Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Isida
Isida
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
<b>Postime</b> Postime : 8887
<b>Hobi</b> Hobi : Të dëgjoj shumë,të flas pak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ku je t'i edhe unë
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/04/2011

 Topi:Shqipëria e sheh komunitetin e biznesit gjerman një partner të rëndësishëm të interesave ekono Empty Topi:Shqipëria e sheh komunitetin e biznesit gjerman një partner të rëndësishëm të interesave ekono

Thu 30 Aug 2012 - 14:30
Presidenti Topi
mori pjesë sot pasdite në Forumin ekonomik të biznesit
shqiptaro-gjerman, të mbajtur në Berlin, me pjesëmarrjen e një grupi të
rëndësishëm të biznesit të të dy vendeve. Pas çeljes së punimeve të
Forumit nga Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës Gjermane të
Industrisë dhe Tregtisë së Berlinit, zotit Aksel Niçke, Presidenti
shqiptar, Bamir Topi, në fjalën e tij përshëndetëse, pasi shprehu
kënaqësinë e veçantë të takimit me përfaqësues të komuniteteve të
biznesit, veçanërisht, të komunitetit të biznesit gjerman, falenderoi
sipërmarrësit gjermanë dhe të gjitha strukturat shtetërore dhe private
ekonomike dhe financiare gjermane, të cilat kanë shprehur interes për
Shqipërinë dhe që aktualisht “ndodhen
në vendin e donatorit më të
madh për vendin tonë, duke dhënë mbështetjen e tyre të madhe në procesin
e gjatë të transformimit demokratik dhe evropian që Shqipëria tashmë ka
ndërmarrë”. Gjithashtu, në fjalën e tij, Presidenti Topi vuri në dukje
se:“Shqipëria po përjeton sot ndryshime të jashtëzakonshme
politike,ekonomike dhe sociale dhe procese të thella përshtatëse me një
shoqëri të lirë, demokratike e të ekonomisë së tregut. Ne jemi të
vendosur të arrijmë me sukses këtë qëllim. Cili më mirë se ky qytet ku
ne ndodhemi sot do të përfaqësonte shembullin ideal se kur ka vullnet
politik, kur ka politika të drejta ekonomike dhe sociale, kur qëllimi i
bashkon njerëzit, kur tregu gjen hapësirë, kur sipërmarrja shpërblehet
dhe kur
njeriu shijon lirinë, ëndrra kthehet në realitet. Ky realitet
politik,ekonomik dhe social quhet sot Berlin, kryeqyteti i vetëm i
Gjermanisë”.Më tej, duke nënvizuar se niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve
politike dhe diplomatike ndërmjet dy vendeve tona jep garanci që
hapësirat e bashkëpunimit e sidomos të pjesëmarrjes së potencialit
ekonomiko-tregtar gjerman në ekonominë dhe në tregun e Shqipërisë të
shumëfishohen në raport me ato aktualet, Presidenti shqiptar vlerësoi
punën dhe kontributin e sipërmarrësve shqiptarë, të cilët, përkrah
biznesmenëve gjermanë, janë kthyer në partnerë të rëndësishëm të shtetit
shqiptar dhe promotorë të ekonomisë shqiptare, si dhe po i kontribuojnë
të ardhmes së përbashkët të interesave të tyre e për pasojë të
interesave të vendeve tona dhe të popujve tanë. Në vijim të fjalës së
tij, Presidenti Topi shprehu mbështetjen e tij të plotë për të përkrahur
misionin e rëndësishëm të sipërmarrësve të biznesit, gjermanë dhe
shqiptarë, në fuqizimin e marrëdhënieve mes dyvendeve tona, jo vetëm në
fushën ekonomike, tregtare e të turizmit, por dhe në ato të
telekomunikacionit, infrastrukturës, energjisë,aviacionit civil e
ushtarak, etj, duke theksuar se do të “përkrahë çdo nismë, çdo interes
të shfaqur, çdo qëllim të ndershëm, çdo marrëveshje dhe çdo dëshirë që
do të lindë nga ky forum i rëndësishëm”. Në përfundim të fjalës së tij,
Presidenti Topi theksoi: “Shqipëria e sheh komunitetin e biznesit
gjerman një partner të rëndësishëm të nteresave ekonomike të saj dhe unë
sot gjej rastin të shpreh besimin e plotë se ju me përpjekjet tuaja të
përbashkëta do ta çoni më tej zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes
Gjermanisë dhe Shqipërisë”. Gjatë punimeve të Forumit e morën fjalën
gjithashtu: Presidenti i
Shoqatës Ekonomike Gjermani – Shqipëri, z.
Hans-Jyrgen Myler, Presidenti i Komitetit për Evropën Lindore dhe
Qendrore, z. Mihael Rabe, Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë,
z. Nikolin Jaka, si dhe mjaft përfaqësues e sipërmarrës gjermanë e
shqiptarë të biznesit


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi