Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Këshillat e zemrës nga Dalai Lama Empty Këshillat e zemrës nga Dalai Lama

Sat 16 Mar 2013 - 14:32
Këshillat e zemrës nga Dalai Lama 578447_232050840266285_1075884828_n
Për atë që është indiferent

Indiferenca, kryesisht ndaj të tjerëve, është një nga të metat më të këqija që ekzistojnë. Të mendosh vetëm për veten, duke mos t'u bërë vonë për atë që i ndodh të afërmit, është shenja e një përfytyrimi shumë të ngushtë të botës, e një mendimi shumë të pazhvilluar, e një bote të brendshme shumë të mjerë.
Sipas konceptit tonë, ne varemi nga të tjerët. Lumturia është e ardhmja e botës sonë, të gjitha lehtësirat që zotërojmë, objekti më i vogël në përdorim, mbijetesa jonë e thjeshtë e përditshme janë rezultati i punës së njerëzve. Edhe lutja dhe praktikat e tjera shpirtërore kanë një efekt të sigurt, por kryesisht është veprimtaria e njerëzve ajo që e formon botën.
Gjithçka ekziston në kufirin e marrëdhënieve, të ndërvarësisë. Nuk mund të gjesh asgjë që ekziston në vetvete dhe për vetveten. Prandaj është e pamundur të konceptosh interesin vetjak, pavarësisht nga ai i të tjerëve. Ajo që bëjmë ne në çdo rast, krijon rrethana të reja që kontribuojnë në shfaqjen e ndodhive të tjera. Çfarëdo që bëjmë, me dashje apo pa dashje, ne marrim pjesë në zinxhirin e shkaqeve dhe pasojave. Në të njëjtën mënyrë, vuajtjet tona ose kënaqësitë tona të ardhshme rrjedhin nga shkaqet dhe kushtet aktuale, edhe pse nuk arrijmë ta kapim kompleksitetin e këtij zinxhiri. Jemi pra përgjegjës ndaj vetes dhe të tjerëve.
Indiferenti, që nuk shqetësohet as për të mirën e të tjerëve, as për shkaqet e lumturisë së tij të ardhshme, mundet vetëm të përgatisë fatkeqësinë e vet.

Për mësuesit

Unë jam i bindur se përparimi apo rrënimi i njerëzimit është në një pjesë të madhe në duart e edukatorëve dhe të mësuesve, dhe prandaj ata kanë një përgjegjësi të madhe.
Nëse jeni mësues, përpiquni të mos transmetoni vetëm dijen, por rizgjoni edhe ndjeshmërinë e nxënësve tuaj ndaj cilësive njerëzore themelore si mirësia, mëshira, aftësia për të falur dhe shpirti i bashkëpunimit. Mos u mbani tema vetëm mbi moralin tradicional apo për fenë, tregojuni atyre se këto cilësi janë thjesht të domosdoshme për lumturinë dhe mbijetesën e botës.
Mësojini ata të dialogojnë, t'i zgjidhin të gjitha konfliktet në mënyrë jo të dhunshme; të interesohen për atë që mendon tjetri sapo lind një mosmarrëveshje. Mësojuni atyre të mos kenë një vizion të ngushtë; të mos mendojnë vetëm për veten, për komunitetin e vet, për vendin e vet, për racën e vet, por të ndërgjegjësohen se të gjitha qeniet kanë të njëjtat të drejta dhe të njëjtat nevoja. Bëjini të vetëdijshëm për përgjegjësinë botërore, tregojuni atyre se asgjë nga ajo që ne bëjmë, nuk është pa vlerë, se gjithçka ushtron një ndikim mbi pjesën tjetër të botës.
Mos u kënaqni me fjalë, jepeni shembullin ju vetë. Nxënësit tuaj do ta kujtojnë akoma më mirë atë që u thoni.
Me një fjalë, merreni përgjegjësinë e së ardhmes së nxënësve tuaj nga të gjitha pikëpamjet.

Për shkrimtarët dhe për gazetarët

Shkrimtarët dhe gazetarët ushtrojnë ndikim të madh në shoqëri. Për më tepër, ndërsa jeta njerëzore është e shkurtër, shkrimet mbeten dhe ruhen në shekuj. Në rrethin e budizmit, mësimet e Budës, të Sântidevës dhe të mësuesve të tjerë të mëdhenj kanë mundur të përhapin për një kohë kaq të gjatë njohjen e dashurisë, të mëshirës dhe të qëndrimit altruist të nënkuptuar në shpirtin e Rizgjimit dhe mund të studiohen ende sot, meqë janë lënë trashëgim me shkrim. Për fat të keq, tekste të tjera kanë pasur zanafillë vuajtje të mëdha, si ato që kanë përhapur idetë ekstreme të fashizmit dhe të komunizmit. Shkrimtarët kanë fuqinë të shkaktojnë tërthorazi lumturinë apo fatkeqësinë e miliona krijesave.
Gazetarëve në përgjithësi u them këtë: në ditët tona, veçanërisht në vendet demokratike, pushteti juaj mbi opinionin publik dhe përgjegjësitë tuaja janë të pakufishme. Sipas meje, një nga funksionet tuaja më të dobishme është të luftoni gënjeshtrën dhe korrupsionin. Analizoni në detaje, në mënyrë të ndershme dhe të paanshme, qëndrimin e kryetarëve të shteteve, të ministrave dhe të personazheve të tjerë të fuqishme. Kur plasi skandali në lidhje me jetën seksuale të presidentit Klinton, e vlerësova shumë faktin se mund të çohej përpara një gjykate kryetari i vendit më të fuqishëm të botës, ashtu si çdo qytetar tjetër. Është një gjë shumë e mirë që gazetarët i fusin hundët kudo dhe hetojnë mbi veprimtaritë e njerëzve publikë, për të zbuluar nëse janë apo jo të denjë për besimin e zgjedhësve të tyre. Por është e rëndësishme që ta bëjnë këtë në mënyrë të ndershme, pa mashtrime, pa anësi. Nuk duhet të vini si qëllim të triumfojë opinioni juaj, duke shkatërruar emrin e një kundërshtari politik të partisë kundërshtare.
Gazetarët duhet edhe të vlerësojnë dhe të nxisin cilësitë njerëzore themelore. Në përgjithësi ata interesohen vetëm për aktualitetin përvëlues, veçanërisht nëse është i tmerrshëm. Brenda vetes qeniet njerëzore e konsiderojnë krimin një akt të pafalshëm dhe tronditës, që nuk duhet të ndodhte. Prandaj kur ndodh ai mbush faqet e para të gazetave. E njëjta gjë ndodh për korrupsionin dhe për prapësitë e tjera. Ndërsa rritja e fëmijëve, kujdesi për të moshuarit apo kurimi i të sëmurëve na duken sjellje normale, që nuk meritojnë të përmenden ndërmjet lajmeve.
E meta kryesore e këtij qëndrimi është se pak nga pak e shtyn shoqërinë në përgjithësi dhe të rinjtë në veçanti që t'i quajnë krimet, dhunën dhe mizori të tjera sikur ky të ishte rregulli.
Rrezikojmë të mendojmë se natyra njerëzore është mizore dhe se nuk ka asnjë mjet për t'ia ndaluar të shprehet. Në qoftë se ndonjë ditë do të jemi të bindur vendosmërisht, nuk do të kemi më asnjë shpresë për të ardhmen e njerëzimit. Ndoshta do të themi: “Meqë është e pamundur të kultivojmë cilësitë njerëzore dhe të nxisim paqen, përse të mos bëhemi terroristë? Meqenëse të ndihmosh të tjerët nuk shërben për asgjë, përse të mos çinteresohemi tani për botën dhe të mos jetojmë për qejfin tonë, duke menduar vetëm për vete?”
Nëse jeni gazetarë, jini të përgjegjshëm për këtë problem dhe merrni përgjegjësitë tuaja. Edhe në qoftë se lexuesit apo dëgjuesit tuaj nuk do të duken entuziastë, jepuni hapësirë gjërave të mira, të bëra nga të tjerët.


I përgatiti për botim bashkëpunëtorja e Botimeve Shqiptare:
Mia Mia
Fryma F.B
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi