Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Skllavërimi i pabesueshëm i Shtetit të Kosovës përkundrejt privilegjeve të çmendura të qeverisë turk Empty Skllavërimi i pabesueshëm i Shtetit të Kosovës përkundrejt privilegjeve të çmendura të qeverisë turk

Wed 13 Mar 2013 - 11:51
Message reputation : 100% (1 vote)
Skllavërimi i pabesueshëm i Shtetit të Kosovës përkundrejt privilegjeve të çmendura të qeverisë turk KosovaSkllavërimi i pabesueshëm i Shtetit të Kosovës përkundrejt privilegjeve të çmendura të qeverisë turke


Nga arbëreshi Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro – pasardhës i familjes aristokrate shqiptare mesjetare Duka- Ëngjëlli.
(Me kërkesë të autorit përktheu nga italishtja dhe përshtati në gjuhën shqipe: Brunilda Ternova)
Do të ishte diçka shumë e mirë sikur të gjithë ne, në këtë anë të botës, ta konsideronim Historinë si një mësuese jete dhe shërbëtore të së vërtetës. Është e nevojshme të dihet se një popull pa histori është jetim si nga nëna ashtu edhe nga baba, e gjithashtu duhet të mbajmë mend se një popull shërbëtor nuk ka asnjë të ardhme përparimi të vërtetë e nuk mund t’ua garantojë atë fëmijëve të tij. Një komb krenar për origjinën e vet dhe për ngjarjet historike që i përkasin, duhet të përfaqësohet dhe të qeveriset nga burra krenar dhe jo renegat të bindjeve dhe ndërgjegjes së tyre. Ndodhi që mbrëmjen e kaluar, me anë të disa mediave shqiptare përtej Adriatikut, u informova për vënien në jetë të disa akteve vërtet “turke”: konkretisht qeveria turke, që tani na e deklaron veten mike ose “mbrojtëse” të Kosovës, kërkon ti imponojë kësaj të fundit revizionimin me shumë ndryshime thelbësore të përmbajtjes së disa teksteve shkollore të historisë që kanë të bëjnë me periudhën osmane e që përdoren nëper shkollat publike të arsimit parauniversitar. Duke reflektuar mbi këtë ngjarje, i bëra pyetjen vetes: Por e gjith kjo çështje nuk është e lidhur me civilizimin, zakonet e mira dhe dinjitetin e një
Skllavërimi i pabesueshëm i Shtetit të Kosovës përkundrejt privilegjeve të çmendura të qeverisë turk Kosove-300x173populli të lirë, qe është ende në kërkim të identitetit të tij etnik dhe kulturor? Dikush ka guxuar të deklarojë se në mes të dy popujve egziston bashkëpunimi dhe miqësia, por ama një mik i vërtetë nuk i imponon tjetrit ato bindje që i leverdisin atij më shumë. Deklaratat e qeverisë turke – përmes ambasadorit të saj në Kosovë, Songul Ozan -, duke kërkuar ndryshimin e përmbajtjes së teksteve shkollore kryen një akt të qartë fyerje përkundrejt Kulturës, Historisë, protagonistëve të ngjarjeve historike si edhe vet studjesve. Ministri i Arsimit të Kosovës, zoti Buja, u shfaq në favor të kësaj rezolute duke rënë dakord me diplomatin turk se kjo do të jetë një bazë e mirë për konsolidimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.
Ashtu siç shkruan gazeta “Jeta në Kosovë” fjalët “dhunë dhe vrasje” do të zëvendësohen nga fjalët “pushtim dhe burgosje”, shprehja “osmanët vranë shumë shqiptarë” është fshirë tërësisht, ose fraza “merreshin masa të rrepta ndaj atyre që nuk ishin të fesë islame” do të transformohet në “të gjithë shtetasit në viset e tyre të pushtuara nga Perandoria Osmane, në jetën e përditshme ishin të barabartë para ligjit”, etj.
Po a mund ju ta imagjinoni sikur në ditët e sotëme shteti i Izraelit dhe i Gjermanisë të bien dakord për ndryshimin e historisë në përmbajtjen e saj dhe ndoshta ta transoformojnë Hitlerin ne një shenjtor? Si mund ta ëmbëlsoni Historinë… duke e shtrembëruar atë?
Mos vall Turqit duan të lënë në harresë masakrën që kryen në mënyrë çnjerëzore në Vaikal afër Ohërit në prill 1465, ku tetë prej gjeneralëve më të mir të Gjergj Kastriotit si Moisiu i Dibrës, Muzaku i Angjelinës (Golem Arianiti), Moisi Gjurica, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollë Berisha, Gjergj Kuka, Gjin Maneshi, u rropën të gjallë dhe trupat e tyre u’a hodhën qenve për ti ushqyer?
A mund të lënë turqit në harresë genocidin një shekullor kundër popullsisë armene? Nga viti 1895 deri në vitin 1997 janë masakruar nga turqit rreth 250,000 armenë. Jo zotërinj, ju nuk mund ta fshihni Historin! Edhe pse mund ta ndryshoni atë në letër ju nuk do mund ta fshihni kurrë nga guri i kohës ku e pavdekshme do të mbetet e gdhendur!
Link i artikullit në gjuhën italiane mund ta leoni KËTU!
http://arberiaitalia.blogspot.it/2013/03/incredibile-asservimento-dello-stato_11.html
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Skllavërimi i pabesueshëm i Shtetit të Kosovës përkundrejt privilegjeve të çmendura të qeverisë turk Empty Re: Skllavërimi i pabesueshëm i Shtetit të Kosovës përkundrejt privilegjeve të çmendura të qeverisë turk

Wed 13 Mar 2013 - 12:58
pushtuesi i vjeter,na u eshte bere si kumbara tani
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi