- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Lorik Cana rrëfehet në “Pasdite”
Sat 20 Oct 2012 - 12:04
Lorik Cana, në një intervistë ekskluzive për “Pasdite në Top Channel”, ka treguar për fëmijërinë në Zvicër, marrëdhënien me familjen, karrierën dhe ka zbuluar dashurinë e jetës së tij.
Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit është shprehur se prej një viti është i lidhur me një vajzë italiane nga Roma: “Me Monikën njihemi prej një viti. Është studente në arkitekturë. E dashuroj shumë dhe e plotësojmë njëri-tjetrin. Kurrë nuk dihet e ardhmja e një lidhjeje, por shpresojmë të shkojë gjithçka mirë. Është vajzë spontane në jetë dhe mundohet të përshtatet me rutinën time prej futbollisti. I di nevojat e mia dhe më mbështet.”
Në lidhje me kuriozitetin dhe ndërhyrjen e mediave rozë në jetën e tij private, Cana theksoi se mediat shqiptare janë ato që “fusin më shumë hundët”: “Cdo transferim i imi ka pasur ndërhyrje mediash në jetën private, por në Shqipëri kurioziteti është më i madh për mua siç është normale të ndodhë.”
Në lidhje me marrëdhënien që ka me pjesëtarët e familjes, futbollisti i Lazios deklaroi: “Më ka rritur gjyshja dhe më gatuante shumë gjëra. Isha shumë i shëndoshë si fëmijë. Gatimet tradicionale të Kosovës i dua shumë. Prindërit dhe motrat i kam ndihmuar dhe më kanë ndihmuar. Kemi punuar si skuadër le të themi. Jam shumë i lidhur me familjen time dhe kur nis një lidhje ata e dinë të parët historinë dhe nuk ndikohen nga mediat rozë sepse e dinë çfarë ështe dhe çfarë nuk është e vërtetë.”
Duke folur për përvojën në Angli me skuadrën e Sunderland, mesfushori i kuqezinjve shpjegoi pse nuk zgjati shumë eksperienca në Premier League: “Unë vija nga Franca dhe po kaloja në një kulturë krejt tjetër. Doja të provoja kampionatin anglez dhe ato që prisja aty, i gjeta. Kishte pasion jashtëzakonisht të madh, mentalitet sakrifice dhe unitet grupi. Mua më pëlqejnë këto gjëra dhe në Angli i ke me shumicë. Nga ana tjetër isha shumë i izoluar në aspektin privat. Nëse do të kisha miqtë afër do të qëndroja më shumë në Angli.”
Eric Gerets, ish-trajner i Olimpikut të Marsejës ku Cana ka qenë kapiten, është një nga teknikët më të mirë për lojtarin e lindur në Prishtinë: “Trajnerët më të mirë në botë janë ata që lojtarëve në dispozicion i marrin 100% dhe i fitojnë respektin. Gerets e bënte këtë gjë. Ndërsa Fernandez më ka dhënë mundësinë e parë tek PSG e më pas Halilhodzic besoi tek mua duke më dhënë vendin në formacion kur isha vetëm 20 vjeç.”
Cana kujton edhe një episod që mund t’i kishte ndryshuar krejtësisht karrierën si futbollist: “Po të na kishin ndalur në kufirin e Zvicrës me Francën kur isha 16-vjeç mbase edhe unë nuk do bëhesha futollist. Ishte viti 2000 kur kam bërë provën tek Paris Saint Germai dhe më pranuan. Unë mund të isha bërë sërish futbollist nëse nuk do të vija në Francë me familjen, por në nivele më të ulëta.”
Duke qenë se ka luajtur me dy ekipet më të famshme në Francë (PSG dhe Olimpik Marsejë), ka provuar kampionatin anglez (Sunderland) dhe aktualisht luan me Lazion në Serinë A, aspekti ekonomik nuk është aspak problem për kapitenin e kombëtares sonë në këtë kohë krize: “Jam me fat sepse bëj diçka që e kam pasion dhe fitoj shumë para me pasionin tim. Jam shumë i kënaqur sepse po siguroj jetën jo vetëm për vete, por edhe për familjen time: prindërit, motrat dhe gjyshërit. Me kalimin e kohës do të mendoj edhe për familjen që do të krijoj në të ardhmen. Por nga ana tjetër ne futbollistët jemi shumë të zënë dhe nuk mund t’i shijojmë si duhet avantazhet që kemi.”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi