Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kënga e re, Besa e "djeg" në Rumani Empty Kënga e re, Besa e "djeg" në Rumani

Tue 19 Mar 2013 - 3:34
Hiti më i ri i këngëtares në bashkëpunim me Dj LLP po pushton tregun muzikor rumun. Në vetëm dy ditë, kjo këngë merr 11 mijë pëlqime Besa Kokëdhima ka vetëm dy ditë që ka nxjerrë këngën e saj më të re “Burning”. Kjo këngë për të cilën Besa ka shumë kohë që punon është publikuar si fillim në Rumani. E megjithatë, sot interneti ofron mundësi të shumta për ta parë atë edhe përpara se media ta prezantojë. Në këto dy ditë, kënga më e re e Besës ka arritur të pëlqehet nga 11 mijë persona. Është një bashkëpunim me DJ LLP, rumunin e mirënjohur në vendin e tij. Në portalin social, “Facebook”, këngëtarja shkruan se është shumë e lumtur që të na bëjë me dije, se është publikuar në Rumani një single i ri. Informon gjithashtu se ky bashkëpunim është kurorëzuar në një nga shtëpitë diskografike më të mira në Rumani, të quajtur “MediaPro Music”. Kënga që bashkon DJ e mirënjohur rumun DJ LLP me Besën, "Burning", është një projekt për të cilin ajo ka shumë kohë që punon. Besa tregon se nuk mund të ishte e pran- ishme në Rumani gjatë prezantimit të këngës, por në mungesë të saj është lexuar përshëndetja që këngëtarja ka dërguar. Në tregun muzikor rumun nuk mund të publikosh një këngë pa të dhënë firmën shtëpitë diskografike. Por Besa e ka marrë aprovimin dhe tashmë zëri i saj po të dëgjohet dhe pëlqehet në të gjithë mediumet që transmetojnë muzikë në këtë vend. “Burning” është duke fituar terren në të gjitha radiot rumune. Këngëtarja me stil unik pritet që të vijë në një videoklip të ri ashtu siç është paraqitur gjithnjë: origjinale. Ajo na zbulon se brenda tri javësh do të fillojë xhirimi i videoklipit. Aktualisht, kënga ka një videoklip provizor të shoqëruar me një set fotosh sharmante. Këto foto ajo i ka realizuar enkas për këtë single të saj. “Burning” është një këngë popdance, që pa diskutim do të jetë hiti i verës 2013.

E. Resuli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi