Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Për 8 vjet në Tiranë kanë falimentuar 4000 biznese të vogla Empty Për 8 vjet në Tiranë kanë falimentuar 4000 biznese të vogla

Wed 20 Mar 2013 - 21:04
Message reputation : 100% (1 vote)
Për 8 vjet në Tiranë kanë falimentuar 4000 biznese të vogla 406Lindita Nikolla ka deklaruar ditën e sotme se qeverisja e Berishës nuk është gjë tjetër veçse një dështim.
“Plot 160 000 të vetëpunësuar që mbijetojnë falë disa sipërmarrjeve aq modeste sa në fakt nuk mund t’i quash biznese, përballen sot me mundësinë reale të falimentimit për shkak të politikave të ndjekura në këto 8 vite nga kjo qeveri”, u shpreh anëtarja e kryesisë së PS.
Sipas saj, sot bizneset e vogla po shkojnë drejt falimentimit si pasojë e vendosjes së taksës së sheshtë e cila, praktikisht, bën që këto sipërmarrje të vogla familjare të kenë një barrë më të rëndë fiskale sesa bizneset e mëdha.

Pra, që dyqani i lagjes të paguajë më shumë se sa një rrjet gjigand supermarketesh.
“Rënia e fuqisë blerëse dhe varfëria kanë bërë që listat e borxheve në dyqanet ushqimore në total kapin një shumë prej afro 150 milionë eurosh.
Gjobat arbitrare dhe korrupsioni i organeve tatimore rëndojnë mbi biznesin e vogël edhe më tepër sesa taksat e detyrimet.
Si pasojë e rritjes të detyrimeve fiskale, jo në bazë të xhiros së deklaruar, por në bazë të vendimeve afrofe, selektive dhe klienteliste të organeve tatimore, të cilat pa kryer asnjë inspektim, pa dhënë asnjë paralajmërim apo argument, i vënë bizneset e vogla përpara një zgjidhjeje: paguaj ose të marrim frymën me gjoba!”
Po kështu Nikolla theksoi se vetëm në Tiranë kanë falimentuar mbi 4000 biznese të vogla si pasojë e politikave të ndjekura nga Sali Berisha në këto 8 vite. Ata që ende nuk i kanë mbyllur bizneset e tyre janë sot në një gjendje aq të dëshpëruar sa nuk mund të mbulohet as me propagandën e as me premtime.alb-observer.c
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Për 8 vjet në Tiranë kanë falimentuar 4000 biznese të vogla Empty Re: Për 8 vjet në Tiranë kanë falimentuar 4000 biznese të vogla

Fri 22 Mar 2013 - 13:15
Ky eshte perparimi i Berishes, e me keq...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi