Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

SHBA-të strehojnë në Shqipëri 210 muxhahedinë anti-iranianë Empty SHBA-të strehojnë në Shqipëri 210 muxhahedinë anti-iranianë

Sun 17 Mar 2013 - 1:03
SHBA-të strehojnë në Shqipëri 210 muxhahedinë anti-iranianë Doku7(E PERDITESUAR)- Qeveria shqiptare ka pranuar që të strehojë 210 muxhahedinë anti-iranianë. Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që ka mbajtur kryeministri Berisha me zëvendës ndihmës Sekretaren në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Zyrën e Çështjeve të Lindjes së Afërt, Barbara Leaf.

“Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit, znj. Leaf, e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta të miqve të përbashkët nga Uashingtoni. Pasi u ripohuan marrëdhëniet e bashkëpunimi i shkëlqyer midis SHBA-ve e Shqipërisë, biseda u ndal në kërkesën për zhvendosjen e disa individëve të grupit (Mojahedin-e-Khalq) MEK, të cilët ndodhen në Kampin e “Liria”, në Irak dhe strehimin e tyre për arsye humanitare në Shqipëri. UNHCR u ka dhënë disa rezidentëve të Kampit “Liria” statusin e refugjatit dhe po bashkëpunon me qeverinë shqiptare për tu gjetur atyre zgjidhje të sigurt, të garantuar e humane.

Kryeministri Berisha i theksoi Zëvendës Ndihmëssekretares së Shtetit Leaf se sikundër iu premtua Sekretares së Shtetit znj.Clinton, gjatë vizitës së saj historike në Tiranë dhe qeverisë së SHBA, qeveria shqiptare është e gatshme dhe po merr masa për tu ofruar strehim për arsye humanitare për një numër të kufizuar prej 210 personash, të cilët janë të mirëpritur dhe do t’u krijohen të gjitha kushtet për një strehim të sigurt në Shqipëri, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e vendit.

Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit e Shteteve të Bashkuara e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha duke vlerësuar lidershipin që ai po dëshmon edhe për këtë çështje, si një mik i vërtetë i SHBA-ve. Nga ana e tij, ambasadori Martin Kobler i shprehu Kryeministrit Berisha mirënjohjen më të thellë të tij dhe të Sekretarit të Përgjithshëm e organizatës së OKB-së si për bujarinë që qeveria shqiptare po dëshmon në këtë rast edhe për faktin që Shqipëria po u tregon vendeve të tjera një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit të ngushtë e të suksesshëm ndërkombëtar, në emër të vlerave të jetës e të humanizmit,” thuhet në deklaratën e kryeministrisë.

Muxhahedin Khalik ose Organizata e Popullit Muxhahedin të Iranit, i njohur ndërkombëtarisht si MEK, e drejtuar nga marksistë islamike, ishte mbështetëse e revolucionit islamik iranian në 1979-n, por, pas prishjes së marrëdhënieve me regjimin e ri islamik, ata u larguan ne Irak dhe u morën në mbrojtje nga Sadam Hysein gjate luftës mes Irakut dhe Iranit.

Në 97-n, ata u shpallen nga Shtetet e Bashkuara si organizatë terroriste, por që prej 2003-shit, pas rrëzimit të Sadam Hysein, organizata shpalli çarmatimin dhe konsiderohet si opozita në ekzil e regjimit të presidentit iranian Mahmud Ahmedinexhad.

Me një mbështetje të fortë diplomatike në Uashington, administrata e presidentit Obama e hoqi vitin e kaluar nga lista e organizatave terroriste, pavarësisht thirrjeve të Teheranit për të mos e ndërmarrë këtë veprim.

Për largimin e tyre nga Iraku, ku janë të strehuar në një ish-bazë ushtarake amerikane, po negociohej nga Kombet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit dhe, pas Parisit, ku janë vendosur drejtuesit e organizatës, deri tani vetëm Shqipëria ka marrë përsipër të strehojë anëtarët e ish-organizatës terroriste./Tema/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi