Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Vdes protestuesi nga Kavaja, policia: “Pësoi atak kardiak”. Familjarët: “E goditën në gjoks e stomak Empty Vdes protestuesi nga Kavaja, policia: “Pësoi atak kardiak”. Familjarët: “E goditën në gjoks e stomak

Sun 17 Mar 2013 - 1:07
Vdes protestuesi nga Kavaja, policia: “Pësoi atak kardiak”. Familjarët: “E goditën në gjoks e stomak Policia-sirenaaa-300x225(E PERDITESUAR)- Një nga protestuesit e ndaluar nga policia gjatë protestës së organizuar në Kavajë kundër arrestimit të kryebashkiakut Elvis Roshi, ka gjetur vdekjen.

Mësohet se Ruzhdi Aliu, 47 vjeç, ishte mes protestuesve që kërkonin lirimin e Roshit, pas arrestimit të tij me akuzën se ka dhunuar trajnerin e Tiranës, Nevil Dede.

Sipas kandidatit për deputet të Partisë Socialiste në Kavajë, Parid Cara, Rruzhdi Aliu humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia në Komisariatin e Kavajës, ditën që u ndalua kryebashkiaku i këtij qyteti, Elvis Roshi.

Kurse policia thotë se ai vdiq nga zemra.

Komisariati i Kavajës konfirmoi se shtetasi Ruzhdi Aliu, 47 vjeç ka gjetur vdekjen tek shinat e trenit dhe dyshohet për shkak të një ataku kardiak. Së bashku me Aliun në momentin që ka humbur jetën ka qenë dhe një i ri rom. Të dy, Aliu dhe i riu rom mblidhnin kanoçe për skrap.

“Ai u sëmur papritur dhe u rrëzua”, ishte dëshmia e dhënë nga i riu rom për policinë e Kavajës.

“Babai ime ishte duke dalë prej shtëpisë, shkoi tek protesta, e kapën, e rrahën e futen brenda dhe prej të rrahurës, vdiq. Kur ka qenë në qeli u shtrua në spital dy herë për dhimbje stomaku dhe kishte gjakderdhje”, thotë Leonard Aliu, djali i Ruzhdiut.

Natën e kaluar, i shoqëruar nga gruaja dhe djali Ruzhdi Aliu ka shkuar në urgjencën e spitalit të Kavajës ku është trajtuar me serum dhe medikamente qetësuese dhe pas 45 minutash është larguar drejt shtëpisë. Ndërsa në mëngjes ishte nisur si zakonisht për të punuar.

“Më kanë rrahur, më kanë goditur në gjoks tha ai… dhe jam shumë sëmurë më tha”, deklaroi Hamza Aliu, xhaxhai i viktimës.

Protestuesit e arrestuar bashkë me Aliun pohojnë se ai është ndjerë keq, që natën e arrestimit dhe kishte hemorragji të brendshme. Shkak ishin goditjet e forta me shkelm në pjesën e gjoksit dhe stomakut. Të nesërmen e arrestimit ai është dërguar i shoqëruar me forca policie në urgjencën e spitalit të Kavajës ku ka qëndruar rreth një orë për t’u dërguar sërish në ambientet e komisariatit, në paraburgim.

Ekspertiza tregoi se 47-vjeçari vdiq nga një atak në zemër, ndërsa rezulton se gjatë mbajtjes në komisariat ishte dërguar në spital për shkak të një parainfarkti./Tema/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi