Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Rrëfehet Dalai Lama: Jam tunduar nga gratë Empty Rrëfehet Dalai Lama: Jam tunduar nga gratë

Tue 1 May 2012 - 21:15
“Jeni tunduar ndonjëherë nga gratë?”. “Oh, sigurisht,ndonjëherë shoh një femër dhe mendoj ‘Po, është me të vërtetë e bukur’”.Kështu ka thënë Dalai Lama, në një intervistë për programin “Piers Morgan Tonight”, i transmetuar në ditët e fundit në CNN.“Herë pas here tundohem nga bukuria e një gruaje, por më pas mendoj se kjo është një punë e vërtetë, që ka shumë probleme përpara”, ka shtuar menjëherë lideri shpirtëror tibetian.Duke u bërë serioz, ai është shprehur: “Edhe në ëndrrat e mia, nëse ka një grua, unë imagjinoj sikur jam një murg”.Gjatë intervistës, fituesi i çmimit Nobël për Paqen në vitin 1989, i ka hapur dyert jetës së tij private, duke zbuluar se nuk sheh filma, nuk dëgjon muzikë, se nuk ka përdorur kurrë drogë dhe se nuk konsumon pije alkoolike … edhe pse njëherë, shumë vite më parë, ai ka provuar verën.
“Isha 7 ose 8 vjeç. Ishte vonë dhe po luaja kur pash një person që mbante dy shishe. Menjëherë vrapova drejt tij dhe i kërkova shishen … ishte shumë e ëmbël”, ka treguar duke qeshur lideri budist, që jeton në ekzil dhe sot që është 77 vjeç.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi