Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
aurela
aurela
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 85
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne kotec me qenin
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/04/2012

Rrethi i Hasit Empty Rrethi i Hasit

Mon 18 Mar 2013 - 16:38
Rrethi i Hasit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi i Hasit ka 21,500 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 374 km² dhe kryeqendër Krumën.
Hasi është një krahine etno-gjeografike me kufij te përcaktuar shume qarte, i rrethuar pothuajse rreth e qark me lumenj. Në veri dhe në lindje, Drini i Bardhë dhe dega e tij Ereniku që e ndajnë nga Krahina e Rekës dhe Podrimës (Rrafshi i Drinit). Ne jug dhe në perëndim kufizohet me krahinën e Lumës dhe Maleziut me të cilat i ndan Drini i Bardhë dhe i bashkuar dhe sot liqeni i Fierzës, ndërsa në veri-perëndim përroi i Skatinës e ndan nga Butyci i rrethit të Tropojës.
Rrethi i Hasit duke u ndodhur në verilindje të Shqipërisë bën pjesë në Qarkun e Kukesit (brenda territorit të Shqipërisë ndërsa pjesa tjetër e Hasit është në vartësi të Komunës se Gjakovës dhe një pjesë në vartësi të Komunës së Prizrenit).
Hasi që ndodhet ne Republikën e Shqipërisë nuk plotëson njësinë etnografike te Hasit. Krahina e plotë e Hasit u nda padrejtësisht pas luftërave ballkanike në fillim të shekullit XX, kjo ndarje u sanksionua ne Konferencën e Ambasadoreve në Londër në vitin 1913. Mu në lindje, Hasi i Shqipërisë nëpërmjet vijës kufitare të vëne që në vitin 1913 (që ndau Kombin përgjysmë) kufizohet me Republikën e Kosovës, përkatësisht mund te themi me vetveten.
Gjymtimi i territorit të Hasit gjatë shekullit XX nuk krijoi vetëm një izolim të paparë, por, më thellë akoma, një ndarje shpirtërore, kulturore dhe etnografike me vetveten, ndarje e cila u përjetua jo me pak dhimbje. Sot pas 100 vjetësh gjysma e Hasit rreth 371 km² dhe popullsi rreth 40.000 banore bën pjesë në Republikën e Kosovës. Ndërsa në R. Sh Hasi ka 374 km² me popullsi 21.500 banore i gjithë Hasi është 645 m² me një popullsi prej 61.500 banore pra është zona me popullsinë më të madhe në veri lindje në raste se nuk do ishte i ndare në dy shtete. Shtrihet në mes gjerësive gjeografike veriore 42° 05’ 45" në Fshatin Brrut dhe 42° 17’ 57" në veri ne majën e Krajlicës si dhe në gjatësinë gjeografike lindore 20° 13’ 11" në Kosturr (Bregu i Drinit) dhe 20° 32’ 50" në majën e Pashtrikut në lindje. Ka një sipërfaqe prej 393 km² gjatësi e vijës kufitare është 85,8 km, nga këto kufij tokësor 27,8 km me Hasin e Rrafshit, lumor 14 km me rrethin e Tropojës dhe 44 km kufij liqenor me rrethin e Kukesit (Lumen e Maleziun).
aurela
aurela
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 85
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne kotec me qenin
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/04/2012

Rrethi i Hasit Empty Re: Rrethi i Hasit

Mon 18 Mar 2013 - 16:39
Kushtet Natyrore

Ndërtim dhe strukturë gjeologjike të larmishme, tepër të ndërlikuar, me evolucion kompleks dhe jo të njëjtë ; Pasuri të larmishme minerare dhe me vlera industriale ; Reliev malor, me kontraste të mëdha, shumë i copëtuar, me mundësi tepër të kufizuar për toka të punueshme, por me mundësi të pasur për zhvillimin e turizmit, blegtorisë, pemëtarisë, pylltarisë etj ; Klimë e larmishme, me mundësi të pasur për zhvillimin e disa degëve të bujqësisë dhe sidomos të turizmit ; Pasuritë mëdha ujore e potencial të madh hidroenergjetik. Toka të degraduara nga erozioni ; Bimësi e larmishme, e pasur me pyje ahu, dushku ; Veçori të përgjithshme. Botë e larmishme shtazore, me rëndësi ekonomike dhe turistike; Vendbanime të rralla, të vogla, me arkitekturë karakteristike ; Popullsi e rrallë e vendosur kryesisht në lugina dhe gropa, me prirje pakësim i vazhdueshëm nga emigrimi. Relievi i Hasit vjen si rezultat i veprimtarisë së përbashkët të faktorëve endogjen dhe ekzogjen (të brendshëm dhe të jashtëm) në periudha të ndryshme gjeologjike.
Veprimtaria e dendur vullkanike dhe lëvizjet e reja tektonike i kanë dhëne relievit të Hasit konfiguracionin e sotëm që paraqitet mjaft interesant. Është reliev kodriniro-malor me lartësi mesatare 400-500 m mbi nivelin e detit. Në mes shtrihet fushëgropa e Hasit (Krumës) e që rrethohet nga veriu, lindja e jugu me një rrjet kodrinoro-malor. Kjo fushëgropë me origjine fund ose se ka forme pak a shumë të sheshte. Relievi i saj ulet gradualisht nga lindja drejt perëndimit. Si rezultat i veprimtarisë erozive të lumit të Krumës dhe degëve të shumta të tij kjo fushëgropë është e ndare në blloqe paralele. Këto blloqe njihen nga banoret me emrin “pod” që do të thotë rrafsh ose “pla”. Këto rrafshe emërtohen nga banoret sipas përroit që i ndan ose fshatrave që i përkasin, të tille janë : Podi i Shahjës, Breshezes, Vranishtit, Zahrishtit ose Plani i Krumës, Nikoliqit, Pates etj.
Në perëndim të lumit të Krumës, në fshatrat Vranisht, Fajza dhe Tregtan relievi është me kodrinor dhe ulet nga jugu drejt veriut deri në Vaspas duke formuar rrafshe të ndare nga përrenjtë. Kjo siperfaqe ka qenë e mbuluar me pyje të shumta lisi që përbenin një pasuri të madhe. Në vitet 60-70 të shekullit XX këto pyje u prenë duke u kthyer në toka buke. Malet që e rrethojnë në veri janë të ulëta. Dallohet një varg që fillon nga Kosturri deri në Letaj ku lartësohen maja e Aplasit (1043 m), e Sarajt e Sukut. Këto maja ndahen nga ulje dhe qafa si në fushën e druve, qafe e Zgjeçit e Letajve që e lidhin pellgun e Krumës me luginën e Skatinës e më larg. Në lindje një kordon kodrinoro-malor me drejtim meridional e ndan fushëgropën e Krumës. Fillon në veri me majën e Krajlices (1002 m) vazhdon me majën e Kishës, majën e Zeze dhe pasi kalon Qafen e Murrizit lartësohet maja e Kalazarit (1295 m), rrethi i Kunores (1512 m) dhe arrin lartësinë me te madhe ne malin e Pashtrikut 1989 m. Ky varg ulet ne Qafen e Prushit (651 m), me Qafen e Dobrunes neper te cilat ndodhen rruge kalimet qe lidhin dy njësite gjeografike te Hasit. Ne jug te Hasit ngrihet në formën e një horsti pllaja e Hasit e formuar nga gëlqerore kretak me lartësi mesatare 900 - 1000 m mbi nivelin e detit. Mbi këtë pllaje lartësohen disa maja si ajo e Murit, e Keshtelit, e Bitorrit për të arritur lartësinë me te madhe ne mesin e saj ne majën e Qytezes 1435 m. Është një pllaje karstike me shume gropa (hurdha) qe po t’i shohim nga larg duken si hojet e bletës. Ka shpella te shumta si ajo e Dajcit, e Dajanit, e Pellumave me oborr me dy dyer, shpella që tingëllon, Shpella e Cahanit e cila është dhjetëra metra e thelle etj.
Si rezultat i dukurive karstike kjo pllaje është e varfër ne burime sipërfaqësore. Shpatet bien thik mbi gropën e Krumës dhe luginën e Drinit ne jug. Është e pasur me pyje dhe kullota.
Pjesën kryesore te territorit e zëne dushqet. Ato kane kapur gjithë fushëgropën e Hasit ku ka pasur masive pyjesh lisi (qarr, bung) dhe pyje te përziera si shkoze, frashër, panë mullëze, krekëz etj. Këto pyje u prene ne vitet (60-70) duke u kther ne toka buke. Në lartësitë mbi (1000-1200 m) shtrohen pyjet e Hasit të përhapura ne bjeshkën e Krumës, Vranishtit, Gjinajve, Dajcit Mujajve, Cahanit & Kishajve etj. Ka pasur pyje halore në shpatin verior të pashtrikut të cilët janë dëmtuar në vitin 1943 është djegur plotësisht dhe nga kjo ditë aty ka shumë pak rrënje bredh e pishe. Në lartësitë e Pashtrikut kane përhapje kullotat alpine aty ka bime te ndryeshme mjekësore. Lumi kryesor është Kruma 6 km i gjate pasi derdhet ne liqenin e Fierzes dhe degët e tij Rusmani 11 km, Vlahna 13 km, Perroi i Vranishtit 5 km, Leshnica 6 km dhe Skatina 14 km. Gjatësia e tyre është shkurtuar me futjen ne luginat e tyre te ujërave të liqenit të Fierzes. Janë të shkurtër dhe me prurje të pakta sidomos ne vere ku niveli i tyre është mjaft i ulet. Gjate reshjeve te shumta ata rriten në mënyre të menjëhershme dhe po ashtu ulen shpejt pasi burimet e tyre nëntokësore janë të varfra.
Kane qene vetëm 2 H/C një fshatin Domaj – Has me fuqi 30 kW/ore dhe një tjetër në Krume, që momentalisht janë të shkatërruar plotesisht, por që ka tentative për rindërtimin e tyre. Me gjithese një pjesë e madhe e territorit të Hasit është e mbuluar me gur e shkëmbinj, por nëntoka fsheh pasuri minerale jo të vogla, shfrytëzimi i të cilave mund të përmirësojë ndjeshëm jetesën e banorëve të kësaj zone. Duke qene larg ndikimit te detit edhe pse lartësia nuk është e madhe i përket klimës mesdhetare paramalore. Karakterizohet me vere të nxehte dhe të thate e me dimer të ftohte e me reshje, pra merr pak a shume tipare kontinentale. Rreth 2/3 e reshjeve bien në vjeshte të vone dhe në dimer kryesisht në forme shiu ku nuk mungojnë edhe reshjet e dëborës trashësia e secilës në lartësi i kalon 1 m e me shume në zonën e Cahanit.
Sasia mesatare vjetore e reshjeve lëkundet nga 900 - 1000 mm ne vit. Ajo rritet drejt lindjes se Hasit ne shpatet malore te ekspozuara nga perëndimi. Temperatura mesatare vjetore është 11,4 °C. Mesatarja e janarit është (0-1 °C) dhe e korrikut (23 - 24 °C). Minimumi absolut ka qene (–21 °C) ne janar 1985 dhe maksimumi absolute (41 °C) ne korrik 2004.
aurela
aurela
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 85
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne kotec me qenin
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/04/2012

Rrethi i Hasit Empty Re: Rrethi i Hasit

Mon 18 Mar 2013 - 16:40
Pasuritë Nëntokësore

I. Edhe ne këtë rreth ka mjaft objekte minerale ,por me kryesori është ai i Vlanes me rreth 3.000.000 ton rezerva Krom me përmbajtje 30-32 % CR2O3 dhe ne trupa të veçante me mbi 40 %. Në këtë rreth ka dhe objekte të tjera si në Gajrep, Gzhime, Perollaj, Mac etj, ku njihen rreth 300.000 ton rezerva me mineral kromi.
II. Pervec perveç mineralit te kromit janë te njohur dhe mjaft objekte te bakrit damaror Kuarc-Sulfur ne masivin Gabror të kaptinës sin e zonën e Nikoliq 1 dhe 2 me rreth 2.000.000 ton rezerva, Golaj me 1.000.000 ton. Si miniera e Golajt ashtu dhe e Krumës janë te mbyllura dhe nuk shfrytëzohen. Gjithashtu edhe ne shkëmbinjtë efuzive Helshan janë takuar nje sere objektesh, trupash mineral bakri si ne Spas, Helshan dhe Kosturr. Bajtje mbi 25 Pasuritë nëntokësore të këtij rajoni kanë nisur të shfrytëzohen në vitet '30 nga italianët. Deri në mesin e viteve '90 ka funksionuar miniera dhe fabrika e pasurimit të bakrit ne Golaj në 6 kilometra larg qytetit të Krumës si dhe disa miniera më të vogla ku ishin të punësuar mbi 3000 punëtorë gjithsej. Jo vetëm banorët, por edhe specialistët, thonë se nëntoka ende nuk është prekur, është ende e virgjër. Këtë e tregojnë edhe kërkimet e kompanisë australiane "Jab Resources", që këmbëngul prej dy vjetësh që pasuritë e nëntokës së verilindjes të vihen në funksionim e në shërbim të popullit. Vetëm për vitin 2008 u investuan 3,5 milionë dollarë.
Në varësi të rezervave të këtij sektori kompania synon ngritjen e industrisë së ferrokromit që do të mundësojë punësimin e qindra punëtorëve, duke përmirësuar rrënjësisht jetesën e banorëve.
Jo të pakta janë rezervat e nëntokës sonë. Për mineralin e bakrit dallohen, zona Nikoliq Golaj, Krumë, Zahrisht, në rrethin e Hasit.
Shqipëria është vendburim i madh i kromit nder këto vendburime janë dhe Vlahna e Perollaj, në rrethin e Hasit. Vëmendja ka nisur të kthehet edhe nga hekurnikeli dhe nikel silikati me vendburimet e Muç-Hasit dhe Gjinaj, Domajve për gjatë bregut te liqenit et Fierzes, Vendburimet e bakrit i Golajt e Krumës, edhe pse me shumë rezerva, janë jashtë interesit të shfrytëzimit nga biznesi për shkak të cilësisë së dobët të mineralit. Vendburimi i Vlahnës ka një sasi rezervash të mineralit të kromit me disa milion ton me cilësi mbi 28 për qind. Sipas specialistëve, aktualisht shumë prej vendburimeve nuk mund të shfrytëzohen për shkak të teknologjisë që duhet ripërtërirë rrënjësisht. Nëntoka e rrethit të Hasit llogaritet se. Ka 14 milion tonë rezerva të mineralit të kromit, milion
aurela
aurela
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 85
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne kotec me qenin
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/04/2012

Rrethi i Hasit Empty Re: Rrethi i Hasit

Mon 18 Mar 2013 - 16:41
Vendet Turistike te Hasit

[redakto]Pashtriku
Kjo është zona më e famshme malore në rrethin e Hasit që dallon për per shkembejte e medhnje gelqerore qe i japin nje pamje shume te bukure , mu ne lartesin me te madhe te malit aty shtrihet nje grope shume e thelle me fjalorin popullore quhet "Hurdha e Madhe"si dhe ne lartesin 1700 m mbi nivelin e detit eshte kroj i Dragavodit i cili dallohet per ujit e kristalte dhe shume te ftohte ne maje te Pashtrikut eshte "varri i mire" Sarisalltik Baba i cili vizitohet nga peligrin te ndryeshme si domos ne muajne e gushte per nje muaj rreshte kjo maje vizitohet rregullishte nga dhjetra pelegrin. : kullotat, shpellat dhe bimët dhe kafshët e rralla , ne kete zone ka kafshte te shumta si ujqer, derra, dhelpera, lepuj,arinje dhe dhi te egra, eshte e populluar dhe nga shpend et ndryshem si skifteri, thellenxa, shqiponja, harabel , grifshza, etj.ka nje klime te shendetshme dhe kurative sidomos per personat e semuar mga semundjet e mushkrive dhe azma, rruga me shkurter per te shkuar ne maje te Pashtrikut kalon nga Cahani pasi ketu ka rruge makine deri ne gjysmen e majes dhe pastaj pjesa tjeter mund te pershkrohet me kemb ose me kafsh (Kuaj) ku nga lartesin duket rrafshnalta e Krumes dhe rrafshi i Dugagjinit ku qyteti i Gajkoves duket si lule mes kesaj fush e pa fund , nga krahu tjeter duket liqeni i Fierzes qe zbukuron Kukesin mes malesh dhe me tej dallohet Prizererni ky qytet i lashte pra Pashtriku qendron si kurore mes 4 qytetve çka eshte nje arsye shume e madhe per tu vizituar. Por gjeja me e veçane eshte se aty tani mund te shikohen qarte dhe pasojat e luftes se Kosove te vitit 1998-1999 ku dallohen qarte pozicionet luftarak te UÇK qe luftuan per çlirimin e vendit te tyre si dhe dhjetar varre te ishe luftetarve te lirse qe rane per lirine e kosoves po keshtu kane ngel gjurme te qarta te bombardimeve te medhe te ushtrise serbe ku jane shkatrrura jo vertem pozicinet e UÇK por dallohen qarte bomberdimet e bere nga NATO e cila shkatrroje plotesishte poziceionet serbe dhe e lehtesoj ne maksimune luften toksore te UÇK ky rajone eshte deshmi e gjalle e luftes e UÇK
[redakto]Gadhani
Mali me i madh i Hasit i cili eshte dhjetra ha me pyje me drure te ndryeshem si ahu qe shkon deri ne 30 ml lartesi e me shume, dushku. Qarri , Bunga, Plepa, Lajthi te egra,frasher Shkoze, Muleze , Krekez , Bli e shume e shmume drure te ndryeshem pjesa me madhe sidomos ne Gadhanin i Cahanit si dhe Kishajve eshte shpallure zone e mbrojture nga shteti ne mes pyjejeve te medhe shtrihen lendina me bime te ndryeshme qe i japin kesaj zonje nje bukuri te rralle.
[redakto]Bjeshkët e Krumës
Ofrojnë gjithashtu peizazhe të bukura, ajër të pastër dhe destinacion të favorshëm veror për banorët vendas. Potencialet turistike të zonës përfshijnë: Klimë të shëndetshme dhe bukuri natyrore Destinacione pelegrinazhi Kullota të pasura Shpellat si dhe pamje natyrore dhe arkeologjike ,ngjitje alpinistike ne maje te Qytezes etj. Ngjitje në mal behet me makine nga Cahani ose ne kembe e kafshe nga Kruma.
[redakto]Shpella e Daçit
Shpella e Dajçit (2600 P.E.S—1200 P.E.S)rreth 10km në lindje të Krumës.Kjo shpelle gjendet ne Lagjen Daç te fshatit Mujaj Eshte nje shpell shume kararkterisite ne lloin e vete ajo daton qe ne kohe shume te lashta nga germimet arkeologjike e kryera ketu tregojen se Kjo shpell eshte banuar qe ne lashtesi dhe gjithe zona per rrethe ka tuma te ndryshme. Ne ket shpell jan ber kerkime ne vitin 1985 -1987 nga arkiologu Muhamet Bela dhe sipas kerkimve kjo shpelle eshte e banuar qe ne epoken e bronzit hekurit e deri ne antiken e hershme. Gjat kerkimeve te ketyre vitve jan zbuluar shpata thika dhe lloje te ndryshme qeramikash. Si kjo shpell e ngjashme esht dhe nje ne Qytezen e Dajcit dhe quhet shpella me oborr per te cilen nuk esht folur dhe kontrolluar asnjeher dhe ne afersi te ksaj lagje te fushat e robit ndodhen disa tuma te pa kontrolluar
[redakto]Shpella e Pellumbave
Kjo shpelle shtrihet ne vargmalin e Pashtrikut ne kufirin mes fshatave Vlahen , Dobrune dhe Greçine.dhe shtrihet mes nje pyelli te dendur dhe nje bimesie shume te rralle e cila eshte shume e larmishme dhe ne pranvere pamja e luleve karakter te kesaj zone jane nje bukuri e vecant dhe shume terheqese, kjo zone vazhdimishte eshte pedorur si vend ekskursioni turistik nga shkollat e rrethit tone.
[redakto]Pisha e Gjinit
Kjo ka nje pamje shume te bukur e cila eshte shume karakteristike per zonen sepse e gjithe zona per rrethe eshte e zhveshur dhe e mbuluar me shkurre te vogla kjo pishe eshte si kurore mes tyre dhe fshatit prej mese nje shekulli , ajo eshte dhe mes dy burimeve te cilet jane ne mes te fashtit Gjinaj .
[redakto]Burimet karakteristike.
Lumi i Krumes (Vrella) Ne vendin ku buron ky lume ka nje pamje shume te mahniteshme por per shkak te shfrytesimit te saj per uje te pieshem ajo e ka humbur shume bukurine.
'Gurra e Domaj Eshte nje burim shume karakteristik me uje te kristalete qe akoma dhe sote ruan origanilitetin e saj pasi ajo nuk eshte tranformuar si ajo e Krumes , legjendat thone se keto dy burime vijne nga bjeshket e Cahanit dhe kane te njejtin uje dhe rrejdhin nga i njejti burim i nedheshme dhe per te vertetuar kete dhjetara vjete me pare ne nje shpell ne qender te Cahani eshte hedhur boje ne shpellle dhe kjo boje ka dal ne Vrellen e Krumes dhe ne Gurren Domajve.
aurela
aurela
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 85
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne kotec me qenin
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/04/2012

Rrethi i Hasit Empty Re: Rrethi i Hasit

Mon 18 Mar 2013 - 16:45
[img][/img]
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Rrethi i Hasit Empty Re: Rrethi i Hasit

Mon 18 Mar 2013 - 20:06
gjithe kjo pasuri
dhe nuk shfrytezohet ????
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Rrethi i Hasit Empty Re: Rrethi i Hasit

Mon 18 Mar 2013 - 20:56
Message reputation : 100% (1 vote)
Gjithe keto Pasuri , po dora na u be KAMARE Stafi !!

Ju lutemi me shume eshte RREGULL :

MUNGON BURIMI INORMACIONIT !!!


Ndoshta eshte marre nga: Wikipedia
Sponsored content

Rrethi i Hasit Empty Re: Rrethi i Hasit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi