Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lorik Cana, ne lidhje me modelen Daniela Mijatovic Empty Lorik Cana, ne lidhje me modelen Daniela Mijatovic

Sun 15 Jan 2012 - 0:42
Lorik Cana, ne lidhje me modelen Daniela Mijatovic Lorik-300x249Modelja boshnjake me prejardhje nga Kenia ka një kohë të gjatë që argëtohet me futbollistin e famshëm, Lorik Cana.
Ata takohen shpesh në Sarajevë dhe në Prishtinë, ku Daniella merr pjesë nëpër javët e modës, ndërsa gjithmonë duke u bazuar në atë çfarë shkruhet në mediat boshnjake ‘’Dnevniavaz & Svijet’’, çifti ka kaluar së bashku festat e fillimvitit në Romë, momente që modelja i ka shfrytëzuar edhe për shopping.
KUSH ËSHTË DANIELA MIJATOVIÇ
Një manekene ekzotike me prejardhje nga Kenia, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë njihet shumë si new Naomi Campbell apo pantera e zezë, një modele shumë profesionale jo vetëm në këtë vend. Bukuroshja boshnjake është zgjedhur ‘’Miss Turizmi BIH’’ në vitin 2003, kurse në vitin 2009 ajo është zgjedhur ‘’Miss Adriatik Europe’’, ndërsa në atë kohë ajo është argëtuar me basketbollistin Petro Kapisoda. Daniella nuk është aktive vetëm në Sarajevë, pasi shpesh udhëton në Austri dhe Milano për shkak të punës si modele, studion gazetarinë dhe në kohën e lirë merret me kick-boks. ‘’Pasi kam një lëkurë me ngjyrë, e kam ndier se si është të korrësh sukses në botën e modës, ndryshe nga modelet me ngjyrë të bardhë. Naomi Campbell për mua mbetet favorite, për faktin se lufton me tërë forcat të jetë më e mira dhe në shumë vende ndodh që të jemi bashkë në sfilata’’, ka treguar Daniella, e cila së shpejti pritet të shfaqet në një serial kroat që është xhiruar në Dubrovnik.
MESFUSHORI I LAZIOS, PËR SHKAK TË DANIELËS VIZITON SHPESH SARAJEVËN
Ashtu siç shkruajnë mediat boshnjake, modelja e njohur Daniella Mijatovic ka një kohë të gjatë që është lidhur me futbollistin e famshëm shqiptar, Lorik Cana, por që të dy deri më tani nuk e kanë komentuar lidhjen. Siç mësojmë, Lorik Cana viziton shpesh Sarajevën dhe qëndron me ditë të tëra, gjë që lë të kuptojë se mes tyre ekziston ndonjë simpati më shumë, ose edhe Daniella mund të gjendet në listën e femrave që do të kalojnë në duart e Canës vetëm si aventura.
MIJATOVIC: ME LORIK CANËN JEMI VETËM MIQ
Edhe modelja e njohur Mijatovic shpesh viziton Prishtinën për shkak të punës si modele, dhe merr pjesë nëpër sfilata të ndryshme atje. ‘’Organizimi i fushës së modës atje dallon shumë nga ne, Prishtina është një nga vendet që i kushton shumë rëndësi modës dhe, për dallim nga ne, shqiptarët investojnë mjaft në modë. Shpresoj që vitet në vazhdim edhe vendi ynë të organizojë evente të ngjashme si atje, thotë modelja, teksa tregon se shpesh udhëton në Paris për angazhime të reja në modelizëm.
Edhe pse kohëve të fundit thuhet se modelja boshnjake është në lidhje dashurie me Lorik Canën, Daniella mundohet që ta mohojë një gjë të tillë. ‘’Jemi shokë të mirë, jemi njohur vitin e kaluar në Prishtinë dhe jemi në kontakte të përhershme, por në anën intime nuk ka asgjë më shumë. Gjithçka është në suaza të shoqërisë, ka kohë që jam e lumtur, e vetme dhe e lirë’’, përfundon Daniella.
Të gjitha femrat e Lorikut
Lorik Cana gjithnjë ka refuzuar të flasë për aspektin “rozë” të jetës së tij, edhe pse mediat shqiptare, franceze, angleze, turke dhe tani italiane, kanë përmendur shpesh disa emra, bukuroshesh, teksa flitet për francezen Klara Morgan, brazilianen Karla Lima, shqiptaren nga Maqedonia, Adelina Tahiri, kosovaren Zana Krasniqi, apo së fundi, edhe për vlonjaten Arnita Beqiraj, “Miss Shqipëria 2010”. I pyetur në lidhje me faktin se nëse kishte rënë pre e paparacëve në Itali, i fotografuar me ndonjë femër, Cana u përgjigj duke qeshur: “Beqar jam, edhe mund të ndodhë. Femra të bukura ka plot”.
“Forse ha trovato l’amore” (Ndoshta e ka gjetur dashurinë), shkruante portali i tifozëve të Lacios, Cittaceleste.it. ndërkohë që një nga gazetat më të mëdha në Itali, “La Repubblica”, citon edhe emrin e saj: Arnita Beqiraj, “Miss Shqipëria 2010”. “Kush është në tavolinën e tyre, betohet” “Përveçse janë të bukur, kanë gjetur edhe pika të përbashkëta për sa i përket ndërtimit të një raporti solid për të ardhmen”. Pika e parë e përbashkët është shumë kuptimplote: të dy janë mbështetës të lëvizjes me theks nacionalist “Aleanca Kuqezi”. I bukur, i famshëm, i pasur, i ëmbël.
Me një fytyrë të ledhatuar nga parfumet e Parisit dhe të lëmuar nga erërat e Marsejës, është e vështirë që një femër t’i rezistojë dëshirës për të marrë një vështrim përkujdesës prej Lorik Canës. Është i adhuruar në Prishtinë dhe në Tiranë, dy qytetet ku i pëlqen të kalojë pak ditë nga “pushimet e bekuara”, përveç detit dhe Dhërmiut, ish-kapiteni i Marsejës dhe Sanderlendit. Femrat, të cilat kanë qenë në jetën e Lorik Canës, pothuajse të gjitha i përkasin botës së modës dhe spektaklit.
Futbollisti tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur u shfaq me një modele braziliane në brigjet e Dhërmiut, në Jug të Shqipërisë. Bukuroshja që e shoqëroi futbollistin për një javë në vendin tonë para disa vitesh mbeti anonime, pasi jeta private dhe marrëdhëniet intime nuk mund të ekspozohen kurrsesi për Lorikun.Një tjetër braziliane e famshme do të fotografohej së bashku me Lorik Canën në brigjet e San Paolos. Karla Lima, modele, rrëmbeu zemrën e 25-vjeçarit për pak kohë, ndonëse tani nuk flitet më për të.
Një tjetër “bukuroshe”, por me profesion arkitekte, u shfaq tre vjet më parë përkrah tij, në rërën e nxehtë të bregut të detit Jon. Por, për kosovaren, studente në Shtetet e Bashkuara, nuk ka më asnjë informacion. Një nga thashethemet më të bujshme të mediave franceze kishte të bënte me një lidhje të hamendësuar midis Lorik Canës dhe Klara Morganit, një ish-pornostare, tashmë këngëtare e njohur, thashetheme të cilat më pas ajo i mohoi. “Unë nuk kam shkuar kurrë me Lorik Canën”, tha Klara Morgan për faqen franceze, Le10sport.com.
Zana Krasniqi, kosovarja e cilësuar si “Anzhelina Zholi shqiptare”, bëri bujë kur në media u publikuan fotot e saj në krah të Canës, ndërsa janë më të klikuarat në internet. Në fakt, futbollisti e ka mohuar të ketë një histori mes tij dhe bukuroshes Krasniqi, por mediat kanë shkruar gjatë për këtë marrëdhënie, duke publikuar edhe foto.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi