Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
rudi.berisha
rudi.berisha
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 24
<b>Hobi</b> Hobi : Mendoi për të Menduar për atdhe, për Shqipëri.
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Prishtinë
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/03/2013

MË SHAMI MOS MI MBYLLNI SYTË Empty MË SHAMI MOS MI MBYLLNI SYTË

Sat 16 Mar 2013 - 18:54

Rudi Berisha


MË SHAMI MOS MI MBYLLNI SYTË

Ëndrrat nuk më dehin sonte kur zgjohem nga gjumi
Lakuriqësia e jetës më plagos shpirtin e bardhë
Shqiponja e përgjakur kërkon tokë shqiptare
Ah sa shumë edhe sot u hapen këto varre

Lirinë më prangosën në dhomën e zezë
Gjakun ma njollosën më balten e kohës
Ndezja cigaren nga dëshpërimi në kohë
Jam shqiptarë më dy gisht mëmëdhe

Pse më cunguat dorën e zgjatur më gisht në pushkë
Dielli nuk lind për mua këtë e tha Evropa lavire sot
Ne kemi vetëm një rrugë të ecim drejtë Shqipërisë
Bashkim o vëllezër bashkim më malet e Arbërisë

Mos m’i mbyllni sytë më shami kur të më pushkatojnë
Dua që armiqtë t’i shikoja drejtë në sy dua të vdesë shqiptarë
Për atdhe do më merr plumbi në ballë dua të shikoja qiellin
Vdekja është e ëmbël kur vdesim për mëmëdheun për mëmëdheun

Sa dua të vdes për Shqipërinë o shqiptarë për Shqipërinë
Dua të vdes që sot a ka njëri që më shkruan historinë
Historinë më gjakun tim të një Shqipërie të vrarë
A jeni gati të vdesim për një Shqipëri pa sundimtar

Rrënjët i lisit të shkrepave të gurëve të bukur të Ilirisë
Fshatrat të kthyera në legjenda të paguara më gjak
Qytetet e rrënuara nga pushtimet e tradhtisë më armiq
Shqipëri je gjaku që më lëviz në damarët e mi je syri im

Sot kam ca lot malli dhe shpirti më këputët nga dhembja
I vizitoja varret nëpër vargje dhe të kthyera në ikona lavdie
Shfletoja faqet e historisë së përgjakur nga shekulli në shekull
Tani dehem më betejat e trimave në rrugët madhështore të lirisë

Kjo tokë lindi dhe do të rrit trima që do të ngritën në bronz
Vaji do të kthehet në faqe të bardha historike dhe krenarie
Plumbat do të shndërrohen në argjend dhe kristal për muze
Të bashkuar në një Shqipëri atëherë do jetë kapitulli i mbyllur
Vetëm atëherë do pushojnë të qet trimat të ngritur në lavdi

Historia pret vazhdimin e saj për të qen një SHQIPËRI
RROFTË SHQIPËRIA ...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi