Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Topi nga Mallakastra: FRD do aplikojë taksë relative, sipas natyrës së biznesit Empty Topi nga Mallakastra: FRD do aplikojë taksë relative, sipas natyrës së biznesit

Sat 16 Mar 2013 - 0:12
Topi nga Mallakastra: FRD do aplikojë taksë relative, sipas natyrës së biznesit Media-8-300x200Në një takim me qytetarët mallakastriotë në Ballsh, kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi prezantoi programin politik të FRD-së për të cilin tha: “ky program përmban jo atë që mendojmë ne, por atë që ndjeni ju”.

“Fryma e Re Demokratike me entuziazmin që e karakterizon po zhvillon një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët. Personalitetet që e përbëjnë atë, synojnë jo karrierë individuale por zbatim të misionit në interes të qytetarëve,” tha Topi.

“FRD do t’i japë fund tranzicionit së pari në mentalitet, që njerëzit të veprojnë dhe të mendojnë të lirë, me qëllim zbatimin e programit për shtetin dhe qytetarët,” vijoi Topi.

Kryetari i Frymës së Re Demokratike u ndal në problematikat e zonës së Mallakastrës dhe tha se vëmendja e qeverisë është për të qarë hallin.

“Të vjen keq kur sheh një vend që ka rezerva nafte dhe burime të mëdha natyrore, të cilat jo vetën nuk përdoren për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve por padrejtësisht mohohen nga qeveria. Kryeministri hedh tullumbacet e radhës për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga problemet reale që shqetësojnë qytetarët. Fryma e Re Demokratike është për një politikë realiste që mban premtimet jo për një politikë, që ngrihet mbi baza retorike,” tha Topi.

Topi paraqiti zgjidhjen që ofron programi politik për taksat duke thënë se FRD do të aplikojë taksën relative të mbështetur mbi natyrat e bizneseve.

“Ndërkohë që biznesi afër familjes qeveritare lulëzon, ai larg familjes kryeministrore gjobitet,” tha Topi./Tema/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Topi nga Mallakastra: FRD do aplikojë taksë relative, sipas natyrës së biznesit Empty Re: Topi nga Mallakastra: FRD do aplikojë taksë relative, sipas natyrës së biznesit

Sat 16 Mar 2013 - 0:27
eh mer top se te kemi dhe tironcin tone
ku ishe gjithe keto kohe apo flisje me heshtjen tende
o duhet te vijn disa anije te medha e te marrin me vete te gjithe sojin tuaj qe keni kaq vjet qe vetem genjeni kete popull ????
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Topi nga Mallakastra: FRD do aplikojë taksë relative, sipas natyrës së biznesit Empty Re: Topi nga Mallakastra: FRD do aplikojë taksë relative, sipas natyrës së biznesit

Sat 16 Mar 2013 - 0:29
Keta ronco,na marrin dhe per budallenj...sikur sishte ky qe hante ne nje canak me Salen...
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Topi nga Mallakastra: FRD do aplikojë taksë relative, sipas natyrës së biznesit Empty Re: Topi nga Mallakastra: FRD do aplikojë taksë relative, sipas natyrës së biznesit

Sat 16 Mar 2013 - 0:40
eh te gjithe kane ngrne nga nje luge corbe te prishur
te vetmin qe mendoj se jane te vlefshem per kete vend jane ose ato qe sjetojn me ose ato qe kane ikur larg ketij kolere me emrin sali berisha
Sponsored content

Topi nga Mallakastra: FRD do aplikojë taksë relative, sipas natyrës së biznesit Empty Re: Topi nga Mallakastra: FRD do aplikojë taksë relative, sipas natyrës së biznesit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi