- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Kur rrëfehet Kapedani
Fri 26 Oct 2012 - 11:52
Artistin e Popullit, Albert Verria, jemi mësuar ta shohim në rolin e aktorit dhe si një personazh i cili ka lënë gjurmë në historinë e kinematografisë shqiptare me mbi 110 role të ndryshme në ekran, variete dhe teatër.
Roli i tij më i spikatur është ai i Xha Sulos në filmin “Kapedani”, por këtë radhë ai vjen ndryshe tek publiku, duke veshur petkun e shkrimtarit. Pasditen e së mërkurës, Z.Verria ka promovuar mes kolegëve, miqve dhe dashamirësve, botimin e tij të parë. Libri titullohet "Rrëfim paradoksal" dhe është në fakt një rrëfim gjatë të cilit autori takohet me personazhet e interpretuara prej tij, por edhe me figura të njohura botërore.
Në të Verria me anë të një personazhi të trilluar, i cili përfaqëson atë vetë, përballet me vdekjen dhe bisedon me figura të ngulitura thellë në kujtesën njerëzore si për të treguar se ata që lënë gjurmë në histori mbeten të pavdekshëm.
“Takoj Odisenë, Leonardo Da Vincin e shumë personazhe të tjerë të famshëm. Ata kujtohen sepse japin mesazhe të përgjithshme që vlejnë edhe për kohën e sotme”, shprehet aktori.
Gjatë promovimit, Z.Verria është shprehur gjithashtu se publiku do të mund të ketë kënaqësinë ta ndjekë në të ardhmen me një rol të ri: "Po përpunoj një rol që do të ketë mesazhe tepër të fuqishme. Mund të jetë edhe në teatër, edhe në film. Do të jetë një personazh qëi takon mijëra viteve, por që flet shumë për sot."
Pjesë e librit "Rrëfim Paradoksal" janë edhe foto të ndryshme të Verrisë, të marra gjatë realizimit të roleve të ndryshme të tij.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi