Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjakmarrja nuk është harruar, por minimizuar Empty Gjakmarrja nuk është harruar, por minimizuar

Thu 21 Mar 2013 - 13:54
Gjakmarrja nuk është harruar, por minimizuar Gjakmarrja
Gjon Neçaj

TROPOJË, Prej disa vitesh në rrethin e Tropojës nuk është regjistruar asnjë rast i ri gjakmarrjeje, por vëmendja e institucioneve ndaj këtij fenomeni është e lartë, pasi vazhdojnë të mbeten të ngujuara nga gjakmarrja disa familje, mes tyre edhe fëmijë të moshës shkollore.

Drejtuesit e pushtetit vendor thonë për “Shekullin”,se në bashkëpunim me shoqatën e pajtimit të gjaqeve,vazhdimisht kanë punuar në këtë drejtim duke sensibilizuar opinionin,madje me këtë metodë ka patur rezultate pozitive, por ende kemi raste të ngujimit të familjeve për shkak të ngjarjeve të vjetra e tashmë të njohura, drejtuesit e shoqatës së pajtimit të gjaqeve në Tropojë,shoqatë e cila ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në rajonin e Gjakovës e më gjerë.

Para disa muajsh u pajtuan dy familje që ishin në hasmëri njëra me tjetrën prej vitesh,në komunën Lekbibaj,familje që i përkisnin fshatrave Paç dhe Aprripë,thotë avokati Dhimitër Muslia.

Rënia e numrit të familjeve të ngujuara mbetet tregues i punës së bërë edhe nga komuniteti, forcat e policisë e strukturat shtetërore dhe jo vetëm në Tropojë, por dhe në të 3 rrethet e tjera të qarkut Kukës, ku janë ende familje të ngujuara në Has dhe një në Kukës

Shqetësim në rrethin e Tropojës përbëjnë rastet e evidentuara me tendencë gjakmarrjeje ku kemi të evidentuar rreth 120 familje,thonë drejtuesit e shoqatës.

Me këto familje po punohet në bashkëpunim me pushtetin vendor me synim pajtimin përfundimtar, pasi edhe shkaqet janë kryesisht grindje për pronësi, apo grindje të çastit që mund të zgjidhen edhe përmes pajtimit midis familjeve.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi