- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Vendet më të çuditshme të botës
Fri 15 Mar 2013 - 17:25
Një vend ku as nuk mund të vdesësh. Apo një tjetër ku banon 1 njeri i vetëm. Apo edhe më shumë akoma, një vend toka e të cilit digjet prej më shumë se 50 vjetësh. Të gjitha këto, janë cilësi të vendeve më të çuditshme të botës. Aty ku faktet reale e kalojnë limitin e të imagjinueshmes dhe të lënë me gojë hapur. Si ky qytet që shihni për shembull në foton kryesore, Kunming i Kinës, i populluar vetëm nga xhuxhat.
Setenil de las Bodegas, Spanjë : Një qytet i rrethuar plotësisht nga shkëmbinjtë. Ai është i vendosur në krahinën e Cadiz dhe çdo shtëpi është e krijuar mbi shkëmbinjtë që e rrethojnë atë.
Centralia, Pensilvani : 50 vjet më parë, qëkur një zjarr shpërtheu në minierë, toka vazhdon dhe vazhdon të digjet ende. Pothuajse të gjithë banorët kanë lëvizur në vende të tjera tashmë, por disa ende kanë mbetur duke jetuar aty.
Supilinn, Estoni : Në këtë qytet, të gjitha rrugët mbajnë emrat e perimeve. Duke ecur nëpër rrugët e ngushta të tij, ju do të gjeni për shembull “rruga e patates”, “rruga e fasules” etj. Më shumë se një shëtitje, ju duket se gjendeni në një kuzhinë.
Longyearbyen, Norvegji : Nëse ju jeni gjithmonë të shqetësuar për t’u ndarë nga jeta Longyearbyen në Norvegji, është vendi i duhur për ju. Pasi këtu, ju në fakt nuk mund të vdisni. E kjo sepse aty janë të ndaluara varrimet, ngaqë temperaturat janë shumë të ulëta.
Elista, Rusi : Eshtë vendi ideal për të gjithë dashamirësit e shahut. Të gjitha rrugët e tij të kujtojnë pikërisht fushën e lojës së njohur dhe ju duket sikur mund ta luani atë kudo.
Monoui, Nebraska : Për ata që nuk vuajnë nga vetmia Monowi, në Nebraska të Amerikës duket se është vendi ideal. Pasi banorët e këtij vendi janë shumë të paktë, një i vetëm për saktësi. I vetmi kryetar që qeveris dhe që nuk ka vend për opozitën.
Rosuell, New Mexico : Për të gjithë dashamirësit e gjërave aspak normale, ai është destinacioni ideal. Aty, legjenda thotë se në verën e vitit 1947 një disk fluturues u rrëzua. Që nga ajo ditë, turistët nga e gjithë bota vijnë për të vizituar qytetin e “jashtëtokësorëve”./noa
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi