Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve” Empty Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve”

Tue 19 Mar 2013 - 15:48
Message reputation : 100% (1 vote)
Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve” 60416_622629591097385_1103768406_n
Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve”

“Ne synojmë ta ndërrojmë Kushtetutën dhe ligjet aktuale të Kosovës. Por, nuk angazhohemi për futjen e Sheriatit. Pas zgjedhjeve do të jemi faktor serioz në Parlamentin e Kosovës”. Kështu ka deklaruar për gazetën “Express”, Fuad Ramiqi, anëtar i Lëvizjes Islamike Bashkohu.

Rruga nuk i solli gjë prandaj vendosi që të garojë edhe në politikë. Ish-oficeri i APJ-së për shumë vjet sërish do të provojë rrugën e politikës për të arritur synimet e tij.

Lëvizja Islame Bashkohu (LISBA) synon jo vetëm praninë në Parlament, por edhe njëri ndër faktorët e skenës së ardhshme politike, shkruan “Express”.
Kjo parti e re në Kosovë pretendon se do ta mbrojë identitetin Islam të shqiptarëve të Kosovës.
Nuk do t’i lë anash as protestat në rrugë nëse Parlamenti nuk bën punë.

“Pozita e Kosovës në ndërtimin e demokracisë së mirëfilltë është treguar i mangët sidomos kur është në pyetje roli i shoqërisë civile. Në veprimtarinë tonë mbi dy vjet e gjysmë në mbrojte të të drejtave dhe lirive fondamentale të njeriut duke përfshirë edhe të drejtën e besimit dhe ushtrimit të lirë ne nuk kemi arritur që t’i realizojmë ato të drejta, sepse mekanizmat e pushtetit kanë qenë më të fortë dhe nuk e kanë respektuar rolin e shoqërisë civile.

Pjesërisht kemi pas sukses dhe metodat dhe mekanizmat që ne i kemi përdorë qoftë me protesta, tribuna apo paraqitje mediale kanë ardhur në një fazë që janë konsumuar. Duke pasur parasysh rolin e pushtetit, atëherë edhe kërkesa e njerëzve, aktivistëve tanë dhe nga analizat tona na kanë çuar drejt asaj që ne të futemi në garë si subjekt politik në kontekstin e veprimtarisë institucionale për të arrit ato që ne i kemi bërë si shoqëri civile”, tha ndër të tjera, Ramiqi. Telegrafi
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve” Empty Re: Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve”

Tue 19 Mar 2013 - 20:40
Hajde per hajr inshallaZoti ju ndihmon dhe beheni te drejt et sinqert ete keni suksese...
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve” Empty Re: Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve”

Tue 19 Mar 2013 - 20:41
mbeshtetesim ploteshit kerkese
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve” Empty Re: Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve”

Tue 19 Mar 2013 - 20:42
esht obligim moral shpritrore
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve” Empty Re: Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve”

Tue 19 Mar 2013 - 20:52
Parimi ynë, liria dhe

Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve” 1-Bashkohu_702320
“Lëvizja Islame Bashkohu përfaqëson interesat e popullit të Kosovës në përgjithësi, duke u angazhuar për një shtet në shërbim të qytetarëve, pa korrupsion e vjedhje të parasë publike, pa shantazhe politike e krim të organizuar dhe pa shumë dukuri tjera negative, pasojat e të cilave po rëndojnë mbi kurrizin e popullit të varfër të Kosovës”, ka thënë kryetari i LISBA-s, Arsim Krasniqi, në një intervistë për gazetën “LAJM”
Përparim Bublaku

Prishtinë - Do të angazhohen në luftimin e diskriminimit të të gjitha llojeve dhe në shërbim të respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, në përgjithësi e në veçanti në mbrojtje të drejtave të shkelura të myslimanëve, ndonëse përbëjnë bashkësinë kryesore fetare. Do të dhënë kontributin e tyre bazuar në parimet islame të lirisë, barazisë dhe mirëqenies në të gjitha fushat e jetës shoqërore e institucionale. Në një intervistë për gazetën “Lajm”, kryetari i “Lëvizjes Islame Bashkohu”, Arsim Krasniqi, thotë se sa i përket raportimit në media se ai ka një kallëzim penal për armëmbajtje pa leje, pa fajësinë e tij e kanë treguar para disa viteve. Përgjigjet në pyetjet tona, Krasniqi i filloi me falënderime ndaj Zotit.

Lajm: Z. Krasniqi, ju keni deklaruar se politikës i keni hyrë për shkak të diskriminimit që po i bëhet myslimanëve në Kosovë, sidomos vajzave me mbulesë, si mendoni ta ndaloni këtë me anë të politikës?

Krasniqi: Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit, vetëm Atij i nënshtrohemi dhe i përulemi dhe vetëm nga Ai kërkojmë ndihmë dhe sukses. Ne do të angazhohemi në luftimin e diskriminimit të të gjitha llojeve dhe në shërbim të respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi e në veçanti në mbrojtje të drejtave të shkelura të myslimanëve, ndonëse përbëjnë bashkësinë kryesore fetare. Tërë këtë e në veçanti realizimin e të drejtës së vajzave që bartin shami në kokë për të vijuar mësimin në shkollat publike të vendit do ta arrijmë me emrin e Allahut, përmes pjesëmarrjes sonë në pushtet në qendrat e vendimmarrjes, duke përmirësuar dhe eliminuar shkeljet flagrante të lirive dhe të drejtave njerëzore që janë bërë deri tani.

Lajm: Z. Krasniqi, a do të kërkoni që të ndryshohen ligjet e Kosovës, dhe a jeni për Sheriat?

Krasniqi: Shumë pjesë të legjislacionit të Kosovës konsiderojmë që janë kundër interesit të qytetarëve të Kosovës dhe nuk i shërbejnë një shteti funksional, prandaj ndryshimi dhe zëvendësimi i tyre me ligje më funksionale do të ishte në shërbim të interesave të shtetit dhe popullit tonë.

Lajm: Përveç jush, është edhe Partia e Drejtësisë, që pjesë të programit ka edhe çështjen e fesë, si e vlerësoni punën e saj deri më tash dhe a mund të jetë ajo njëra prej partive që ju do të bashkëpunoni me ta?

Krasniqi: Punën dhe angazhimin e secilit subjekt politik, përfshirë edhe Partinë e Drejtësisë i mbetet elektoratit ta vlerësojë, përndryshe dalja jonë në skenën politike është rezultat i një gjendje që lë shumë për të dëshiruar, e në disa fusha si ajo e lirive dhe të drejtave të njeriut e sidomos tek të drejtat e shkelura të komunitetit mysliman, ku nuk është bërë absolutisht asgjë. Konsiderojmë se nuk kemi shumëçka të përbashkët me Partinë e Drejtësisë dhe është shumë herët të flitet për ndonjë bashkëpunim me ndonjë subjekt politik, por nuk përjashtohet asnjë mundësi nëse kjo i shërben realizimit të programit të Lëvizjes Islame Bashkohu.

Lajm: Z. Krasniqi, a mendoni se do të mund të kaloni pragun zgjedhor që të jeni pjesë e kuvendit?

Krasniqi: Jemi të bindur që do ta kalojmë pragun zgjedhor dhe ç’është më e rëndësishmja, Lëvizja Islame Bashkohu tashmë është një faktor në skenën politike të vendit një frymë tërësisht ndryshe nga subjektet politike që pushtetin e kanë qëllim për të realizuar interesa individuale, grupore e partiake. Lëvizja Islame Bashkohu përfaqëson interesat e popullit të Kosovës në përgjithësi duke u angazhuar për një shtet në shërbim të qytetarëve, pa korrupsion e vjedhje të parasë publike, pa shantazhe politike e krim të organizuar dhe pa shumë dukuri tjera negative, pasojat e të cilave po rendojnë mbi kurrizin e popullit të varfër të Kosovës.

Lajm: Z. Krasniqi, Lëvizja Bashkohu, është bërë e njohur me organizimin e protestave kundër përjashtimit të vajzave me mbulesë nga shkollat dhe kërkesën për ndërtimin e një xhamie të madhe në kryeqytet. A do ta keni si mjet protestën edhe pas hyrjes në politikë, apo tash do të kërkoni zgjidhje vetëm përmes rrugëve institucionale?

Krasniqi: Nuk përjashtojmë përdorimin e asnjë mekanizmi legjitim përfshirë edhe protestat deri në realizimin e të drejtave të shkelura dhe deri në çrrënjosjen e dukurive negative në shoqërinë dhe eliminimin e fenomeneve kriminale e keqpërdorimeve të pushtetit shtetëror .

Lajm: z. Krasniqi,kur do ta mbani kuvendin zgjedhor që të zgjidhni udhëheqësin dhe kryesin e lëvizjes?
Krasniqi: Lëvizja Islame Bashkohu tashmë ka strukturë të plotë organizative dhe organet kryesore janë zgjedhur në kuvendin themelues, por natyrisht në afat gjashtë mujor nga data e regjistrimin do të thërrasim kuvendin e Lëvizjes.

Lajm: Z. Krasniqi, a është vetëm feja, ajo me çka do të merret “Lëvizja Islame Bashkohu”, apo keni edhe plan për zhvillim ekonomik të vendit, arsimit, sigurisë etj.?

Krasniqi: “Lëvizja Islame Bashkohu”, nuk është e angazhuar dhe nuk ka rol të saj organizimin e jetës fetare dhe çështjeve fetare në përgjithësi, sepse kjo është kompetencë ekskluzive e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ne në programin tonë kemi paraparë dhe do të angazhohemi për të dhënë kontributin tonë bazuar në parimet Islame të lirisë, barazisë dhe mirëqenies në të gjitha fushat e jetës shoqërore e institucionale. Zhvillimi ekonomik dhe ulja, e pas një periudhe kohore edhe eliminimi i varfërisë, janë ndër objektivat parësore të Lëvizjes dhe në shërbim të arritjes së këtij qëllimi do të angazhohemi në sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë dhe për përshtatjen e kushteve për të bërë Kosovën vend sa më atraktiv për investitorët e huaj. Angazhimi ynë nuk do të mungojë as në përmirësimin e arsimit kosovar që është në një gjendje të mjerueshme, por as në fushat tjera përfshirë sigurinë që po e përmendni ju.

Lajm: Z. Krasniqi, kur jemi te siguria, javë më parë është raportuar një kallëzim penal nga Policia e Kosovës ndaj juve dhe disa miqve tuaj, për armëmbajtje pa leje. Cila është e vërteta për këtë gjë?

Krasniqi: Ne kemi deklaruar pafajësinë para disa viteve duke mohuar lidhjen tonë me këtë rast, u mbetet organeve të drejtësisë për të vendosur.

Lajm: Z. Krasniqi ka pasur kundërshtime dhe në njëfarë mënyre edhe paragjykime për regjistrimin tuaj si parti politike. Si i vlerësoni këto?

Krasniqi: Gjatë fazës së paraparë nga KQZ-ja për paraqitjen e kundërshtimeve në raport me regjistrimin e subjekteve politike, te rasti i LISBA-s është paraqitur vetëm një kundërshtim të cilin KQZ-ja e ka vlerësuar si të pabazuar juridikisht dhe i njëjti është hedhur poshtë. Sa i përket reagimeve tjera, kanë qenë të bazuara në paragjykime, siç e keni quajtur edhe ju, prandaj nuk ia vlen aspak të merremi me to, thjesht i kemi injoruar ashtu siç e meritojnë.

Lajm: Z. Krasniqi, si e shihni Kosovën aktualisht, në çfarë gjendje është?

Krasniqi: Kur fillon përshkrimin e gjendjes në të cilën gjendet Kosova, pashmangshmërisht duhet cekur varfërinë e skajshme me të cilën përballet një numër i madh i qytetarëve të Kosovës, pastaj degradimi që i është bërë arsimit, gjendja e rëndë në shëndetësi, deri te problemet politike, e rruga plot sfida drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe pengesat, si: korrupsioni , krimi i organizuar etj.






avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve” Empty Re: Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve”

Tue 19 Mar 2013 - 21:08
kosova esht shtet iaik mbi 90 per qind esht musliman
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve” Empty Re: Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve”

Tue 26 Mar 2013 - 22:13
Sa kafshe...

C'pune ka feja me politiken?!

Po duken te pafete, duken...
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve” Empty Re: Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve”

Thu 4 Apr 2013 - 22:19
LISBA po faktorizohet. A është kjo tendencë e rritjes së ekstremizmit islamik, apo është një elektorat që përmes “LISBA-n” po kërkon ndryshime? Pavarësisht se qytetarët e Kosovës janë laik dhe jo aq praktikues të fesë, partia Lëvizja Islame Bashkohu “LISBA” jo vetëm në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë, por në disa komuna të tjera po ngjason me një kosh bletësh që po gumëzhinë. Ditëve të fundit po shënohet një fluks i madh anëtarësimesh anekënd Kosovës. Shumëkush kërkon kontakt direkt me kryesinë në Prishtinë. Në shumë xhami duket një sensacion ku xhematëlinjë po mbështesin goxha dhe po anëtarësohen në partine e re. Për shkak të nuancës religjioze, krerët e kësaj partie po gëzojnë mbështetje e besueshmëri. Në komuna të ndryshme janë krijuar grupet punuese e themeluese, ose kryesitë e degëve të partisë LISBA, sikurse në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Deçan, etj. Masiviteti dhe përgatitjet për konsolidimin e partisë po bëhen kryesisht pas lutjeve të xhumave (të premten)



http://botasot.info/lajme/218634/kercenimi-rritja-e-vrullshme-e-partise-islame-bashkohu/#.UV29WHepC1I.facebookLëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve” Largea_lisba-e-fuad-ramiqit1365091394
Sponsored content

Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve” Empty Re: Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi