Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kur policia flet për vdekjen e një protestuesi Empty Kur policia flet për vdekjen e një protestuesi

Sun 17 Mar 2013 - 1:10
Kur policia flet për vdekjen e një protestuesi Mero-Baze-21-150x150Nga Mero Baze

Një qytetar i arrestuar nga policia për shkak të një proteste me karakter politik, ka humbur jetën në spital pas një përkeqësimi të zemrës për shkak të një parainfarkti. Ruzhdi Aliu, i cili u arrestua në Kavajë bashkë me 6 persona të tjerë të dielën që shkoi deri ditën e mërkurë, ka pasur probleme me zemrën gjatë qëndrimit në qeli, është mjekuar në spital, nga ku është rikthyer sërish në qeli. Ai ka deklaruar sa ishte gjallë se ndaj tij ishte ushtruar dhunë dhe kishte pasur hemorragji të brendshme. Katër ditë pasi ka lënë qelinë, ka vdekur.

Sapo u dha lajmin për vdekjen, policia nxitoi të sqarojë opinionin se i ndjeri ka vdekur nga një atak në zemër, ndërkohë që familjarët dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës kanë bërë fajtore dhunën e policisë.

Ajo që bie në sy në gjithë këtë situatë është theksimi se shkaku i vdekjes është ataku në zemër, dhe kjo theksohet si për të përjashtuar shkakun real. Askush nuk e vë në dyshim se të ndjerit më në fund i ka pushuar zemra, por ky fakt nuk do të thotë asgjë. Edhe kur të rrahin për vdekje, zemra të pushon. Edhe kur je me probleme kardiake dhe mbyllesh në qeli nën një terror fizik dhe psikologjik, zemra të pushon. Duke thënë që viktimës i ka pushuar zemra, policia nuk ka thënë asgjë. Ajo që duhet të sqarojë policia është nëse viktima është ankuar vërtet nga zemra në qeli dhe a është çuar në spital. Pas kësaj duhet të shpjegojë se nëse ka pasur probleme me zemrën, përse është rikthyer sërish në qeli dhe nuk është mbajtur në spital. Dhe së fundmi duhet të verifikojnë përmes autopsisë pretendimet dhe për hemorragjinë e brendshme.

Nëse këto gjëra faktohen që kanë ndodhur, Ruzhdi Aliu është pa asnjë mëdyshje viktimë e dhunës së policisë për arsye politike dhe i shtohet vrasjeve politike me vetëdije që ky pushtet ka bërë ndaj kundërshtarëve politikë. Përpjekja e policisë për ta injoruar efektin e dhunës fizike dhe psikologjike të saj mbi qytetarët që ka ndaluar si kundërshtarë politikë, është antiligjore. Nga toni i deklaratës duket sikur policia donte t’i mbushte mendjen shqiptarëve, se meqë policisë nuk i kishte vdekur në duar, ajo nuk ishte fajtore.

Problemi i dytë më i rëndë duket se ka të bëj me një larje duarsh pa gjyq për këtë vdekje. Nëse për 21 janarin, Sali Berishës iu desh të telendisej para syve të gjithë botës si një kryeministër që mbronte vrasësit fizikë të kundërshtarëve të tij, në rastin e viktimës në Kavajë, Berisha do të japë mesazhin frikësues se jo vetëm ata që dalin para kryeministrisë, por dhe ata që dalin para komisariateve mund të gjenden një ditë të vdekur, pa mbajtur askush përgjegjësi. Shpejtësia me të cilën policia po përpiqet të lajë duart nga vdekja e një opozitari, të cilin e kanë ndaluar dhe rrahur për arsye politike, është një qëndrim i motivuar politikisht për t’i trembur opozitarët, qoftë dhe për të protestuar për ngjarje të rëndomtë në qytet.

Ruzhdi Aliu mund të ketë vdekur dhe nga shkaqe natyrale dhe ndoshta nuk do t’ia vlente të merreshim publikisht me vdekjen e tij. Por derisa familjarët e tij ngrenë akuza të rënda se policia ka ushtruar dhunë mbi të, se për shkak të kësaj dhune ai ka udhëtuar nga qelia në spital dhe është rikthyer prapë në qeli, përderisa viktima citohet të ketë thënë se është qëlluar në gjoks dhe ka hemorragji të brendshme, dhe për më tepër derisa ai vdiq nga pushimi i zemrës katër ditë pasi del nga qelia, të gjithë meritojmë të bindemi për lidhjen e vdekjes së tij me persekutimin e tij fizik dhe politik pas së dielës së kaluar. Vdekja e tij meriton hetim penal dhe një vëmendje të veçantë nga opozita deri në sqarimin e së vërtetës. Nxitimi i policisë për ta shpallur atë vdekje natyrale, është më i dyshimtë se gjithë faktet që flasin për dhunë ndaj tij dhe keqësim të shëndetit në qeli. Sikur policia të mos kish folur, ndoshta do të ishim më pak të fiksuar nga ideja se ai ka vdekur për shkak të saj. Por ajo me sa duket e di më mirë se ne çfarë ka bërë dhe po përpiqet të mbulojë një krim, për të na frikësuar të gjithëve ne që mund të ishim në vend të Ruzhdiut duke protestuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi