Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

"Partizani i Panjohur..." kërkon punë Empty "Partizani i Panjohur..." kërkon punë

Thu 21 Mar 2013 - 13:51
  • Teknologjia e punësimit dhe punëkërkuesit te “Partizani i Panjohur”... Një portal i inauguruar një muaj më parë dhe mjerimi i atyre që qëndrojnë me matrapik në dorë në qendër të Tiranës

"Partizani i Panjohur..." kërkon punë Punesimi
Entela Resuli- Teksa afrohesh në atë shesh në qendër të kryeqytetit të rrethojnë dhjetëra burra që të pyesin: për çfarë ke nevojë!? Të gjithë tymosin cigare. Ndërsa kujtojmë faqen e internetit të Ministrisë së Punës, në lidhje me gjetjen e një pune online, përmes tymit dallojmë fytyra të vrazhda. Teknologjia dhe punëkërkuesit e “Partizanit të Panjohur” nuk kanë shumë qasje bashkë. Trafiku i makinave në atë zonë, i ngjan një gërsheti të punuar me kujdes. Aty shesin radhë ambulantët ku mund të marrësh në çast një byrek, ëmbëlsirë, akullore a çfarë të të dojë qejfi. Aty rrinë dhjetëra punëtorë në kërkim të një pune ditore të rastësishme. Ndërsa shkëmbejmë dy-tre batuta me ta, pranë sheshit kalon një karrocë me kuaj. Menjëherë pas saj, vjen një makinë e tipit të fundit. Jemi në sheshin e "Partizanit të Panjohur" ose "Ushtarit të Panjohur". Prej vitesh qëndrojnë aty djem e burra që në të gdhirë e deri kur mbërrin mbrëmja. Rrinë për orë të tëra, me shpresën se dikush do t'i marrë për një ose dy ditë punë. Me trastat e bukës, ashtu si qëmoti, ulen në shkallët e monumentit të Partizanit, duke parë nga të katër anët se mos dikush po u drejtohet për t"i pyetur se sa kërkojnë për ndonjë punë të vogël shtëpie. Në vesh na vijnë copa bisede: "Është shtrëngu shumë.. Nuk ka lekë... Edhe kur del ndonjë të na marrë, dita e punës nuk na vete më shumë se 10 apo 15 mijë lekë të vjetra... Askush nuk të ofron punë më shumë se dy ditë...". Ata përsërisin shpesh të njëjtat fraza me cigaren ndër dhëmbë. Përbri "Partizani i Panjohur", ndoshta është i vetmi që ka të gjithë kohën e Zotit për t'ua dëgjuar përditë hallet dhe lutjet e heshtura.

Me punëtorët

Nga ana tjetër, ky është një vend i njohur për të gjithë ata që kanë diçka për të rregulluar në shtëpinë e tyre. I vendosur në qendër të Tiranës aty gjejnë hidraulikun, saldatorin, bojaxhiun... Pas njoftimit të Ministrisë së Punës, për hapjen e një uebsajti që do t’u vijë në ndihmë të gjithë të papunëve, në atë vend askush nuk di asgjë dhe nuk ka informacion për të. Edhe ne po na duket absurde pyetja që duhet të bëjmë... Personi i parë që takuam është Mehmeti. Pyetjes sonë nëse ka dijeni për këtë faqe i përgjigjen me habi: “Çfarë është kjo?” Duke u shprehur skeptik dhe mosbesues për çdo nismë të marrë nga ministria dhe zyrat e punës. Bashkim Mehmetit, baba i tre fëmijëve, tregon se ka shkuar dhjetëra herë të zyra e punës dhe askush nuk i ka kthyer një përgjigje për punët që premtojnë sa herë që dalin në televizor. “Më thonë do të të marrim në telefon, vetëm kaq. Kjo është përgjigja që na japin ata që punojnë atje”. 45-vjeçari rrëfen se tre fëmijët e tij janë në shkollë dhe ai prej dy muajsh nuk ka çuar asnjë lekë në shtëpi. Askush nuk e ka kërkuar për punë. Ai është me profesion hidraulik. Çanta e tij qëndron mbi një biçikletë së bashku me numrin e telefonit nëse dikush nuk e gjen aty dhe do të ketë nevojë për të. Këto punët me internet nuk i marrim vesh ne thotë ai, por të na jap dikush ndonjë zgjedhje tjetër. Ndoshta punët që gjenden aty nuk janë për ne” . Largohet i zëmëruar për t’u ulur poshtë shtatores së “Ushtarit të Panjohur” në pritje që dikujt t’i prishet lavamani i shtëpisë. Ndërsa 35 burrat që na rrethojnë në atë momente, habiten kur i tregojmë për këtë variant të të gjeturit punë. Disave u shkëlqejnë sytë, ndërsa të tjerët rrudhin buzët, duke u shprehur se janë gënjeshtra: “Ne nuk marrim vesh nga interneti”. Frroku tregon: “Unë kam 5 vjet që e kam emrin te zyra e punës si i papunë dhe askush nuk kujtohet për mua. Kalojnë ditët e mia duke pritur që dikush të ketë nevojë për ndonjë punë me matrapik”. Araniti, 37 vjeç, baba i dy fëmijëve, pohon me ballin e rrudhur se: “Interneti nuk na gjen dot punë neve, por të na gjejë shteti”...Largohemi nga ky shesh duke lënë pas njerëz, duan punë teksa mbajnë pranë matrapikun. Teknologjia duket larg tyre.

Nisma e Ministrisë. Punëson, kë?

mbërwww. epunesim.gov.al është nisma më e re e Ministrisë së Punës për hapjen e një uebsajti në ndihmë të të gjithë atyre që kërkojnë punë, por edhe për t’u ardhur në ndihmë bizneseve që duan të punësojnë njerëz. Ky portal është një adresë që të dy këto grupe interesi të gjejnë njëri-tjetrin. Deri dje në darkë, kur klikuam në këtë faqe, të dilnin 97 vende të lira punë dhe 2794 punëkërkues. Punët që ofrohen janë nga më të ndryshmet, që nga recepsionist, Hidraulik, Jurist, Motoçiklist, Pritës vizitash e deri tek Gazetar. Nëse klikon në një nga këto pozicionet e kërkuar nuk të del asnjë numër kontakti ku ti mund të interesohesh. Ne pyetëm në Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe na thanë: nuk bëhen publike numrat e kontaktit se ata që ofrojnë punë mund të kenë fluks telefonatash dhe për këtë arsye të interesuarit duhet të kontaktojnë njëherë me këtë shërbim.

Në më pak se një muaj në portalin e punësimit figurojnë 97 punëmarrës dhe 2794 punëkërkues

Një muaj më parë, kur kjo adresë u promovua, Kryeministri i vendit tha: “Portali www.epunesim.gov.al do t’u ofrojë të gjithë qytetarëve mundësinë për të gjetur ofertat më të favorshme për vende të lira pune. Po ashtu, kompanitë private mund të publikojnë pozicionet e tyre të lira në kohë reale, në mënyrën më të shpejtë dhe transparente, nëpërmjet internetit, nga kompjuteri i tyre ose telefoni celular, në portalin zyrtar të Shërbimit Kombëtar të Punësimit”. Do të ishte mirë që eprorët e këtyre institucioneve ta harxhonin kohën me nisma konkrete dhe reale për t’i ardhur në ndihmë të papunëve në Shqipëri se sa me portale që në fakt nuk mungojnë në vendin tonë. Sepse ka me dhjetëra të tilla. Atëherë pse duhej dhe një i ri nga ministra dhe që për më tepër nuk të jep asnjë mundësi kontakti kur je e interesuar për një x punë të publikuar aty?

Shërbimi në një zyrë punësimi Online

Kërkuam një shpjegim pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit në lidhje me veprimtarinë dhe zhvillimin e faqes epunesim.gov.al. Përgjegjës për të folur në lidhje me këtë çështje ishte Elvis Rexha. Ai na bëri një panoramë të kësaj faqeje dhe qëllimeve që ka. “Qëllimi i këtij uebsajt është përputhja e kërkesës me ofertën e punësimit. Dy klientët ( Punëkërkuesi dhe Punëdhënësi) e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrave të punës kanë një portal online ku mund të gjejnë njëri-tjetrin. Punëkërkuesi mund të kërkojë për vende të lira pune dhe në qoftë se kërkon më shumë të regjistrohet në portal dhe të aplikojë për një vend të caktuar duke pasur mundësinë që t’i dërgoj punëdhënësit të vendit të lirë një CV dhe një kërkesë për vendin e lirë të shpallur. Punëdhënësi mund të regjistrohet në Portal të krijojë një llogari të veten dhe më pas të hedhë vendin e lirë të punës, i cili do të bëhet aktiv vetëm pasi të aprovohet nga një specialist i zyrës përkatëse të punës ku është i regjistruar biznesi. (Kjo për arsye të shmangies së diskriminimeve ose parregullsive në ofertë. Ka pasur interes të madh, por momentalisht ne jemi në fazën e reklamimit të këtij produkti të ri të ofruar nga Zyrat punës . Ky reklamim do të bëhet nëpërmjet spoteve publicitare në televizionet kombëtare dhe me takime të ndryshme, grupe pune, takime personale etj. Normalisht, ka më shumë kërkesa momentalisht pasi nuk i është bërë reklama e duhur të bizneset që ato të sjellin ofertat e tyre. Jemi në fillim të procesit. Ky është një proces që zgjat dhe duhet reklamuar gjatë gjithë kohës . Lançimi u bë më datë 26 shkurt 2013. Gjithë ky sistem ka dy pjesë pjesën e jashtme Online www.epunesim.gov.al dhe një sistem të brendshëm të "Shërbime të punësimit" . Momentalisht, jemi në fazën ky aplikacion po i prezantohet të gjithë zyrave të punës në gjithë Shqipërinë dhe po trajnohen të gjithë punonjësit tonë që të dinë të përdorin këtë sistem të ri. Ky është një proces që do të zgjasë rreth 4 muaj. Ky uebsajt do të jetë shumë efikas në momentin që ka mbaruar fazat e reklamimit, trajnimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm që do t’i bëhet atij në baze të nevojave dhe kërkesave që do të ketë publiku, të cilat do të mblidhen nga pyetësorët e ndryshëm që do te zhvillohen nga SHKP për publikun e gjerë (Punëkërkues , Punëdhënës). Ky uebsajt është një vlerë e shtuar, një zyrë e re online që hapet nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit.

Buxheti

Tregu i punës

Një nga pikat e buxhetit të Ministrisë së Punës për vitin 2013 është edhe tregu i punës. Në të thuhet: Shkalla e papunësisë në fund të këtij viti prite të jetë në 13%. Përfundon informatizimi i shërbimeve të punësimi, e cila do të ndikojë që gjatë 2013 të rritet ndjeshëm cilësia e shërbimit, duke sjellë më afër kërkesën me ofertën në tregun e punës. Parashikojmë që punësimi nëpërmjet ndërmjetësimit nga zyrat e punës të shkojë në 13,000 persona, dhe bashkë me nxitjen e punësimit gjithsej të gjejnë punë nëpërmjet shërbimeve publike të punësimit 16 mijë persona.

Pagesa e Papunësisë

Sipas buxhetit të Ministrisë së Punës për vitin 2013 janë parashikuar te paguhen me pagesë papunësie mesatarisht 11.000 persona, me një fond prej 1 miliard lekë, duke përfshirë këtu veç hyrje- daljeve mesatare nga skema e përfitimit, dhe 2.000 persona që pritet të dalin nga puna në sektorët Alpetrol, OSSH, Albtelekom, arsim, ushtri, shëndetësi, si dhe nga luhatjet e tregut privat.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi