Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Festa e Baballareve, pse tere bota s’e kremton më 19 mars Empty Festa e Baballareve, pse tere bota s’e kremton më 19 mars

Tue 19 Mar 2013 - 14:17
Veç Festës së Nënës, pakkush mund ta di që ekziston edhe Festa e Baballarëve. Bëhet fjalë për një kremtim, që i dedikohet baballarëve të familjes dhe që e ka zanafillën në fillim të viteve ‘900. Festa e parë për baballarët u zhvilluar në Fairmont (West Virginia), më 5 korrik 1908. U organizua nga Grace Golden Clayton, e cila deshi të kujtonte 210 baballarët, të cilët kishin humbur jetën në tragjedinë e minierës së Monongah, më 6 dhjetor 1907. Fatkeqësisht, festa u errësua nga eventet të tjera në qytet, kështu Kontea e West Virxhinias, nuk e regjistroi zyrtarisht ditë pushimi dhe prandaj s’u festua më. Kjo festë u harrua deri në 1972-shin, kur një nga bashkëpunorët e presidentit amerikan Nixon, punoi për të rifituar këtë traditë.

Mirëpo koncepti modern i Festës së Baballarëve erdhi nga Sonora Smart Dodd, e lindur në Arkansas, e cila praktikisht i dha hov në vitin 1910 festimit të Ditës së Baballarëve. Por për shkak të disa problemeve, ligji mbi njohjen kombëtare të Festës së Baballarëve u paraqit në Kongresin Amerikën në vitin 1913. Madje aq shumë diskutime ngjalli, sa që vetëm në 1972-shin, pas miratimin nga Kongresi dhe firmosje së presidentit Nixon, festa mori trajtë kombëtare. Tashmë që nga atëherë, në SHBA e Kanada kremtohet Festa e Babait, në të dielën e tretë të qershorit, po ashtu si edhe në Britani, Hong Kong, Indi, Filipine, Irlandë, Singapor, Japoni, apo Malajzi.

Kurse në Itali, ashtu si edhe në Portugali e Spanjë (me këtë rast, dyqanet e bëjnë pushim), sipas traditës katolike, festa kremtohet pikërisht sot, 19 mars, në ditën e Shën Xhuzepes, aq sa njihet zakonisht edhe si Festa e Shën Xhuzepes. Mirëpo jo të gjitha vendet e botës kanë të njëjtën datë për kremtimin e ditës, në nder të baballarëve...
Festa e Baballareve, pse tere bota s’e kremton më 19 mars Baba_zpsfe2e558e
Bota arabe

Aty festohet më 21 qershor, në ditën e parë të verës. Kjo, sepse festa e nënës, në ato vende, festohet në ditën e parë të pranverës.

Argjentina

Festa e baballarëve në Argjentinë festohet po ashtu si në SHBA, në të dielën e tretë të qershor, por ka disa tentativa për të shtyrë datën më 24 gusht, për të përkujtuar ditën, kur “Babai i Kombit”, José de San Martin pati fëmijën e parë.

Australi

Këtu, festa e Baballarëve festohet në të dielën e parë të Shtatorit dhe nuk është ditë festive. Vetëm zona e Victorias vijon traditën e nderimit të rolit e figurës së babait.

Brazil

Aty, Festa e Baballarëve kremtohet 3 muaj pas festës së Nënës, në të dielën e dytë të gushtit.

Danimarkë

Festa e Baballarëve këtu kremtohet më 5 qershor dhe përkon me Ditën e Kushtetutës, që është festë

Gjermani

Këtu festohet në mënyrë tjetër nga pjesët e tjera të botës. Gjithmonë kremtohet 40 ditë pas PAshkëve dhe është festë federale. Në disa zona quhet edhe Dita e Burrave (Männertag), apo Dita e Zotërinjve (Herrentag). Shumë e konsiderojnë këtë ditë, si moment kur duhet pirë, duke u bërë tapë.

Korea e Jugut

Këtu kujtohet Dita e Prindërve, më 8 maj, por s’është një ditë festive.

Seychelles

Në këto ishuj, Festa e Baballarëve kremtohet në ditën e 16 të qershorit dhe s’është festë

Zelanda e Re

Këtu kremtohet në të dielën e parë të Shtatorit, por s’është ditë festive.

Polonia

E kremton Festën e Baballarëve më 23 qershor

Rumani

Duke nisur nga viti 2010, këtu Festa e Baballarëve celebrohet në të dielën e dytë të majit dhe njihet zyrtarisht nga Shteti.

Kinë

Në Republikën Popullore kineze, Festa e Baballarëve kujtohet më 8 gusht, në ditën e 8-të të muajit të tetë të vitit. Kurioz është fakti që në kinezçen mandarinë, shqiptimi i numrit 8 është “ba”

Thailande

Në Tailandë, Festa e Baballarëve është e lidhur plotësisht me ditëlindjen e mbretit. Pikërisht, Bhumibol Adulyadej (Rama IX) ka lindur më 5 dhjetor. Tradicionalisht, kjo festohet duke i dhënë një lloj lule (Canna) mashkullore babait, apo gjyshit. Për më tepër, tailandezët vishen me ngjyrën që i përkon ditës kur ka lindur mbreti, si homazh dhe respekt ndaj tij. (expoonline)
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Festa e Baballareve, pse tere bota s’e kremton më 19 mars Empty Re: Festa e Baballareve, pse tere bota s’e kremton më 19 mars

Tue 19 Mar 2013 - 14:21
Ne Shqiperi nuk festohet me sa di une ,sepse baballaret kane feste cdo dite.. Very Happy
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi