se deri të enjten do ketë një Papë të ri./Tema/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi