Lorik Cana ankohet për gjyqtarët
Tue 23 Mar 2010 - 16:20
Lorik Cana thotë se gjykimi kontradiktor nga gjyqtarët ka qenë frustrimi i tij kryesor në sezonin e tij të parë në Angli. Mesfushori i Sunderland do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës kundër Birmingham, me të cilën do të kompletojë suspendimin prej dy ndeshjeve, pasi më herët ishte ndëshkuar me kartonin e 10-të të verdhë këtë sezon.
Ai është i vetëdijshëm se roli i fituesit të topave e bën të pashmangshëm suspendimin gjatë sezonit, por e ndien se në disa raste gjyqtarët kanë qenë të padrejtë ndaj tij. Sipas tij, shpeshherë gjyqtarët përdorin standarde të dyfishta.
“Është normale për mua që të suspendohem në dy ose tri ndeshje në një sezon, kështu që nuk ankohem për atë. Por, është vështirë të pranohen vendimet kontradiktore të gjyqtarëve”, ka thënë Cana. Reprezentuesi shqiptar tashmë ka munguar në katër ndeshje për shkak të suspendimeve.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi