Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tiranë, denoncohen raste të tjera pedofilie, pranga 2 të moshuarve, tentuan të abuzonin me 2 djem Empty Tiranë, denoncohen raste të tjera pedofilie, pranga 2 të moshuarve, tentuan të abuzonin me 2 djem

Fri 22 Mar 2013 - 1:21
Tiranë, denoncohen raste të tjera pedofilie, pranga 2 të moshuarve, tentuan të abuzonin me 2 djem DjemDitën e sotme janë dy denoncuar dy raste pedofilie në kryeqytet, ku dy të moshuar kanë tentuar të kryenin marrëdhënie seksuale me dy djem të mitur.

Rasti i parë ka pasur si autor një 67-vjeçar, i cili është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur rom. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Zogut të Zi, ku 67-vjeçari Pjetër Ndoi u kap nga policia i fshehur pas një kazani mbeturinash, në përpjekje për të bindur një 15-vjeçar të komunitetit rom për të kryer marrëdhënie me të në këmbim të një shume të hollash.

Rasti tjetër i pedofilisë është shënuar në ashensorin e një pallati në “Don Bosko”, ku një i moshuar ka ngacmuar një të mitur.

Policia bën të ditur se, një 75-vjeçar ka kryer veprime të turpshme me një djalë të moshës, 13-vjeçare.

Ngjarja është shënuar rreth orës 19:00 në ashensorin e një pallati pranë ‘Don Boskos’, ku djali 13-vjeçar i tmerruar njoftoi të ëmën e tij, e cila e revoltuar doli në oborrin e pallatit.

E tmerruar dhe nga ngjarjet e ditëve të fundit në lidhje me pedofilinë, gruaja ka nisur të godasë me grushte dhe shkelma të moshuarin, ndërsa njoftoi policinë e cila e shoqëroi atë në komisarit.

Policia ka shoqëruar të moshuarin, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ndërsa i mituri kaloi nën kujdesin e psikologëve.

Monstrat që tronditën opinionin publik

Vetëm pak ditë kanë kaluar ku një rast tjetër pedofilie dhe krimi ka tronditur opinionin publik, ku një 45-vjeçar tregon sesi ka abuzuar dhe më pas ka vrarë një 12-vjeçar nëntorin e vitit të kaluar.

Ka qenë zhdukja e një tjetër fëmije në Laprakë, ku u zbulua edhe fundi tragjik i të miturit Julian Çela, një histori dhune e pedofilie shkaktuar nga 45-vjeçari Ardian Prrenjasi. Ky i fundit pranoi në datë 17 shkurt të këtij viti në polici se ai ishte vrasësi i 11-vjeçarit, djalit të nëndrejtorit të SHISH, cili ishte zhdukur prej 30 nëntorit të viti 2012.

Prrenjasi ka treguar në polici se e kishte afruar Julianin me pretekstin për të blerë cigare. Pas rrëmbimit fëmija kishte filluar të bërtiste, dhe për këtë ai e vrau. Nga dëshmia që ka dhënë në polici 45-vjeçari mësohet se pasi e ka vrarë Julianin, Ardian Prrenjasi e ka mbështjellë me batanije dhe e ka hedhur në kazanin e mbeturinave të lagjes ku banon dhe ka pritur deri në momentin kur kamioni i plehrave ka bërë pastrimin e kazanëve duke marrë me vete dhe trupin e vdekur të Julianit për ta hedhur në vendgrumbullimin e plehrave në zonën e Sharrës në periferi të Tiranës. Fëmija 11-vjeçar Julian Çela jetonte në të njëjtën zonë, jo më shumë se 200 m larg rrëmbyesit. Kurse fëmija 10-vjeçar me inicialet A. C. i shpëtuar nga policia falë denoncimit të fqinjëve, jetonte përballë tij. Burimet konfidenciale dhe ato zyrtare nga policia e Tiranës thanë se në banesë janë gjetur gjurmë gjaku, qe mendohet se janë të vogëlushit Çela, një litar dhe një thikë. Krimi mund të ketë ndodhur në banjën e apartamentit dhe atje deri dje monstra ka mbajtur të rrëmbyer një tjetër fëmijë 10-vjeçar.

Ndërkohë, mesditën datës 17 shkurt, fatmirësisht është gjetur gjallë dhe shpëtuar nga policia në Laprakë, 10-vjeçar i A. C. i rrëmbyer prej këtij pedofili që prej pasdites së të shtunës. Ai u gjend nga policia në banesën e marrë me qira prej Ardian Prrenjasit. Por rrëmbimi dhe vrasja e Julian Çelës dhe rrëmbimi djalit 10-vjeçar, i cili u gjet dje në banesën e tij nuk janë rastet e vetme të pedofilisë të Ardian Prrenjasit. Në 2008, 45-vjeçari kishte rrëmbyer një tjetër të mitur dhe për këtë vepër penale si prokuroria ashtu dhe gjykata kishin kërkuar dënimin vetëm me një gjobë. Dënimi i përfundimtar iu dha 60 mijë lekë gjobë.

Gjatë këtyre ditëve të tjera fakte tronditëse janë zbuluar në lidhje me pedofilin Ardian Prrenjasit, ku në arshivat e policisë së Librazhdit Ardian Prrenjasi është regjistruar në 2004 si person që ka rrëmbyer 2 fëmijë në fshatrat e këtij qyteti.

Fëmijët e rrëmbyer para 9 vitesh nga Prrenjasi janë shpëtuar nga policia. Për dy rastet e veçuara të rrëmbimit monstra është dënuar me gjobë. 45-vjeçari Ardian Prrenjasi jetonte në Librazhd në vitin 2004.

Ndërsa dje është shënuar një tjetër rast pedofilie, ku pak ditë më parë prindërit e një të miture, në Tiranë kanë denoncuar në polici një 40-vjeçar, me pretendimin se ka kryer veprime të turpshme me vajzën e tyre.

Nisur nga padia e tyre, policia është vënë në kërkim të shtetasit Avni Bajraktari rreth 40 vjeç, banues në Qesarakë në Komunën Dajt, i cili dyshohet për abuzime me të mitur.

Momentalisht nuk ka detaje të tjera rreth ngjarjes, por mësohet se vajza është ngacmuar seksualisht nga 40-vjeçari në fillim të muajit mars në zonën e Qesarakës.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Tiranë, denoncohen raste të tjera pedofilie, pranga 2 të moshuarve, tentuan të abuzonin me 2 djem Empty Re: Tiranë, denoncohen raste të tjera pedofilie, pranga 2 të moshuarve, tentuan të abuzonin me 2 djem

Fri 22 Mar 2013 - 1:23
Tiranë, denoncohen raste të tjera pedofilie, pranga 2 të moshuarve, tentuan të abuzonin me 2 djem 2585209286 ka ardh dita duke fol njerezit me vete
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tiranë, denoncohen raste të tjera pedofilie, pranga 2 të moshuarve, tentuan të abuzonin me 2 djem Empty Re: Tiranë, denoncohen raste të tjera pedofilie, pranga 2 të moshuarve, tentuan të abuzonin me 2 djem

Fri 22 Mar 2013 - 1:29
Jo seshte per tu cuditur dhe prisni sa denoncime te tjera do behen,keto sjane asgje para nr tragjik qe mund te shumefishohet ne ditet ne vazhdim sepse sapo ju dha mundesia e pare qe prindit dhe femijet e abuzuar mos kene frike dhe turp nga opinioni por te denoncojne abuzuesit duke gjetur kshu te drejten e tyre...
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Tiranë, denoncohen raste të tjera pedofilie, pranga 2 të moshuarve, tentuan të abuzonin me 2 djem Empty Re: Tiranë, denoncohen raste të tjera pedofilie, pranga 2 të moshuarve, tentuan të abuzonin me 2 djem

Fri 22 Mar 2013 - 2:03
Tironci shkruajti: Tiranë, denoncohen raste të tjera pedofilie, pranga 2 të moshuarve, tentuan të abuzonin me 2 djem 2585209286 ka ardh dita duke fol njerezit me vete

Dhe po folen me vete, ti shif punen tende , lere ne rehatin e vet tjetrin .
Se ne shqipetaret e kemi zakon , ne vend te shofim punen tone , shofim punen e tjetrit .
Normal qe rastet do shumefishohen , pedofili e perdhunime .
Hajde de , perdhunimet jane "normale" se eshte raporti MASHKULL FEMER , ku perdoret FORCA = Krim , po cfare Pretendojne keta te semure nga nje femije ???!!!!!!
O zot cfare mbane kjo Bote !!
Hapu dhe dhe perpiji.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Tiranë, denoncohen raste të tjera pedofilie, pranga 2 të moshuarve, tentuan të abuzonin me 2 djem Empty Re: Tiranë, denoncohen raste të tjera pedofilie, pranga 2 të moshuarve, tentuan të abuzonin me 2 djem

Fri 22 Mar 2013 - 2:16
Do jene te semure Epikade
ketej eshte vendi plot me femra e meshkuj .. cdo lloj moshe dhe kalibri ka
po keto besoj jane te semure nga mend e kokes ??????kafshe
Sponsored content

Tiranë, denoncohen raste të tjera pedofilie, pranga 2 të moshuarve, tentuan të abuzonin me 2 djem Empty Re: Tiranë, denoncohen raste të tjera pedofilie, pranga 2 të moshuarve, tentuan të abuzonin me 2 djem

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi